Thursday, March 24, 2011

Konkurs - poezi per Naimin!!!




KLUBI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË BOTË “DRITA”

Athinë

KLUBI I SHKRIMTARËVE “PETRO MARKO”

Vlorë

K O N K U R S

Në jubileun e 165 vjetorit të lindjes së Poetit Kombëtar Naim Frashëri

(1846-25 maj-2011)



“Unë jam në shpirtin tuaj...”

Gjinia: POEZI

(Për Naimin)

Ftohen të marrin pjesë krijuesit shqiptarë të gjitha moshave dhe të kudondodhur.

Koha e dorëzimit: 25 mars-15 maj, 2011

Adresa elektronike:

thanasjani@gmail.com

myrtezamara@yahoo.com

Mund të dërgohen disa poezi,

por Juria do të bëjë vlerësimin e poezisë më të mirë.

Poezitë të mos jenë të botuara në libër apo organet letrare

deri në vitin 2010

Vlerësimet:

Çmimet do të jenë në tre shkallë,

Për talentet e reja do ketë vlerësime të veçanta.

Shpallja e fituesve do të bëhet në internet.

Stimujt do të ndahen në veprimtaritë që do të organizohen në kuadrin e këtij jubileu.

Poezitë që do të dërgohen për konkurs do të botohen edhe te

Revista letrare-kulturore “Pelegrin”


Kryetari i Klubit “Drita”

Nase Jani


Kryetari i Klubit “Petro Marko”

Myrteza Mara

22 mars 2011

URIM





KLUBI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË BOTË “DRITA”




Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë


U R I M


I nderuar z. Adnan Mehmeti

I nderuar z. Dalan Luzaj

Të nderuar, miq-krijues!


Është gëzim i veçantë për ne, që të vijmë tek ju, me urime, nderime dhe respekt, për punën Tuaj dhjetë vjeçare!

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, ka bashkuar mendimin e mençur krijues dhe vlerat kombëtare shqiptare, duke e integruar me qytetarinë dhe vlerat e shoqërisë ku jetoni. Gjithmonë emigracionit i janë dashur njerëzit e mençur dhe atdhetarë. Ju jeni vazhduesit e personaliteteve të shquara shqiptare, që emigruan në fillim të shekullit të XX e në vazhdim, dhe kontribuan për njohjen dhe emrin e mirë të Shqipërisë. Dhjetë vjet nuk janë pak për t’i dhënë emër të mirë vetes dhe shoqatës suaj.

Ju dini të bëni krijimtari të mirë. Dhe ne ju urojmë: vazhdoni të krijoni e të na sillni libra me vlera për kulturën shqiptare!

Ju dini të jeni Qytetarë me vlera. Ne ju urojmë: vazhdoni të rrisni vlerat tuaja qytetare dhe intelektuale!

Ju, dini të bëni punë të mira. Dhe ne ju urojmë: vazhdoni të bëni punë të mira për Kombin Shqiptar.

Të dashur miq! Klubi i Shkrimtarëve “Drita”, ka bashkëpunuar dhe do të vazhdojë të bashkëveprojë me ju, në të mirë të kulturës dhe të kombit shqiptar.

Ju urojmë gëzime e mbarësi, në punë, krijimtari dhe jetën tuaj familjare!




Për Klubin e Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”

Kryetari

Nase Jani


Sekretari i përgjithshëm

Robert Goro



Athinë, 23 mars 2011

Athinë, 23 mars 2011