Wednesday, February 13, 2013

VIJNË TE KLUBI "DRITA"



VIJNË TE KLUBI “DRITA”


ALBANA LIFCHIN-MËLYSHI
SHBA

Albana Lifschin (Melyshi) u lind në 31 dhjetor 1951, në qytetin e Vlorës. Shkollën fillore, tetëvjeçare dhe studimet e larta i kreu në Tiranë. Në vitin 1973 mbaroi Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega e Gazetarisë, në Universitetin Shtetëror. U emërua fillimisht redaktore në Zërin e Rinisë, ku ra në në sy prirja e saj për të lëvruar skicën dhe tregimin e shkurtër. Nga viti 1977 deri në 1992, punoi në televizionin e Tiranës, fillimisht redaktore e emisioneve për të rinj dhe më pas përgjegjëse redaksie për programet e të gjitha moshave shkollore. Pas kësaj, në redaksinë e kulturës ka mbuluar programet e arsimit dhe të librit.

Dita e 28 Nëntorit e vitit 1992, e gjeti në Nju Jork, ku punon e jeton edhe sot.
Amerika dhe jeta e emigranteve shqiptarë të fundshekullit të XX dhe fillimit të shekullit të XXI, u bë fokus i krijimtarisë së saj, të realizuar tashmë në pesë libra me tregime: Kafe Shkodra e Nju Jorkut (1999) Fundjave në Hillsajd (2000), Takim me të papriturën, (2007), Ura mbi oqean, (2008) dhe Magjia e një zëri, (2008).
Në esenë e saj për librin e Albanës “Ura mbi Oqean”, shkrimtarja Shpresa Vreto shkruan “Kemi të bëjmë me një shpërthim të vrullshëm krijimtarie, veprash të njëpasnjëshme: tregime, poezi, madje edhe historinë e Amerikës disi të letrarizuar”.
Prof. Peter Prifti, nga San Diego, Kalifornia, e cilëson autoren si “pioniere” të letërsisë me temën e emigracionit në Amerikë.

Krijimtaria artistike e Albanës për nga veçoria e saj artistike ka tërhequr vëmendjen e kritikës letrare profesioniale. Prof. Dr. Klara Kodra në një analizë të sajën e trajton Albanën si një autore që të befason, që nuk tundohet nga modat, por guxon të jetë vetvetja.
"Në tregimet e Albanës, thotë kritikja, ndërthuren dy botë, bota amerikane dhe bota shqiptare. Amerika e shkrimtares është një Amerikë reale, jo "ferri imperialist" i mitit të diktaturës, po as parajsa e ëndërrave tona për liri dhe demokraci, një botë më vete që ka madhështinë e vet, por edhe rregullat dhe ligjet e veta të hekurta. Shpesh këto tregime kanë një komponent autobiografik që ua shton forcën emocionale, pa ua zbehur objektivitetin dhe vitalitetin artistik.” Mjeshtri i madh", Miho Gjini, në mes të tjerash thotë se proza e Albanës lexohet me ëndje, ka thjeshtësi, vërtetësi, por edhe copëza poezie të shkrira brenda’ dhe konkludon se "është kaq e natyrshme dhe kaq e ngrohtë kjo grua shkrimtare, sa të habit si me gjetjet, ashtu edhe me përfundimet që arrin".Koleget e saj te penes kane dhene gjithnje vleresime me maximale per krijimtarine e saj. " E sukseshem për gjininë e tregimit ka marrë Çmimin Petro Marko. etj.

Albana M. Lifschin njihet e vlerësohet në komunitetin shqiptar të Amerikës dhe në atdhe edhe për dy veprat e saj Udhëtim në Historinë amerikane, si edhe librin Children of Kosova-stories of horror", libër dokumentar për genocidin sërb në Kosovë, (ngjarjet e pranverës 1999) parë nga këndvështrimi i fëmjëve refugjatë. Ky libër u botua në anglisht 'Children of Kosova-stories of horror" dhe në shqip ("Femijëri e përgjakur".) Libri u aprovua nga Bordi i Arsimit i Nju Jorkut si tekst shkollor (textbook) për klasat e 6-ta deri ne 12, për studime sociale.
Albana është autorja e parë shqiptare që ka shkruar një libër për historinë e Amerikës. Ajo ka bërë një punë të mrekullushme me librin Udhëtim në Historinë Amerikane, libër për të gjitha moshat dhe nivelet. Për 'ta gatuar' atë autorja ka studiuar e shfrytëzuar një literaturë të gjerë historike, kulturore të SHBA. Libri është shkruar me pasion me penën e gazetares dhe krijueses dhe lexohet me endje. Prof. Sami Repishti. Ph.D duke përgëzuar autoren i ka shkruar se "Puna që keni ba meriton lavdërime nga të gjithë shqiptaro-amerikanët, sidomos nga brezi i pjekun ... Ndërmarrja ka qenë një akt guximtar e ju përgëzoj për vullnetin tuej me krye me sukses një punë të tillë."
Prof.Peter Prifti, Ph.D nga Kalifornia, duke përshëndetur librin e Albanës në letrën dërguar autores shkruan "Çdo vend në botë duhet të lexojë Historinë e Amerikës në gjuhën e tij dhe të përfitojë prej saj. Me librin tuaj ju jeni kujdesur për popullin shqiptar". Profesor Nikolla Pano, Ph.D.nga Western Illinois University, specialist i historisë, e ka vlerësuar:" "Vepër e një kërkimi të kujdesshëm, shkruar në mënyrë të gjallë, libri do të shërbejë si një prezantim me vlerë i Historisë së SHBA për lexuesit e tij shqiptarë duke i dhënë atyre një bazë solide për lexime apo studime të mëtejshme".
Për librin Udhëtim në Historinë Amerikane kanë shkruar gjithashtu Prof. Aleks Luarasi, Prof. Hamit Boriçi, etj. Ky libër është i pari për historinë e Amerikës në gjuhën shqipe nga një autore shqiptare.
Poezia e Albanës lindi relativisht vonë. Në vitin 1999 botoi vëllimin e parë poetik me një titull të thjeshtë POEZI, firmosur me pseudonimin Blerta Tirana.
Në 2007 boton vëllimin e dytë me poezi anglisht-shqip 'Yesterday I cut my hair" (Dje preva flokët). Poezia e saj dallohet nga sinqeriteti, feminiteti dhe përcjellje e mesazheve interesante tek lexuesit.
Libri 'Ka gjithmone diku', pergatitur nga Ali Podrimja, është vëllimi i
tretë poetik i autores.
Në vitin 2010-2011 ka përkthyer nga anglishtja në shqip dy romane bestseller në Amerike; Të Martat me Morin NGA MITCH ALBOM, si edhe QYTETI I PEJTONIT I SHKRIMTARES GREJS METALLIES.
Albana aktualisht punon në një zyrë ligjore në Manhattan dhe jep mësim në Institutin Globe, Manhhatan. Në gazetën Iliria të Nju Jorkut mban rubrikën e përjavëshme "Çështje të Emigracionit", e ideuar prej saj që prej 9 vjetësh, për t’u ardhur në ndihmë emigranteve të rinj që vijnë në SHBA.
Për kontributin që Albana Lifschin ka dhënë në komunitetin shqiptar të Nju Jorkut, Organizata e grave Shqiptaro -Amerikane (AAWO) e kanë nderuan atë me titullin "Grua e vitit”. Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita” e ka nderuar me Çmimin “Perikli Jorgoni”, për vitin 2012, në përkthim të romanit “Të martat me Morin” të shkrimtarit Mitch Albom. Anëtare e Klubit “Drita” nëntor 2012.


ZEQIR CAMA
Kanada

Zeqir Cama, u lind më 1949, në Fushëbardhë të Gjirokastrës. Pas mbarimit të shkollës së mesme dhe shkollës së lartë ushtarake të Aviacionit, titullohet oficer dhe punoi mbi 30 vjet në repartet e kësaj arme dhe në Minstrinë e Mbrojtjes. Në vitin 1977, mbaroi Univesitetin Shtetërot të Tiranës, dega gjuhë-letërsi.
Ka nisur të botojë poezi, në organet e shtypit letrar, që në 1968. Në 1972 boton librin me poezi “Shtigje të gurta”. Në këtë periudhë boton dy poema në revisten Nentori, “Në udhën tuaj” dhe “Dritë e pleqërisë së bardhë” dhe “Komisarët” në gazetën “Zeri i Popullit. Në 1977, boton “Shkallët e Labërisë” dhe 1981 “Udha e rritjes”. Ndërkohë, deri në vitin 1990, ka shkruar dhe botuar publicistikë në të gjitha organet e shtypit të kohës. Është bashkautor në librin e tretë dhe të katërt të serisë “Yje të pashuar”. Në vitin 1976, me skenar të tij dhe me regji të Marjanthi Xhakos, realizohet filmi dokumentar me metrazh te gjatë, “Shqiponjat marrin lartësi”, për jetën e aviatorëve.
Në 1981 fiton Çimin e Trete në konkursin kombetar të Çlirimit të Atdheut me biografine e letrarizuar për Heroinen e Popullit, Nimete Progonati.
Në vitin 2006, boton “Jetë pa hije”, biografi e letrarizuar.
Poezite e librit “Nën diellin e Karaibeve”, që është në shtyp, i përkasin kryesisht dy viteve të fundit por disa edhe të mezit dhe fund viteve 80-të, të pa publikuara më parë. Aktualisht jeton në Kanada.
Ka qënë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëstëve të Shqipërisë.
Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, mars 2013.


ENKELEJDA KONDI - MASSEBOEUF
Francë

Enkelejda Kondi Masseboeuf, u lind në qytetin e Maliqit në 29 Prill 1972.

Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, dhe më pas vazhdoi studimet në Universitetin “Eqrem Çabej”-Gjirokastër, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe. U diplomua mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë, profesion të cilin e ushtroi me përkushtim në shkolla të mesme e 9-vjeçare.
Enkelejda ka qenë gjithashtu, drejtuese shkolle, për disa vjet, deri në largimin në Francë, ku jeton e punon dhe sot së bashku me familjen e saj. Enkelejda, mundi të unifikojë një pjesë të diplomës dhe, duke kryer disa vjet studime, sot ajo punon mësuese me fëmijët parashkollorë.
Lidhjet e saj me poezinë kanë qënë të hershme. Ka fituar disa konkurse midis shkollave të mesme dhe studente. Ka botuar disa cikle me poezi në gazetat lokale.
U nderua me çertifikatën e mirënjohjes nga qyteti i lindjes, si poète e talentuar, në Korrik të 2012.

Është autore e katër vëllimeve me poezi: “ËNDRRA E NJË VAJZE”, Korrik 2010, “SHTEGTIM NDJENJASH”, Shkurt 2011, “LOTI ËSHTË GRUA” (Shqip- Anglisht), Shtator 2012 dhe pritet të dalë nga shtypi vëllimi i saj më i ri, “NJË VJESHTË PA TY”.
Anëtare e Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, mars 2013.

ALBA JORGJI STEFA

E ka nisur jetën në qytetin e Fierit më 25. 01. 1981, ku ka mbaruar edhe  Shkollën e mesme e Përgjithshme “Janaq Kilica”. Vazhdoi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i  Historisë dhe  Filologjisë, Departmenti i Gjuhë-Letërsisë si dhe në Universitetin e   Letërsisë dhe Filozofisë së Padovës, Itali.

Punësimi: Mësuese e Gjuhës dhe e Letërsisë për shkollat e mesme, operatorë dhe konsulente për ente publike dhe private, ekspertë në qendra kërkimore të dokumentimit, mediatorë kulturorë, ekspertë në fushën e edukimit, mësuese e italishtes për shtetas joitalianë. Punon në Bashkinë-Fier.

Ka shkruar poezi, qysh në vitet e pararinisë, por nuk i ka publikuar, veç poezisë  ”Të huajt” me të cilën ka përfaqësuar Shqipërinë në një konkurs letrar të zhvilluar në qytetin e Torinos-Itali, ku ka fituar çmimin e parë.  Më vonë ka botuar një cikël poetik në Revistën Letrare-Kulturore “Pelegrin” Nr. 19, (organ i Klubit “Drita”, me qendër në Athinë-Greqi dhe shtrirje-letrare në gjithë kontinentet).

Është pjesë e filmit, me metrazh të shkurtër, me titull “The report” nën ndihmën e regjisoritt Bujar Alimani.

Autore e librit poetik “Jam dhe unë”. Është Anëtare e Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, mars-2013.


FAHRIJE K. KLLOKOQI
ZVICËR

Fahrija u lind më 25. 12. 1968, në fshatin Zhilivodë, Komuna e Vushtrrisë. E rritur dhe e edukuar në familjen tradicionale shqiptare, që në moshën e rinisë kish treguar interesim për folklorin e begatë shqiptar, historinë, muzikën dhe letërsinë në përgjithësi.
Prej vitit 1994, Fahrija migroi në Zvicër, ku edhe jeton me të shoqin Fadilin, djemtë Rexhepin e Vullnetin dhe vajzën Dianën.
Poezitë e Fahrijes rrezatojnë sinqeritet, meditim, mall, dashuri dhe herë-herë edhe revoltë. Libri “Peng i fjalës” është libri i saj i parë. Ky libër u përkthye edhe në gjuhën Frenge. Ka në dorëshkrimë dhe librin e saj të dytë me poezi: “Aromë Burri”.
Anëtare e Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, shkurt 2013.




PETRO ÇERKEZI, e nisi jetën nё Poliçan tё Pogonit tё prefekturёs sё Gjirokastrёs, nё Shqipёrinё e jugut mё 21 Mars 1946. Me origjinё Greke poeti asfikson brenda kuadrit tё regjimit diktatorial tё Enver Hoxhёs. Njё fakt traumatik qё do tё shёnojё, jo vetёm jetёn dhe veprёn e tij, por edhe tё gjithё minoritetit grek nё Shqipёri qё pёrjetonte kёshtu njё bllokadё universale, ashtu si edhe populli shqiptar.
Poeti ka mbaruar fakultetin Histori-Filologji tё Universitetit tё Tiranёs pёr Gjuhё-Letёrsi shqipe e ruse. Me letёrsi u mor qysh nё vitet e shkollёs sё mesme.

Pёr shumё vjet ka punuar pedagog nё arsimin e mesёm dhe shkrimtar pranё teatrit profesionist tё Gjirokastrёs, ndёrsa pas shdërimit tё regjimit drejtoi gazetёn kulturore “Qyteti i Jugut” dhe «Zgjimi”.
Ka dhёnё gjithashtu letёrsi bashkёkohore si pedagog i jashtёm nё Universitetin “Eqrem Çabej” tё Gjirokastrёs.
Qё nga viti 1994 jeton e punon familjarisht nё Nikozia tё Qipros.
Anëtar i Klubit të Shkrtimtarëve “Drita”, shkurt 2013

DISA NGA VEPRAT

Ka botuar pёrmbledhje poetike nё gjuhёn shqipe pёr fёmijё e tё rritur, gjithashtu publicistikё nё shtypin letrar e periodik nё gjuhёn shqipe e greke, proza-poetike, tregime e romane.

Libra shqip:
“Nё tokёn e stёrgjyshёrve”, poezi 1977
“Duarshtёrngime”, poezi 1984
“Dridhet palё e fustanellёs”, poezi 1987
“Harxhova gjithё ngjyrat”- Ho consumato tutti i colori, Itali, 1994
“Panteoni i dashurive tё flijuara”, proza poetike 2005
Dhe tre vёllime me poezi pёr fёmijë.

Nё gjuhёn greke:
“Lundёrtarё nё vetmi”, poezi, 1996
“Vjedhёsit e diellit”, poezi dhe proza poetik 1998
“Nё bregun e kohёs sё vrarё”, tregime. 1999
“Aborti”, roman, 2005
“Unazë e larë me floririn e një trishtimi të largët”, poezi dhe prozë 2010
Ka pёrkthyer poetё bashkёkohorё greke, tё cilёt pёrfshihen nё “Antologjinё e poezisё greke”, Tiranё 1987
“Poezia e internuar”, (Antologji poetike e poetёve grekё tё Shqipёrisё), 1996


ANTONETA BILIBASHI

E nisi jetën në qytezën e Libohovës-Gjirokastër, më 27. 7. 1974. 
Shkollën e mesme e mbaroi në vendlindje.
Prej vitit 1998 banon familjarisht në Korinth-Greqi.

Ka botuar në shtypin shqiptar në Greqi.
Romani “Parajsa në ngjyrën e errët blu” është fitues i Çmimit “Jakov Xoxa” në konkursin e vitit 2012, nga Klubi i shkrimtarëve “Drita” dhe revista letrare-kulturore “Pelegrin”.
ka në proces-botimi romanin “Gjysmëkënga e gruas së dehur”.
Anëtare e KLubit të Shkrimtarëve “Drita”, 2012.