Thursday, March 24, 2011

URIM





KLUBI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË BOTË “DRITA”




Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë


U R I M


I nderuar z. Adnan Mehmeti

I nderuar z. Dalan Luzaj

Të nderuar, miq-krijues!


Është gëzim i veçantë për ne, që të vijmë tek ju, me urime, nderime dhe respekt, për punën Tuaj dhjetë vjeçare!

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, ka bashkuar mendimin e mençur krijues dhe vlerat kombëtare shqiptare, duke e integruar me qytetarinë dhe vlerat e shoqërisë ku jetoni. Gjithmonë emigracionit i janë dashur njerëzit e mençur dhe atdhetarë. Ju jeni vazhduesit e personaliteteve të shquara shqiptare, që emigruan në fillim të shekullit të XX e në vazhdim, dhe kontribuan për njohjen dhe emrin e mirë të Shqipërisë. Dhjetë vjet nuk janë pak për t’i dhënë emër të mirë vetes dhe shoqatës suaj.

Ju dini të bëni krijimtari të mirë. Dhe ne ju urojmë: vazhdoni të krijoni e të na sillni libra me vlera për kulturën shqiptare!

Ju dini të jeni Qytetarë me vlera. Ne ju urojmë: vazhdoni të rrisni vlerat tuaja qytetare dhe intelektuale!

Ju, dini të bëni punë të mira. Dhe ne ju urojmë: vazhdoni të bëni punë të mira për Kombin Shqiptar.

Të dashur miq! Klubi i Shkrimtarëve “Drita”, ka bashkëpunuar dhe do të vazhdojë të bashkëveprojë me ju, në të mirë të kulturës dhe të kombit shqiptar.

Ju urojmë gëzime e mbarësi, në punë, krijimtari dhe jetën tuaj familjare!




Për Klubin e Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”

Kryetari

Nase Jani


Sekretari i përgjithshëm

Robert Goro



Athinë, 23 mars 2011

Athinë, 23 mars 2011

No comments:

Post a Comment