Sunday, September 19, 2010

Klubi “Drita”, në 10-vjetorin e themelimit, me 160 anëtarë, kudo ku ka krijues shqiptarë në botë.



Anëtarë të Rinj

të Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”






Miradije RAMIQI

Prishtinë

E nisi jetën më 11. 9. 1953 në Pozharan të Vitisë, ku kreu filloren, kurse normalen në Ferizaj e Gjilan më 1972.

Në vitet 1974-1978 kreu Akademinë e Arteve për pikturë me profesorët Rexhep Ferri dhe Muslim Malliqi.

Gjatë studimeve më 1974-1978 ishte anëtare e Pleqësisë së Fakultetit, njëherësh edhe anëtare e Senatit të Universiteti të Prishtinës,

përfaqësuese e studentëve të Akademisë së Arteve. Kurse në janar të vitit 1978 mori pjesë në "Takimet e Universiteteve të Jugosllavisë"

në Malinska-Kërka, e cila përfaqësoi studentët e Universitetit të Prishtinës me paraqitjen e saj dinjitoze.

1979 Ka bërë specializimin tremujor në Paris-Francë, në artet figurative, financuar nga; Bashkësia Krahinore për Punë Shkencore e Kosovës,

dhe ishte realizuese e suksesshme e projektit.

1995-1997 Kreu studimet pasuniversitare te prof. Muslim Mulliqi, në Prishtinë dhe mbrojti Temën e Magjistraturës me titull "Arti në udhëtim rreth rikuptimësisë së tij". Punon; Profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.


Ka botuar:

1981 Boton vëllimin e parë poetik Drithërimë ngjyrash, “Rilindja”, Prishtinë

1990 Boton vëllimin e dytë me poezi Shi në pasqyrë, “Rilindja”, Prishtinë

2000 Boton vëllimin e tretë poetik Pëshpërim mbretërie, "Rozafa”,Prishtinë

2007 Antologji e përkthyer në gjuhën rumune Shpirt i përflakur, Bukuresht


Çmime për poezi:

2007 Çmimi i tretë në ”Flakadan i Karadakut” LSHK në Viti

2006 Çmimi i tretë në ”Sofra Poetike” Ymer Elshani; LSHK në Drenicë

2004 Çmimi i dytë në ” Flakadan i Karadakut ” LSHK, Viti

2001 Çmimi i tretë në "Ditët e Nënës Terezë" të SHSHK, Prishtinë

2000 Çmimi i parë në "Takimet e poeteshave" i SHSHK-së në Vushtrri

2000 Çmimi i parë i "Flakës së Janarit” – “Flaka e Lirisë" në Gjilan

1986 Çmimi i parë në "Takimet e poeteshave" i SHSHK-së në Vushtrri

Në dorëshkrim ka disa vëllime me krijime, që presin botimin.


Ekspozita vetjake

2010 –Shtator, në qytetin e Sarandës dhe të Beratit.

2008 –Tetor-Nëntor Organisation Mondial du Commerce (OMC) 20 tetor-7 nëntor Gjenevë-Zvicër

2008 Galeri, ”Hani i 2 Robereteve” 21 maj- 14 qershor Prishtinë

2008 Unioni Europian ”EU” 15 janar-15 shkurt Prishtinë

2007 Park inn Zyrich Airport 20 tetor- 20 dhjetor Cyrih, Zvicër

2005 Qendra e kulturës - Annemasse-France

2006 Teatri Kombëtar Prishtinë – 9 / 11 Prishtinë

2005 "BKUK" Java e Bibliotekës në Kosovës Prishtinë

2003 Galeri "Kulla e Balshajve" (gusht) Ulqinë-Mali i Zi

2003 Galeri "Qendra e të Rinjve" (qershor) Pejë

2003 Banka e Pagesave e Kosovës "BPK" Prishtinë

2002 Galeri "LINDART" Qendra e gruas artiste (tetor) Tiranë

2002 Galeri "QAFA" - Depa. i Minis. së Kult. (shtator) Prishtinë

2000 Universiteti Popullor Shqiptar, Gjenevë-Zvicër

1998 Galeri-restorant "Pëllumbi", Prishtinë

1997 Galeri-restorant "Berati" (Ekspozitë pasdiplomike) Prishtinë

1996 Galeri-restorant "Blini" Besianë (Podujevë)

1996 Galeri-restorant "Sokoli" Ferizaj

1995 Galeri-kafe "Apollonia" Gjilan

1995 Galeria e SHKA "Agimi" Prizren

1995 Galeri-kafe "Koha" Prishtinë

Ka marrë pjesë në 85 ekspozita kolektive

Në fondin e saj krijues ekzistojnë mbi 1000 vepra artistike, një pjesë e të cilave të shitura e të dhuruara, kurse shumë prej tyre gjenden në atelieun e saj. Vepra të dhuruara gjenden te persona të njohur brenda e jashtë vendit.


Çmime për pikturë:

2006 Mirënjohje dhe Medalje të Argjend në konkursin internacional të

” Sallonin e 36-të të Akademisë Evropiane të Arteve ” në Bruksel

2006 Çmimi blerës i galerisë ”Flaka e Janarit” , Gjilan

2005 Medalje të Argjendë kombëtare në konkursin internacional në

” Sallonin e 35-të të Akademisë Evropiane të Arteve" në Bruksel

2004 Mirënjohje dhe Medalje të Argjendë në konkursin internacional të

"Sallonin e 34-të të Akademisë Evropiane të Arteve", Bruksel


Është Anëtare e rregullt e:

Shoqatës së Artistëve Figurativë dhe Aplikativë të Kosovës

Akademisë Evropiane të Arteve në Bruksel dhe e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (anëtare e Kryesisë)

Anëtare e Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, shtator 2010.

Që nga vitet ‘70 është prezente edhe me shkrime poetike, tregime, ese etj. në periodikun tonë në: Fjala, Zëri i rinisë, Jeta e re, Sfinga, Lemba e Ulqinit etj., si dhe në të përditshmen prestigjioze, gazetën Rilindja.

Qysh herët punoi mësuese në Pozheran dhe Vërbovc (Viti), e pastaj, si studente, nisi punën në Qendrën e Arsimit të Mesëm të Orientuar (QAMO) të Vitisë, si dhe në paralelet e ndara në Pozharan, Vërbovcë e Goshicë (1977-1985).

Më 1985 (mars) pranohet në Bashkësinë Kulturore-Arsimore të Kosovës (Prishtinë), ku punon Bashkëpunëtore profesionale në aktivitete për arsim dhe kulturë në Kosovë dhe në mbarë ish-Jugosllavinë deri në (tetor) viti 1991, prej nga u largua me dhunë nga pushteti i Beogradit. Por aktiviteti dhe kuntributi i saj nuk pushon me largimin nga puna: aktivisht merret me profesionin e saj si artiste, anëtare e rregullt prej fillimit të formimit të "Grupi i femrës artiste dhe veteraneve të arsimit" (1994) në Prishtinë, e cila luan rol dominues në përfshirjen dhe afirmimin e femrës shqiptare në aktivitetet kulturore, të cilat gjatë kësaj kohe ishin të privuara nga puna, po ashtu dhe nga liria. Në këto aktivitete ndihmon në organizimin e shumë ekspozitave si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj, të cilat zakonisht shoqëroheshin me orë letrare të poeteshave tona, si dhe në interpretim të muzikës së lehte te artisteve tona si; në piano, violinë, violë, kitarë etj

......................................................................................................................................


Vilhelme Vranari HAXHIRAJ

Vlorë


Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lindur në Kaninë të Vlorës (Dhjetor 1945), pinjolle e familjes me tradita kulturore dhe atdhetare, të princit Gjergj Arianiti. Tetëvjeçaren e përfundoi në shkollën “28 Nëntori” në Vlorë. Kreu shkollën pedagogjike “Jani Minga” dhe punoi pak vite mësuese fshati dhe vazhdonte U.T. dega Gjuhësi-Histori me korrespondencë.

Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi, vetëm për tri lëndë. U diplomua më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë. Punoi 25 vjet punëtore. 1991-të rifilloi punë në arsim. Nga 1992 është marrë me publicistikë. Më 1997, e ripushojnë nga arsimi dhe vazhdoi pa punë.

Veç krijimatrisë vazhdon me publicistikën në disa media brenda dhe jashtë, si: gazeta “Standard”, “Nacional”, “RD; te “Illyria”, “Bota Sot,” “Kuvendi” (SHBA); “Fjala e Lirë”, “Albania on Line”(Angli); “Tribuna Shqiptare”( Kanada); “Jeta Arbëreshe” Itali; “Zemra shqiptare”, “Gazeta Kritika” (Bukuresht); “Agjencioni Floart”, “Dita”, “Kosova Sot”, “Kosova Albemigrant” etj. Aktualisht K/redaktore e gazetës “Kanina”.

Vepra e saj letrare është vlerësuar nga personalitete të letrave shqipe si: Prof. Dr. Adriatik Kallulli, Fatmir Terziu, Mujo Buçpapaj, Italo Costante Fortino etj.


Botime të autores:

Letërsi për fëmijë: “10 Fabulat”, 2000. “Bëmat e dhelprës”, fabula, 2001, “Ne jemi lulet e jetës”, fabula e gjëegjëza, 2002, “Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj”, përralla, 2008, “E dini se ç’emër kam”, fabulë e gjëegjëzë, 2008, “Përrallat e Vendit Blu”-cikël me përralla:Kuçedra dhe Dragoi” -libri i parë- 2010, “Amanti i Arbërisë”-roman fantastiko-historik për fëmijë, 2003.

Poezi: “Loti nuk ka faj”, 1996, “Të pres”, 2000, “Rrënjët”, Ruamnisht-shqip, 2009

Prozë e shkurtër: “Mamaja”, novelë, 2000, “Kush e vrau Kaftanazin” (Skica, tregime, novela), 2001, “Rrugë pa kthim”, (Skica, tregime, novela), 2009

Romane: “Dhembje nëne”, 1999, “Jetë në udhëkryq”, 2001, “Ringjllur si Krishti”, 2004 , “Rrëfim në të perënduar”, 2007, “Unaza e Prangosur”, 2008, “Zonja me karafila të bardhë”, 2009, “Dritëhijet e medaljes enigmë”, 2010

*Trilogji: “Prolog jete”, roman i parë, 2007, “Vështroni Meduzën”, romani i dytë, 2005, “Dilema e së nesërmes”, romani i tretë, 2006.

* Ka në botim: një vëllim me Ese dhe publicistikë.

Krijimtaria e shkrimtares Vilhelme Vranari është përfshirë në:

Antologjia e Poetëve të Vlorës (shqip-italisht), 2004, Antologjia e Prozatorëve të Vlorës (shqip- anglisht), 2007, Antologjia e Plagëve nën Terrorin Komunist” 2006

Antologji e poezisë “EAGLE’S VIOICES”-anglisht-Londër, 2010


Çmime dhe vlerësime

Tetor 2006 merr çmimin “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”, Prill 2007 vlerësohet me “Poezia e mirinterpretuar”, 24 Dhjetor 2008 vlerësohet me “Personazh i Vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”, 18 prill 2009 me çmimin internacional “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”-Itali (Torino), 11 Qershor 2009 vlerësohet me “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit”- Prizren –Kosovë.

Më 29 Korrik 2009 Qeveria Shqiptare e vlerëson me Pension të Posaçëm. 1 shkurt 2010 vlerësohet “Personazh i Vitit 2009”- nga sondazhi mediatik “Vlora Channel”. 3 Prill 2010 – vlerësohet me “Mirënjohje e Kaninës” nga Qyteza e Kaninës.

Për Vilhelme Vranari-Haxhiraj, kanë shkruar:

“Vilhelme Vranari-Haxhiraj i ka rikthyer krijimtarisë shqiptare emrin femëror të munguar në vite...”

Fatmir Terziu (PhD Kandidat, MA, BA, HND) London

* “ Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.

Mujo Buçpapaj (Poet, publicist, analist letrar & përkthyes)

Karta e Anëtarësimit iu dha në një ceremoni letrare te Shtëpia e Librit “Adion”,

Vlorë, shtator 2010


......................................................................................................................................



Luan TOTO

Vlorë

Luan Toto e ka nisur jetën më 19. 12. 1937 në qytetin e Vlorës. Mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin “Ali Demi”, në vitin 1956. studjoi në Poloni për ixhinier mekanik në vitet 1956-1958, por nuk i mbaroi studimet se iu pre bursa nga shteti. Në vitet 1958 - 1960 studjoi, me korespodencë, në Institutin Gjuhë letrësi Shqipe në Tiranë.

Punoi në qytetin e Vlorës mësues i matematikës dhe fizikës, në vitet 1959-1962.

Në vitin 1962-1965 punoi aktor në teatrin profesionist të Vlorës, ku luajti gjashtë role kryesorë, midis tyre edhe rolin e peshkatarit tek “Familja e peshkatarëve” të Sulejman Pitarkës. Në vitet 1965-1968 punoi piktor dekorativ në NTAN. Prej vitit 1968 deri në vitin 1992 deri sa doli në pension, punoi piktor në dekorin e qytetit të Vlorës.

Ka botuar:

  1. Sezaiu-novelë.
  2. Arbeni-dramë.
  3. Krisma e parë-dramë për fëmijë.
  4. Letra-dramë
  5. Dritë në qeli-dramë.
  6. Violeta-dramë.
  7. Trilogjinë me romanet: Kohë e rinisë së baballarëve.
  8. Dielli perëndon në lindje.
  9. Duam ajër.

Ka përkthyer tetë libra nga gjuha polake:

Ka çelur pesë ekspozita vetjake në pikturë-vaj, në qytetin e Vlorës.

Është Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, shtator 2010.

.....................................................................................................................................



SHALLVARI Edmond

Selanik

Edmond Shallvari

I lindur në Korçë më 30 korrik 1957, korçar, nga e ëma dhe shkodran nga i ati. Ka shkruar poezi e prozë qysh në shkollën tetëvjeçare, të mesme e më pas në të lartën. Është diplomuar si

Ekonomist, pa e ndalur krijimtarinë në vazhdimësi.

Prej vitit të mbrapshtë 1997, vazhdon të jetojë

familjarisht në Selanik të Greqisë.

Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, 2010

Ka botuar:

-E megjithatë…jetojmë!- Shkrime e kujtime (2006)

-Diku..Dikë..Dikush..-Poezi (2008)

-Ç’u bëmë kështu!-Poezi (2008) -Mos e ndiqni hijen!-Poezi (2009)

-Më foli heshtja-Poezi (2010) Ka gati për botim dhe romanin “Unaza e diamantë”.

......................................................................................................................................


Sabit IDRIZI

-Mitrovicë-

Sabit (Raif) IDRIZI u lind më 16 shtator 1955 në Cerajë, fshati më verior i Kosovës i banuar me shqiptarë. Ka studiuar gjuhën dhe letërsinë shqipe. Deri më tash ka botuar këta libra:

1. Pesha e fundshekullit, poezi, Fjala, Prishtinë, 1995

2. Përderisa është e martë, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1997

3. Diell me dhëmbë, poezi, Mitrovicë, 1998

4. Finalja e zhgënjimit..., ditar, Rilindja, Prishtinë, 2000

5. Mbretëresha është gjallë, poezi, Lumi i Bardhë, Mitrovicë, 2006

6. Zarfi, roman, SHSHM “Jakup Ceraja”, Mitrovicë, 2008

7. Ma fsheh bregun tjetër, poezi, SHSHM “Jakup Ceraja”, Mitrovicë, 2010

Sabit Idrizi ka marrë çmimin e III letrar “Kostandin Kristoforidhi”, i cili jepet në Elbasan, në Festivalin Mbarëkombëtar “Ditët Poetike të Verës” dhe çmimin e I të Nëntorit në Mitrovicë. Disa vjet ka punuar në arsim e më vonë edhe përkthyes administrativ. Që nga mbarimi i luftës është shef i Sektorit të Kulturës në komunën e Mitrovicës, punë të cilën e kryen edhe tash. Qysh prej themelimit (2002) është edhe kryeredaktor i revistës letrare Fjalë e valë, të cilën e financon Komuna e Mitrovicës, e të cilën e nxjerr Shoqata e Shkrimtarëve të Mitrovicës “Jakup Ceraja”. Është redaktor, recensent apo redaktor gjuhësor i mbi 60 librave të autorëve të ndryshëm. Është i përfshirë në disa antologji të poezisë. Shkrimet e tij letrare janë botuar nëpër shumë revista dhe gazeta që dalin anekënd trojeve shqiptare. Që nga viti 1997 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, 2010. Jeton në Mitrovicë.

......................................................................................................................................


Hekuran MIRAKA

Nju Jork-SHBA

Hekuran Miraka, u lind më 17 Tetor 1966 në Gramsh. Është diplomuar për Gjuhë-Letërsi në Elbasan në vitin 1989. Fillon punën mësues në shkollat e qytetit të Gramshit.

Ka botuar këta libra:

Pëllumbat e egër”-Poezi, “Helena është nga Sulova”-Poezi, “Sulti për vete dhe të tjerët”-studime, “Vejusha me kale”-Tregime, “Mishra të tretur”-Roman, “Fronti pa emër”-Novelë, “Lirika”-Poezi. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita” (2010). Jeton familjarisht në New York të SHBA.




.........................................................................................................................................


Silvana QOSE

Itali

Silvana Qose e nis jetën më 25. 02. 1980 në Kuçovë. Ka mbaruar shkollën e mesme në vitin 1998. Ka mbaruar Universitetin A. Xhuvani dega gjuhë-letërsi në Elbasan. Ka punuar si Gazetare pranë “Kuçova Tv” për gati dy vjet. Ka ushtruar profesionin e mësueses në rrethinat e qytetit të Kuçovës. Ka qenë ANIMATORJA e parë e së pares QENDËR RINORE që është hapur në Kuçovë. Më pas ka punuar, për dy vjet, si përgjegjëse e Bibliotekës së Qendrës Kulturore Kuçove, sot me emrin "FENIKS". Ka qene prezantuese e të gjitha veprimtarive që ka organizuar kjo qendër per dy vjet rresht.

Ka mbaruar dhe shkollën 2-vjeçare për "BIBLIOTEKONOMI" pranë Bibliotekës Kombëtare-Tiranë, në vitet 2004-2006. Në vitin 1999 ka qenë për një periudhë të shkurtër, korrespondente e Gazetës "SHEKULLI" për Kuçovën.


Ka botuar:

“Magjia e gënjeshtërt e jetës”-Novelë, 1999.

“Aromë hidhërimi”-Roman, 2002

U pranua Anëtare e Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë, “Drita” në muajin gusht 2010.

......................................................................................................................................


Leidi SHQIPONJA

Gramsh

Leidi Shqiponja, është lindur më 20. 06. 1962 në Gramësh. Diplomuar për gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës në vitin 1985. Ka punuar mësuese për 12 vjet në shkollën 9 vjeçare “Rilindja » në Gramsh dhe që nga viti 1998 punoi drejtoreshë e Qendrës Kulturore, po në këtë qytet.

Është marrë me krijimtari letrare që në moshë të vogël.

Ka botuar librat me poezi:

“Qiejt kundrejt”, “Ku janë engjëjt?” “Bisedë me diellin” (vjersha për fëmijë) “Kërcimi i zambakëve” (haik)

-Ka shkruar mbi 100 tekste këngësh për fëmijë dhe për të rritur.

-Ka marrë pjesë disa herë me tekste këngësh në Festivalin Kombëtar të këngës në RTSH.

-Shkruaj vazhdimisht shkrime për sektorin e kulturës në gazetën lokale të Gramshit etj.

Anëtare e Klubit të Shkrimtarëve “Drita”, gusht-2010.

......................................................................................................................................


SALI Mimoza

Itali

Mimoza Sali ka lindur me 10. 04. 1973 në Durrës, Shqipëri. Ka mbaruar shkollën Pedagogjike të Gjuhëve të Huaja në Shqipëri dhe, më pas, ka përfunduar studimet e larta për Multikulturat në Itali. Punon për të drejtat e emigrantëve në Itali, gjithashtu, gazetare në gazetën kulturore “di tutti i kolori” dhe në “gazetta d'Alba” në Cuneo.

Në 1996 ka botuar në Itali, një libër me poezi italisht “il vento della fortuna”, ndërsa në Tiranë - Albania, boton librin me poezi në tre gjuhë: “Lëkura e Gjarprit” shqip, italisht, anglisht. Është fituese e dy çmimeve të para dhe të dyta në takime letrare në Itali, gjithashtu është vlerësuar me çmimin e parë, në takimin e poeteshave të diasporës, maj 2009 në Kosovë. Gjithashtu, aktore në trupën e Teatrit privat në Kuneo.

Ka marrë pjesë në Antologjinë poetike “Itaka e fjalës”, me poetë të ikur nga Shqipëria, Toena-2007.

Është Anëtare e Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, me qendër në Athinë, prej vitit 2008.

......................................................................................................................................


Pozaet QOSE

Gramsh


U lind në Sojnik të Gramshit në vitin l964 dhe aktualisht ështe mësues i letërsisë e gjuhës shqipe në gjimnazin “Shefqet Guzi”. Është poet, tregimtar e publicist.

Ka botuar përmbledhjet poetike:

“Jam rob i fatit tim”, Sytë e së panjohurës”, “Tek ëndrra mbeta”, “Panairi i absurdit”.


Mjaft krijime të tjera letrare e shkrime publicistike i ka botuar në organe të ndryshme të shtypit të përditshëm e atij periodik, si në revistën e përjavshme letrare “Obelisk” dhe

gazetat “Drita”, “Temp”, “Ndryshe”, “Albania” “Nacional”, “55”, etj. Ka qenë Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.

Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, korrik 2010.