Sunday, October 3, 2010

Klubi Drita, 10 vjet - Në Sarandë tek “Bolero” e Miradije Ramiqit

Klubi Drita, 10 vjet


Në Sarandë tek “Bolero” e Miradije Ramiqit


Mëngjesi i 2 shtatorit na gjeti në qytetin e Sarandës. Aty na priste ekspozita në pikturë: “Bolero” e piktores-poete Miradije Ramiqi. Poeti Dashamir Malo, si gjithmonë mikpritës. Udha nga Vlora në Sarandë nuk na u duk fare, kur gjendeshim me Gramozin, një biznesmen pasionant i letërsisë dhe me poetin Myrteza Mara. Llogoraja, Himara, Borshi, gjithë bregdeti ishte një Poet Gjigand.



Në mjediset e Muzeut Etnografik të Sarandës, 40 punime në vaj të piktores Ramiqi. Poezia dhe piktura e saj plotësojnë portretin e kësaj intelektualeje, pedagoge në Univeristetin e Arteve të Prishtinës.



Kur i dhamë Kartën e Anëtarësimit Miradija u shpreh e emocionuar: “Ndjehem e nderuar, që më pranuat te Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, që ka edhe revistën e mirënjohur “Pelegrin” ...”.




.

Klubi “Drita” 10 vjet - Veprimtari




Klubi “Drita” 10 vjet


Veprimtari të Klubit “Drita” në Shqipëri


Gjatë muajit shtator 2010, Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita” organizoi disa veprimtari në qytetin e Vlorës, Beratit, Sarandës...


Biblioteka “Drita” tek Shtëpia e Librit “Adion”, Vlorë


Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita” (dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me “Medaljen e Mirënjohjes”) Në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve “Petro Marko”, Vlorë, organizuan çeljen e Bibliotekës “Drita” te Shtëpia e Librit “Adion” në qytetin e Vlorës. Përgjegjësja e kësaj Biblioteke, Dr. Edlira Çerkezi deh personeli i këtij institucioni, organizuan më së miri, zhvillimin e kësaj veprimtarie. Shtatëdhjetë libra, nga shkrimtarë të Klubit, në gjinitë roman, tregime, poezi, monografi, etj. si dhe numrat e Revistës “Pelegrin”, deri në Pelegrin 15, i porsadalë nga shtypi, u bënë pronë e lexuesve të këtij institucioni kulturor.



Ndahen Çmimet e Konkursit “Pranvera Letrare”


Në kuadrin e 10-vjetorit të themelimit të Klubit “Drita”, u ndanë Çmimet e Fituesve të Konkursit “Pranvera letrare”, organizuar nga Klubi “Drita” dhe Gazeta “Tribuna”, Athinë. Fituesit: Në Poezi: Ivana Dervishi, e ardhur nga Durrësi (me Çmim të Parë), Borina Voko-Athinë, (Çmim të Dytë), Brisa Palikuqi –SHBA (Çmim të dytë), Marsela Hajdini-Lushnjë (Çmim të Tretë), Diziana Ballolli-Kretë, Greqi (Çmim të tretë). Brikena Boraku nga Vlora u nderua me Çmim të Parë në Skicë Letrare.




Nxënësja e talentuar, Ivana Dervishi, u zgjodh Kryetare e Talenteve të Reja të Klubit Drita, “Pranvera Letrare”.

Fituesve iu dhanë Diploma, Karta e Anëtarësimit të Klubit “Drita” në grupin “Pranvera Letrare” dhe Revista “Pelegrin”-15, ku ishin përfaqësuar edhe me krijimtarinë e tyre.

Në këtë veprimtari, shkrimtari Nase Jani u nderua me titullin “Nderi i Klubit të Shkrimtarëve Petro Marko.




Klubi “Drita” me 165 Anëtarë

Në veprimtaritë e Organizuara u bënë edhe pranime të reja dhe u ndanë Kartat e Anëtarsimit të Klubit “Drita”: Miradie Ramiqi-Prishtinë, Luan Toto-Vlorë, Vilhelme Vranari (Haxhiraj)-Vlorë, Pëllumb Velo-Vlorë, Edlira Çerkezi-Vlorë, Petraq Kote, i ardhur nga Fieri, Silvana Qose (Kuçovë-Itali), Maurizio Silvestelli (Ankona-Itali), Demir Gjergji-Tiranë, Kozeta Zavalani, (Tiranë), Sofia Hientzaris (Athinë-Greqi), Edmond Shallvari (Selanik-Greqi), Sabit Idrizi (Mitrovicë-Kosovë), Roland Musta (Detroit-SHBA), Hysen Berisha (Kosovë-Norvegji), Ruzhdi Gole (Durrës), Namik Selmani (Berat), Jorgo Sofokli Telo (Gjirokastër), etj. si dhe disa talenteve të reja iu dha karta “Pranvera Letrare” e Klubit Drita. Disa Anëtarëve kartat iu dërguan në vendet ku jetonin.

Në këto veprimtari morën pjesë shkrimtarë dhe intelektualë të qytetit të Vlorës, bashkëfamiljarë të Fituesve të Çmimeve, si dhe të ftuar. Veprimtaritë u ndoqën nga Televizionet lokale të Vlorës dhe “Apollon” i qytetit të Fierit.


Takim me Shkrimtarë

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, zhvilluam takime me shkrimtarët Miradie Ramiqi-Kosovë, Koço Kosta, Pandeli Koci, Pirro Loli, Kozeta Zavalani, Arben Kondi, Tiranë, Në Vlorë me poetin dhe studiuesin Primo Shllaku, i ardhur nga Tirana, Luan Toto, Pëllumb Velo, Petraq Pali, Luan Çipi, Vangjel Pici-Vlorë, poetet e reja: Lisiana F. Demiraj dhe Ariana Loçe-Tiranë, anëtaret më të reja të Klubit Drita, etj. Në Sarandë me poetin Dashamir Malo. Në Himarë me shkrimtarin Dr. Evriviadhi Goro, që sapo kishte nxjerrë librin më të ri “Kohë dhe njerëz” etj.

.