Tuesday, May 29, 2012

12 Vjet Klubi "Drita"

12 Vjet Klubi i Shkrimtarve Shqiptare ne Bote "Drita" me 27 Maj 2012 organizone veprimtarine per krijimin e ketij Klubi 2000-2012.

Promovohet libri monografik "Shtepine e kam ne nje pike lot" te shkrimtarit Festim Liti, kushtuar shkrimtarit Nase Jani ne 65 vjetorin e jetes.
Ne kete veprimtari moren pjese shkrimtare, anetare dhe miq te Klubit "Drita", artiste, gazetare dhe perfaqesues te Ambasades Shqiptare ne Athine.
Veprimtarine e celi Koordinatorja e Klubit "Drita" Borina Voko. Per jeten 12-te vjecare te Klubit "Drita" foli Kryetari Nase Jani , si dhe Sekretari i  pergjthshem Robert Goro.
Ne kete veprimtari u bene edhe pranime te antareve te rinje: Eleni Theodhosi , Fillip Prifti.
Me shume emocion u ndoq pershendetja e Ambasadorit Shqipetare ne Vjene (Austri), ish ambasador ne Greqi, Dr.Vili Minarolli, mik i shkrimtarve te Klubit "Drita", i cili bente vlersime per jeten e Klubit "Drita" dhe per kryetarin Nase Jani. Pershendetjen e perxolli Z. Ari Stefa.
Per librin "Shtepine e kam ne nje pik lot" foli autori Festim Liti i cili e vlersoi si nje pune te mundishme mbi tre vjecare duke grumbulluar materialet e nevojshme. Ky liber nuk eshte vetem per Nase Jani-in po per gjithe shkrimtaret, poetet dhe studuesit e letersise shqipe ne emigracion.
Per pervjetorin e Klubir "Drita" dhe 65 vjetorin e Kryetarit Nase Jani pati diskutime dhe nga pjesmarresit si shkrimtaret Myslym Maska, Luan Xhuli, Aqile Gjata etj., si dhe miku i tij ushtarak Stavro Llusho.
Veprimtaria u ndoq nga Gazeta Plus e Athines, Televizioni ABC News, Tirana Observer, UTV News  te cilet moren intervista te posacme, Kryetarit te Klubit "Drita" Nase Jani.
Per pjesmarresit nuk munguan dhe librat "Shtepin e kam ne nje pik lot" , Revista "Pelegrin 18" , dhe Romani Cmendina Nase Jani-it.



Per pjesmarresit u shtrua edhe nje koktejl e organizuar nga Koordinatorja e Klubit "Drita" Borina Voko.