Monday, January 7, 2013

Grupi i klubit "Drita" në Facebook

Klubi "Drita" ka tashmë grupin e vet në Facebook. 
Adresa (Link): https://www.facebook.com/groups/klubidrita/

Çmimet e klubit "Drita" për vitin 2012


KLUBI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË BOTË “DRITA”
REVISTA LETRARE-KULTURORE “PELEGRIN”

ÇMIMET 2012

Në 67 vepra të paraqitura në konkursin letrar dhe vëzhgimet që ka bërë Juria në veprat e shkrimtarëve dhe Miqve të Klubit “Drita”, u vendosën:

Çmimi i 100 vjetorit të Pavarësisë
Fran Ukcama - Fier,
me librin “Kështjella e kujtesës”, (ese, tregime, skica, poezi)
P.s. Ky çmim është ndarë në një veprimtari organizuar në bibliotekën e Fierit, më 15 nëntor 2012

Çmimi “KADMUS”
Murat Aliaj-Athinë
për Veprën e tij Letrare në Prozë

Çmimi “Odisea Elitis”
(Për shkrimtarë të huaj, anëtarë & miq të Klubit “Drita”

Serge Mathurin Thébault
(Serxh Matyre Tebo)-Francë
për veprën e tij poetike

POEZI

Çmimi “Ali Asllani”
Pandeli Koçi -Tiranë
për librin poetik “Shpirtdehje”

Çmimi “Migjeni”
Armela Hysi, Athinë,
me librin poetik “Ndoshta”

Çmimi “Dritëro Agolli”
Vangjel Canga - Athinë,
me librin poetik “Vizualet jo vizuale”

PROZË

Çmimi “Ismail Kadare”
Edmond Shallvari-Selanik,
për romanin “Facebook-koobecaF”

Çmimi “Petro Marko”
Robert Martiko - Korfuz -Greqi,
për romanin “Dy jetët e Ikarit”

Çmimi “Mitrush Kuteli”
Myrteza Mara – Vlorë,
për librin me tregime e novela “Muzeu i dhimbjes”

Çmimi “Jakov Xoxa”
Antoneta Bilibashi - Greqi,
për romanin “Parajsa me ngjyrën e errët blu”

STUDIME-KRITIKA-ESE-JETË

Çmimi “Sami Frashëri”
Robert Elsie-Holandë
Për librin “Fjalori Historik i Shqipërisë”

Çmimi “Fan S. Noli”
Rozi Theohari - SHBA,
me librin “Kur çelin magniolet në Boston”
-Në dekadën e parë të shekullit XXI-
Artikuj, intervista, ngjarje, portrete

LETËRSI PËR FËMIJË

Çmimi “Sirena e Artë”
Aleko Likaj-Bordo-Francë,
me librin “Eskursion në shtëpinë e ujqërve” (Përralla)

Çmimi “Odhise Grillo”
Xheladin Mjeku-Prishtinë
për librin me tregime për fëmijë “Nëna e lirisë”

FABULA

Çmimi “Ezopi”
Bardhyl Mezini-Vlorë,
për librin me fabula: “Ujku me maskë”

SHQIPËRIME

Çmimi “Perikli Jorgoni”
Albana Mëlyshi Lifchin-SHBA
në shqipërimin e librit “Të martat me Morin”
të shkrimtarit amerikan Mitch Albom

Gjithë krijuesit e Klubit “Drita”: Gëzuar Vitin e Ri 2013, me krijimtari të mbarë!

Për Klubin e Shkrimtarëve “Drita”

Sekretari i Përgjithshëm Kryetari
Robert Goro Nase Jani


Athinë, dhjetor 2012

P.s. Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve do të bëhet në Pranverë të vitit 2013.
Vendi dhe data do të njoftohen një muaj para veprimtarisë.


Për të njohur Poetin Francez, Serge Mathurin Thébault,
që është nderuar me Çmimin “Odisea Elitis”

Serge Mathurin Thébault, e ka nisur jetën më 15 janar 1962 në Auray (Bretanje). Është poet francez e po ashtu autor pjesësh teatrale. Me 1979, ai takohet në Paris me poetin e njohur Eugène Guillevic, i cili e prezanton në rrethin e miqve të tij, ndër të cilët poetët e njohur francezë, Alfred Manessier, Elvire Jan, Robert Marteau, Jean Laugier, Jean Tardieu etj. Më pas, ai drejton revistën "Art-Mène" (1984-1992), në të cilën botojnë poetë dhe shkrimtarë të njohur si Guillevic, Pierre Jakez Hélias, Xavier Grall. Po ashtu ai kompozon pjesë për muzikë spektaklesh edhe vepra dramaturgjike.

Bibliografi

"Le Pain discret", poézi, Botimet Art-Mène, ilustruar me gravura nga Elvire Jan, 1984.
"Compagnons", poézi, Botimet Art-Mène, 1986.
"La Forêt d'encre", poézi, Botimet Le Chêne Herbu, ilustruar me gravura ne dru nga Claude Huart, 1992.
"La Belle Inutile", poézi, Botimet Sèves, ilustruar me gravura nga Francois Davin, 2000.
"Un Œil dans l'enclos", poézi, Botimet @rt-chignaned, ilustruar me gravura nga Gérard Guy, 2004.
Guillevic, 13 poezi rreth takimit të tij me Lucie Albertini-Guillevic, ilustruar me vizatime të Aymée Darblay, Botimet Gérard Guy, 2005
"Le Chantier", poézi, Botimet @rt-chignaned, 2007
"AA", poézi, Botimet @rt-chignaned, illustruar me gravura nga Laurine Landry, 2011

Dramaturgji:
L’impossible, sipas veprës së Georges Bataille, Qendra e artit – Moskë, regjisor Alexis Rosliakov, 1990.
Laure et Théo, dramë, teatri Michjo, venë e skenë nga Joël Puren, 1999.
Le ciseleur du néant - dramë
Mathilde - dramë
Le portier - dramë
Përgatitur nga Vasil QESARI





Tuesday, October 9, 2012

Numëri i ri i Revistës “Pelegrin” në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë

Pelegrin 19

Revistë letrare-kulturore
Organ i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”
Themeluar në vitin 2004

Themelues & Drejtor
Nase Jani

REDAKSIA
Perikli Jorgoni-Durrës
Darling Ismail Vlora-Itali
Aleko Likaj-Bordo-Francë
Rizah Sheqiri-Suedi
Xheladin Mjeku-Prishtinë
Nehas Sopaj-Shkup
Myrteza Mara-Vlorë
Nuri Plaku-Fier
Eglantina Kume-Athinë
Për talentet e reja: Ivana Dervishi-Durrës

Koordinatore
Borina Voko

Piktor
Ilir Mborja

dritapelegrin.blogspot.com
nga Bledar Rama

Lexuesi do të gjejë:

100 VJET PAVARËSI

-Ismail Qemali: Ja, ky është Flamuri ynë, f. 5
-Prof. dr. Eqrem Zenelaj & Darling Ismail Vlora: “Sarajet e Familjes “Vlora”, aty ku u Shpall Pavarësia e Shqipërisë”, f. 6
-Lasgush Poradeci: “Bjenë telat”- rapsodi, f. 17
-Petro Marko: “Ismail Qemali”-Sonetë, f. 18

FIGURA TË SHQUARA TË KOMBIT
 -Jani Kostandin Minga, f. 19, -Ndre Mjeda, f. 21, -Avni Rustemi, f. 24, -Andon Zako Çajupi, f. 25, -Lasgush Poradeci: “Himni i Flamurit, drejt udhëtimit të tij kombëtar mbarëshqiptar”, f. 26
-Nase Jani: Bashkëbisedim me kryebashkiakun e Sarandës, z. Stefan Çipa, f. 35. –Gaqo Veshi: Shokët e vjetër, që kanë shkuar, na e bëjnë me sy-Nga letërkëmbimi i Fan S. Nolit me oparakun, Milto Sotir Gurra-, f. 49

NDERIM
-Vlora, Ismail Qemal-Bej-Vlora dhe Firmëtarët e Pavarësisë... , f. 32
-KONKURS: 100 vjet Pavarësi, nga Klubi “Drita” & Revista “Pelegrin”, f. 34
-N. Jani: Teodor KEKO, 10 vjet, që flet në heshtje..., f. 47
-Dhimitër Pasko, f. 170
-N. Jani: “Pano Taçi, poeti i dashurisë së përjetshme”, f. 172
-N. Jani: “Homazh për një jetë pambarim-Ardian Klosi”, f. 175
-Meliha Doda, f. 176
-N. Jani: Sheri Mita, f. 177
-N. Jani: Arbër Xhaferri, f. 179

FOTOGRAFIA E NUMRIT:
-Edit Durham: Selia e Qeevrisës së Vlorës më 1913., f. 42
-Urim: Poetit Kristo Tumanidhis, në 60 vjetorin e jetës, f. 115

PJESA II

POEZIA SHQIPE: Ali Podrmimja, f. 43
ESE
-Odisea Elitis: Poeti i përket gjithë vendit dhe gjithë popullit të tij, f. 52
-Nizar Qabbani: Autobuzët e Poezisë, f. 54, Xheladin Mjeku: “Zbërthimi i jetës-Nase Jani: “… Me Dritëronë” 1995-2010”, monografi., f. 144
-Novruz Abilekaj: “Në kërkim të f...undit”, f. 148
-Petraq Kote: “Ali Asllani, poezia e tij e ndikimit të kapërcyer”. f. 151
-Nase Jani: “Eftimia ose Dashuria në kohërat e kolerës”, për romanin “Eftimia” të Filip Priftit, f. 164

POEZI
-Armela Hysi, f. 56, -Edmond Shallvari, f. 59. -Alba J. Stefa, f. 63. -Brikena Qamo, f. 67. -Vangjel Canga, f. 69. -Dodona Qose. f. 72. -Veri Talushllari, f. 74. -Shefqete Gasalci, f. 74, -Lida Lazaj (Xhamo). f. 75, -Miço Canga, f. 78.

PROZË
-Vili Minarolli: Tregim “Vjedhja e statujave”, f. 83
-Rozi Theohari: Tregim “Mellania”, f. 92
-Sotir Athanasiu: Tregim “Kartolina”, f. 97
-Dhimitër Konomi: Tregime “Xha Andoni dhe Aj-foni”, “Emrimi”, f. 101
-Alush Kurti-Tregim “Xhupi me arna dhe batania me kuadrate”, f. 135
-Filip Prifti: Tregim “Udha e manastirit”, f. 140

LETËRSI BOTËRORE
-Federiko Garcia Lorka: Poezi, në shqip nga Perikli Jorgoni (Nga libri që është në proces botimi), f. 105
-Stefan Cvajg: Novelë “Rënimi i një zemre”, vazhdon nga Pelegrin 18. Përktheu: Katerina Dhima, f. 116
-Mitch Albom: Fragment romani: “E marta e shtatë” nga romani “Të martat me Morin”, përkthyer nga Albana Mëlyshi Lifschin., f. 132

SHKRIMTARI-LIBRI-LEXUESI
-N. Jani: Dashamir Malo me librin poetok “Ndoshta”, f. 139
N. Jani: Stefan Martiko: Ç’ndodh ndërsa po shkruaj?, Libri Kthetrat e iluzionit”f. 51
-V. Minarolli, Katerina Dhima & Murat Aliaj, Krisulla & Xhili Prifti, Lika Naçi, Galina Filipova: Vlerësime për Librin e Festim Litit  “Shtëpinë e kam në një pikë lot”  (Monografi për shkrimtarin Nase Jani)., f. 167
-Librat që janë paraqitur për Konkursin 2012, të Klubit “Drita”, f. 186
KULTURË
-Albana Temali: Shqipëria në Biennalen e kinematografisë,
 “Venecia-2012”, f. 280
-Vlash Fili “Mirësevini fëmijë të dashur”, f. 184

 -E ftuar në “Pelegrin”: SHOQATA KULTURORE  “Aleksandër Mosiu”, Vjenë-Austri, f. 187, me krijime nga: Besim Xhelili, Anton Marku, Hazis Mehmeti, Amir Januzaj, Dan Kosumi, Ragip Dragusha, Zef  Ndrecaj, Zaim Toska, Edona Ramadani.


Revista Letrare-Kulturore “Pelegrin”
mirëpret krijimet tuaja!