VIJNË
TE
KLUBI “DRITA”
ALBANA
LIFCHIN-MËLYSHI
SHBA
Albana
Lifschin (Melyshi) u lind në 31 dhjetor 1951, në qytetin e Vlorës.
Shkollën fillore, tetëvjeçare dhe studimet e larta i kreu në
Tiranë. Në vitin 1973 mbaroi Fakultetin e Shkencave
Politike-Juridike, dega e Gazetarisë, në Universitetin Shtetëror.
U emërua fillimisht redaktore në Zërin e Rinisë, ku ra në në sy
prirja e saj për të lëvruar skicën dhe tregimin e shkurtër. Nga
viti 1977 deri në 1992, punoi në televizionin e Tiranës,
fillimisht redaktore e emisioneve për të rinj dhe më pas
përgjegjëse redaksie për programet e të gjitha moshave shkollore.
Pas kësaj, në redaksinë e kulturës ka mbuluar programet e arsimit
dhe të librit.
Dita e 28 Nëntorit e vitit 1992, e gjeti në Nju Jork, ku punon e jeton edhe sot.
Amerika
dhe jeta e emigranteve shqiptarë të fundshekullit të XX dhe
fillimit të shekullit të XXI, u bë fokus i krijimtarisë së saj,
të realizuar tashmë në pesë libra me tregime: Kafe
Shkodra e Nju Jorkut (1999)
Fundjave në Hillsajd
(2000), Takim me të
papriturën, (2007),
Ura mbi oqean,
(2008) dhe Magjia e një zëri, (2008).
Në
esenë e saj për librin e Albanës “Ura mbi Oqean”, shkrimtarja
Shpresa Vreto shkruan “Kemi të bëjmë me një shpërthim të
vrullshëm krijimtarie, veprash të njëpasnjëshme: tregime, poezi,
madje edhe historinë e Amerikës disi të letrarizuar”.
Prof.
Peter Prifti, nga San Diego, Kalifornia, e cilëson autoren si
“pioniere” të letërsisë me temën e emigracionit në Amerikë.
Krijimtaria artistike e Albanës për nga veçoria e saj artistike ka tërhequr vëmendjen e kritikës letrare profesioniale. Prof. Dr. Klara Kodra në një analizë të sajën e trajton Albanën si një autore që të befason, që nuk tundohet nga modat, por guxon të jetë vetvetja.
"Në
tregimet e Albanës, thotë kritikja, ndërthuren dy botë, bota
amerikane dhe bota shqiptare. Amerika e shkrimtares është një
Amerikë reale, jo "ferri imperialist" i mitit të
diktaturës, po as parajsa e ëndërrave tona për liri dhe
demokraci, një botë më vete që ka madhështinë e vet, por edhe
rregullat dhe ligjet e veta të hekurta. Shpesh këto tregime kanë
një komponent autobiografik që ua shton forcën emocionale, pa ua
zbehur objektivitetin dhe vitalitetin artistik.” Mjeshtri i madh",
Miho Gjini, në mes të tjerash thotë se proza e Albanës lexohet me
ëndje, ka thjeshtësi, vërtetësi, por edhe copëza poezie të
shkrira brenda’ dhe konkludon se "është kaq e natyrshme dhe
kaq e ngrohtë kjo grua shkrimtare, sa të habit si me gjetjet, ashtu
edhe me përfundimet që arrin".Koleget e saj te penes kane
dhene gjithnje vleresime me maximale per krijimtarine e saj. " E
sukseshem për gjininë e tregimit ka marrë Çmimin Petro Marko.
etj.
Albana M. Lifschin njihet e vlerësohet në komunitetin shqiptar të Amerikës dhe në atdhe edhe për dy veprat e saj Udhëtim në Historinë amerikane, si edhe librin Children of Kosova-stories of horror", libër dokumentar për genocidin sërb në Kosovë, (ngjarjet e pranverës 1999) parë nga këndvështrimi i fëmjëve refugjatë. Ky libër u botua në anglisht 'Children of Kosova-stories of horror" dhe në shqip ("Femijëri e përgjakur".) Libri u aprovua nga Bordi i Arsimit i Nju Jorkut si tekst shkollor (textbook) për klasat e 6-ta deri ne 12, për studime sociale.
Albana
është autorja e parë shqiptare që ka shkruar një libër për
historinë e Amerikës. Ajo ka bërë një punë të mrekullushme me
librin Udhëtim në
Historinë Amerikane,
libër për të gjitha moshat dhe nivelet. Për 'ta gatuar' atë
autorja ka studiuar e shfrytëzuar një literaturë të gjerë
historike, kulturore të SHBA. Libri është shkruar me pasion me
penën e gazetares dhe krijueses dhe lexohet me endje. Prof. Sami
Repishti. Ph.D duke përgëzuar autoren i ka shkruar se "Puna që
keni ba meriton lavdërime nga të gjithë shqiptaro-amerikanët,
sidomos nga brezi i pjekun ... Ndërmarrja ka qenë një akt guximtar
e ju përgëzoj për vullnetin tuej me krye me sukses një punë të
tillë."
Prof.Peter
Prifti, Ph.D nga Kalifornia, duke përshëndetur librin e Albanës në
letrën dërguar autores shkruan "Çdo vend në botë duhet të
lexojë Historinë e Amerikës në gjuhën e tij dhe të përfitojë
prej saj. Me librin tuaj ju jeni kujdesur për popullin shqiptar".
Profesor Nikolla Pano, Ph.D.nga Western Illinois University,
specialist i historisë, e ka vlerësuar:" "Vepër e një
kërkimi të kujdesshëm, shkruar në mënyrë të gjallë, libri do
të shërbejë si një prezantim me vlerë i Historisë së SHBA për
lexuesit e tij shqiptarë duke i dhënë atyre një bazë solide për
lexime apo studime të mëtejshme".
Për
librin Udhëtim në Historinë Amerikane kanë shkruar gjithashtu
Prof. Aleks Luarasi, Prof. Hamit Boriçi, etj. Ky libër është i
pari për historinë e Amerikës në gjuhën shqipe nga një autore
shqiptare.
Poezia
e Albanës lindi relativisht vonë. Në vitin 1999 botoi vëllimin e
parë poetik me një titull të thjeshtë POEZI,
firmosur me pseudonimin Blerta Tirana.
Në
2007 boton vëllimin e dytë me poezi anglisht-shqip 'Yesterday
I cut my hair"
(Dje preva flokët).
Poezia e saj dallohet nga sinqeriteti, feminiteti dhe përcjellje e
mesazheve interesante tek lexuesit.
Libri
'Ka gjithmone diku',
pergatitur nga Ali Podrimja, është vëllimi i
tretë
poetik i autores.
Në
vitin 2010-2011 ka përkthyer nga anglishtja në shqip dy romane
bestseller në Amerike; Të
Martat me Morin NGA
MITCH ALBOM, si edhe QYTETI I PEJTONIT I SHKRIMTARES GREJS METALLIES.
Albana
aktualisht punon në një zyrë ligjore në Manhattan dhe jep mësim
në Institutin Globe, Manhhatan. Në gazetën Iliria të Nju Jorkut
mban rubrikën e përjavëshme "Çështje të Emigracionit",
e ideuar prej saj që prej 9 vjetësh, për t’u ardhur në ndihmë
emigranteve të rinj që vijnë në SHBA.
Për
kontributin që Albana Lifschin ka dhënë në komunitetin shqiptar
të Nju Jorkut, Organizata e grave Shqiptaro -Amerikane (AAWO) e kanë
nderuan atë me titullin "Grua
e vitit”. Klubi i
Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita” e ka nderuar me Çmimin
“Perikli Jorgoni”, për vitin 2012, në përkthim të romanit “Të
martat me Morin” të shkrimtarit Mitch Albom. Anëtare e Klubit
“Drita” nëntor 2012.
ZEQIR
CAMA
Kanada
Zeqir
Cama, u lind më 1949, në Fushëbardhë të Gjirokastrës. Pas
mbarimit të shkollës së mesme dhe shkollës së lartë ushtarake
të Aviacionit, titullohet oficer dhe punoi mbi 30 vjet në repartet
e kësaj arme dhe në Minstrinë e Mbrojtjes. Në vitin 1977, mbaroi
Univesitetin Shtetërot të Tiranës, dega gjuhë-letërsi.
Ka
nisur të botojë poezi, në organet e shtypit letrar, që në 1968.
Në 1972 boton librin me poezi “Shtigje
të gurta”. Në
këtë periudhë boton dy poema në revisten Nentori, “Në
udhën tuaj”
dhe “Dritë e
pleqërisë së bardhë”
dhe “Komisarët”
në gazetën “Zeri i Popullit. Në 1977, boton “Shkallët
e Labërisë”
dhe 1981 “Udha e
rritjes”.
Ndërkohë, deri në vitin 1990, ka shkruar dhe botuar publicistikë
në të gjitha organet e shtypit të kohës. Është bashkautor në
librin e tretë dhe të katërt të serisë “Yje
të pashuar”.
Në vitin 1976, me skenar të tij dhe me regji të Marjanthi Xhakos,
realizohet filmi dokumentar me metrazh te gjatë, “Shqiponjat
marrin lartësi”,
për jetën e aviatorëve.
Në
1981 fiton Çimin e Trete në konkursin kombetar të Çlirimit të
Atdheut me biografine e letrarizuar për Heroinen e Popullit, Nimete
Progonati.
Në
vitin 2006, boton “Jetë
pa hije”,
biografi e letrarizuar.
Poezite
e librit “Nën
diellin e Karaibeve”,
që është në shtyp, i përkasin kryesisht dy viteve të fundit por
disa edhe të mezit dhe fund viteve 80-të, të pa publikuara më
parë. Aktualisht jeton në Kanada.
Ka
qënë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëstëve të
Shqipërisë.
Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, mars 2013.
Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, mars 2013.
Francë
Enkelejda
Kondi Masseboeuf, u lind në qytetin e Maliqit në 29 Prill 1972.
Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, dhe më pas vazhdoi studimet në Universitetin “Eqrem Çabej”-Gjirokastër, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe. U diplomua mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë, profesion të cilin e ushtroi me përkushtim në shkolla të mesme e 9-vjeçare.
Enkelejda
ka qenë gjithashtu, drejtuese shkolle, për disa vjet, deri në
largimin në Francë, ku jeton e punon dhe sot së bashku me familjen
e saj. Enkelejda, mundi të unifikojë një pjesë të diplomës dhe,
duke kryer disa vjet studime, sot ajo punon mësuese me fëmijët
parashkollorë.
Lidhjet
e saj me poezinë kanë qënë të hershme. Ka fituar disa konkurse
midis shkollave të mesme dhe studente. Ka botuar disa cikle me poezi
në gazetat lokale.
U
nderua me çertifikatën e mirënjohjes nga qyteti i lindjes, si
poète e talentuar, në Korrik të 2012.
Është autore e katër vëllimeve me poezi: “ËNDRRA E NJË VAJZE”, Korrik 2010, “SHTEGTIM NDJENJASH”, Shkurt 2011, “LOTI ËSHTË GRUA” (Shqip- Anglisht), Shtator 2012 dhe pritet të dalë nga shtypi vëllimi i saj më i ri, “NJË VJESHTË PA TY”.
Anëtare
e Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, mars
2013.
ALBA JORGJI STEFA
E ka nisur jetën në qytetin e Fierit më 25. 01. 1981, ku ka mbaruar edhe Shkollën e mesme e Përgjithshme “Janaq Kilica”. Vazhdoi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Departmenti i Gjuhë-Letërsisë si dhe në Universitetin e Letërsisë dhe Filozofisë së Padovës, Itali.
Punësimi: Mësuese e Gjuhës dhe e Letërsisë për shkollat e mesme, operatorë dhe konsulente për ente publike dhe private, ekspertë në qendra kërkimore të dokumentimit, mediatorë kulturorë, ekspertë në fushën e edukimit, mësuese e italishtes për shtetas joitalianë. Punon në Bashkinë-Fier.
Ka shkruar poezi, qysh në vitet e pararinisë, por nuk i ka publikuar, veç poezisë ”Të huajt” me të cilën ka përfaqësuar Shqipërinë në një konkurs letrar të zhvilluar në qytetin e Torinos-Itali, ku ka fituar çmimin e parë. Më vonë ka botuar një cikël poetik në Revistën Letrare-Kulturore “Pelegrin” Nr. 19, (organ i Klubit “Drita”, me qendër në Athinë-Greqi dhe shtrirje-letrare në gjithë kontinentet).
Është pjesë e filmit, me metrazh të shkurtër, me titull “The report” nën ndihmën e regjisoritt Bujar Alimani.
Autore e librit poetik “Jam dhe unë”. Është Anëtare e Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, mars-2013.
PETRO ÇERKEZI, e nisi jetën nё Poliçan tё Pogonit tё prefekturёs sё Gjirokastrёs, nё Shqipёrinё e jugut mё 21 Mars 1946. Me origjinё Greke poeti asfikson brenda kuadrit tё regjimit diktatorial tё Enver Hoxhёs. Njё fakt traumatik qё do tё shёnojё, jo vetёm jetёn dhe veprёn e tij, por edhe tё gjithё minoritetit grek nё Shqipёri qё pёrjetonte kёshtu njё bllokadё universale, ashtu si edhe populli shqiptar.
E ka nisur jetën në qytetin e Fierit më 25. 01. 1981, ku ka mbaruar edhe Shkollën e mesme e Përgjithshme “Janaq Kilica”. Vazhdoi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Departmenti i Gjuhë-Letërsisë si dhe në Universitetin e Letërsisë dhe Filozofisë së Padovës, Itali.
Punësimi: Mësuese e Gjuhës dhe e Letërsisë për shkollat e mesme, operatorë dhe konsulente për ente publike dhe private, ekspertë në qendra kërkimore të dokumentimit, mediatorë kulturorë, ekspertë në fushën e edukimit, mësuese e italishtes për shtetas joitalianë. Punon në Bashkinë-Fier.
Ka shkruar poezi, qysh në vitet e pararinisë, por nuk i ka publikuar, veç poezisë ”Të huajt” me të cilën ka përfaqësuar Shqipërinë në një konkurs letrar të zhvilluar në qytetin e Torinos-Itali, ku ka fituar çmimin e parë. Më vonë ka botuar një cikël poetik në Revistën Letrare-Kulturore “Pelegrin” Nr. 19, (organ i Klubit “Drita”, me qendër në Athinë-Greqi dhe shtrirje-letrare në gjithë kontinentet).
Është pjesë e filmit, me metrazh të shkurtër, me titull “The report” nën ndihmën e regjisoritt Bujar Alimani.
Autore e librit poetik “Jam dhe unë”. Është Anëtare e Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, mars-2013.
FAHRIJE
K. KLLOKOQI
ZVICËR
Fahrija
u lind më 25. 12. 1968, në fshatin Zhilivodë, Komuna e Vushtrrisë.
E rritur dhe e edukuar në familjen tradicionale shqiptare, që në
moshën e rinisë kish treguar interesim për folklorin e begatë
shqiptar, historinë, muzikën dhe letërsinë në përgjithësi.
Prej
vitit 1994, Fahrija migroi në Zvicër, ku edhe jeton me të shoqin
Fadilin, djemtë Rexhepin e Vullnetin dhe vajzën Dianën.
Poezitë
e Fahrijes rrezatojnë sinqeritet, meditim, mall, dashuri dhe
herë-herë edhe revoltë. Libri “Peng i fjalës” është libri i
saj i parë. Ky libër u përkthye edhe në gjuhën Frenge. Ka në
dorëshkrimë dhe librin e saj të dytë me poezi: “Aromë Burri”.
Anëtare
e Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, shkurt
2013.
PETRO ÇERKEZI, e nisi jetën nё Poliçan tё Pogonit tё prefekturёs sё Gjirokastrёs, nё Shqipёrinё e jugut mё 21 Mars 1946. Me origjinё Greke poeti asfikson brenda kuadrit tё regjimit diktatorial tё Enver Hoxhёs. Njё fakt traumatik qё do tё shёnojё, jo vetёm jetёn dhe veprёn e tij, por edhe tё gjithё minoritetit grek nё Shqipёri qё pёrjetonte kёshtu njё bllokadё universale, ashtu si edhe populli shqiptar.
Poeti ka
mbaruar fakultetin Histori-Filologji tё Universitetit tё Tiranёs
pёr Gjuhё-Letёrsi shqipe e ruse. Me letёrsi u mor qysh nё vitet
e shkollёs sё mesme.
Pёr shumё
vjet ka punuar pedagog nё arsimin e mesёm dhe shkrimtar pranё
teatrit profesionist tё Gjirokastrёs, ndёrsa pas shdërimit tё
regjimit drejtoi gazetёn kulturore “Qyteti i Jugut” dhe
«Zgjimi”.
Ka dhёnё
gjithashtu letёrsi bashkёkohore si pedagog i jashtёm nё
Universitetin “Eqrem Çabej” tё Gjirokastrёs.
Qё nga viti
1994 jeton e punon familjarisht nё Nikozia tё Qipros.
Anëtar i
Klubit të Shkrtimtarëve “Drita”, shkurt 2013
DISA
NGA VEPRAT
Ka
botuar pёrmbledhje poetike nё gjuhёn shqipe pёr fёmijё e tё
rritur, gjithashtu publicistikё nё shtypin letrar e periodik nё
gjuhёn shqipe e greke, proza-poetike, tregime e romane.
Libra
shqip:
“Nё tokёn
e stёrgjyshёrve”, poezi
1977
“Duarshtёrngime”,
poezi
1984
“Dridhet
palё e fustanellёs”, poezi
1987
“Harxhova
gjithё ngjyrat”- Ho consumato tutti i
colori, Itali, 1994
“Panteoni
i dashurive tё flijuara”, proza poetike
2005
Dhe tre
vёllime me poezi pёr fёmijë.
Nё
gjuhёn greke:
“Lundёrtarё
nё vetmi”, poezi, 1996
“Vjedhёsit
e diellit”, poezi dhe proza poetik 1998
“Nё
bregun e kohёs sё vrarё”, tregime.
1999
“Aborti”,
roman,
2005
“Unazë
e larë
me floririn e një
trishtimi të
largët”,
poezi dhe prozë
2010
Ka pёrkthyer
poetё bashkёkohorё greke, tё cilёt pёrfshihen nё “Antologjinё
e poezisё greke”, Tiranё
1987
“Poezia e
internuar”, (Antologji
poetike e poetёve grekё tё
Shqipёrisё),
1996
ANTONETA
BILIBASHI
Shkollën e
mesme e mbaroi në vendlindje.
Prej
vitit 1998 banon familjarisht në Korinth-Greqi.
Ka botuar në
shtypin shqiptar në Greqi.
Romani
“Parajsa në ngjyrën e errët blu” është fitues i Çmimit
“Jakov Xoxa” në konkursin e vitit 2012, nga Klubi i shkrimtarëve
“Drita” dhe revista letrare-kulturore “Pelegrin”.
ka në
proces-botimi romanin “Gjysmëkënga e gruas së dehur”.
Anëtare
e KLubit të Shkrimtarëve “Drita”, 2012.