REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME
INSTITUTI KOMBËTAR I DIASPORËS
Tiranë, më 18. 09. 2009
Lënda: Urime “ 5-vjet Pelegrin”
Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën Greke
z. Vili Minarolli
Në pamundësi të marrim pjesë në festimet e bukura që ambasada do të organizojë me rastin e 5-vjetorit të revistës letrare kulturore të Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, ju lutemi përcillni pjesëmarrësve si dhe themeluesit dhe drejtorit të saj z. Nase Jani, të gjitha urimet tona!
Ky 5-vjetor është një ngjarje e madhe dhe do të mbesë e paharrueshme. Puna e themelimit dhe e mbajtjes aktive të kësaj reviste të bukur dhe cilësore, bashkuese dhe frymëzuese e talenteve dhe vlerave të vërteta letrare, veçanërisht të diasporës sonë, meriton nderimin e kujtdo në vendin amë.
Përgëzimet më të sinqerta fituesve të çmimeve që do të jepen, suksese të gjithë krijuesve që bashkëpunojnë me “Pelegrin”.
Pelegrinit edhe pesëqind vite të tjerë, jetë e kontribut për kombin!
Ju falënderojmë edhe Juve si edhe stafin tuaj bashkëpunues për gjithçka që bëni në mbajtjen gjallë të këtij shpirti artistik!
Edhe një here tjetër, suksese të pafund Nase Janit, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij në Greqi e kudo nëpër glob! Athina ka qenë historikisht themeluesja e Olimpiadës dhe e pishtarit të saj historik. “Pelegrin” është një pishtar i tillë, që rend nëpër botë.
DREJTORI
Flamur Gashi
No comments:
Post a Comment