AISHE QORRAJ
“Magjistre e Letërsisë Shqipe”
Anëtaren e Kryesisë së Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, znj. Aishe Qorraj (Shqipja e Dukagjinit), për fitimin e titullit shkencor: “Magjistre e Letërsisë Shqipe”.
Për Klubin “Drita”
Kryetari: Nase Jani
Aishe Qorraj e mbrojti me sukses punimin e magjistraturës, me titull ”Poetika e prozës së Fatos Kongolit”
Kandidatja, Aishe Qorraj, më 06. 05. 2010, në Fakultetin Filologjik, Programi studimor Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në kuadër të USHT-së, para Komisionit profesional shkencor, në përbërje: Prof. dr. Ymer Çiraku nga Universiteti i Tiranës, Republika e Shqipërsisë-mentor, Doc.dr Ejup Ajdini-kryetar i komisionit dhe prof. dr. Salajdin Mehmeti-anëtar, e mbrojti temën e magjistaturës, me temë: ,,Poetika e prozës së Fatos Kongolit”. Doc. dr. Ejup Ajdini, në cilësisnë e kryetarit të komisionit theksoi se tema që kandidatja Aishe Qorraj ka zgjedhur është me një rëndësi të veçantë, sepse mëton të shqyrtojë vlerën letrare të njërit nga krijuesit më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe.
Në përmbyllje të fjalës së tij para të pranishmëve, doc. dr. Ejup Ajdini, konstatoi se tema ,,Poetika e prozës së Fatos Kongolit”, kandidates i ka dhënë mundësi të zbulojë të fshehtën e gjuhës së artit të prozës së Kongolit, shenjat që e përbëjnë kuptimin bazë të veprës, parimet krijuese dhe modernitetin e romaneve të tij. Mentori i kandidates, prof. dr. Ymer Çiraku, nga Republika e Shqipërisë, tha se kam pasur një komoditet profesional të bashkëpunoj me kandidaten Aishe Qorraj, nga Republika e Kosovës dhe vlerësoi se përkushtimi i saj ka dhënë fryte në fushën e studimit, që ajo ka bërë dhe njëkohësisht e falënderoi Universitetin e Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, i cili mundësoi që sot të mbrojmë temën e magjistraturës për poetikën e prozës të njërit prej shkrimtarëve më të njohur të letërsisë bashkëkohore shqipe.
Fatos Kongoli, në kulturën tonë njihet si romansier, përderisa në fushën e romanit ka krijuar vlera të mirëfillta letrare dhe artistike. Fatos Kongoli, që nga romani i parë deri te i fundit, sjell ngjarje nga realiteti konkret i jetës tonë, duke bërë përpjekje t’i shpalos pasojat që kishte lënë ndikimi ideologjik i ish sistemit komunist.
Po ashtu, kandidatja theksoi se krijimtaria letrare e Fatos Kongolit është një ndër më të përkthyerat në gjuhët e tjera dhe kështu ka arritur në nivelin e romanit modern në përgjithësi.
Pas prezantimit të hollësishëm nga ana e kandidates, Komisioni i lartpërmendur solli Vendim, me të cilin kandidates Aishe Qorraj iu dha titulli shkencor: Magjistre e Letërsisë Shqipe.
Zëdhënësi i Klubit “Drita”
Maj, 2010
No comments:
Post a Comment