Monday, September 28, 2009

U festua "Pesë vjet Pelegrin" !



U festua “Pesë vjet “Pelegrin”



Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita” në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Athinë, organizuan mbrëmjen jubilare “5-vjet Pelegrin”. Në këtë veprimtari morën pjesë shkrimtarë, artistë e intelektualë shqiptarë me banim në Athinë, shkrimtarë, gazetarë e personalitete të kulturës greke, përfaqësues të medias shqiptare që veprojnë në Greqi, miq dhe bashkëpunëtorë të revistës “Pelegrin”.








Që nga hyrja e Ambasadës e deri tek salla e veprimtarisë , gjithë mjedisi ishte zbukuruar me afishe “Pesë vjet Pelegrin”, “Çmimi Ali Asllani “Liriku më i mirë i vitit”, portreti poetik i Luan Xhulit, fituesit të këtij çmimi... Ishte ngritur këndi i librit, ku Bora Xhuli, me një shportë në dorë u shpërndante të ardhurve stilolapsat të shkruar “5 vjet Pelegrin & Ambasada Shqiptare në Athinë”, medaljonet e kësaj veprimtarie si dhe Fletëpalosjet “Pesë vjet Pelegrin” dhe “Poeti Luan Xhuli”.





Në krye të sallës , mes flamurëve kombëtarë të Shqipërisë dhe Greqisë qëndronte Flamuri i Klubit “Drita”, i skicuar dhe i realizuar nga Robert Goro e Jorgo Seferi, si dhe tavolina me 13 numërat e revistës Pelegrin, të botuar në pesë vite, libri fitues i Çmimit “Ali Asllani” “Ditën ëndërroj, natën e lë zgjuar” i poetit Luan Xhuli. E veçanta e kësaj veprimtarie ishin edhe stendat me librat e rrallë, të qëmtuar nëpër vite nga koleksionisti pasionant, me rrënjë nga Lunxhëria Dr. Panajotis Kolomihalis.


“Kam një lutje Pelegrin

Kam një fjalë amanet:

Kur t’i sillesh rrotull globit,

Puthmi-puthmi ca poetë!”


Me këta vargje të poetes Ilirjana Sulkuqi, të ardhur nga Nju Jorku dhe të recituar me pasion nga aktorja vlonjate, anëtarja e Klubit të Shkrimtarëve “Drita”, Gjinovefa Redhi, u çel veprimtaria letrare.









Kryetari i Klubit Drita, shkrimtari Nase Jani, foli për rrugën pesëvjeçare të Revistës Pelegrin, duke falënderuar nismëtarët, shkrimtarët e bashkëpunëtorët e shumtë të kësaj reviste të përbashkët.

Bashkudhëtarë me Pelegrinin janë shumë-tha Drejtori i Pelegrinit dhe midis 127 bashkëpunëtorëve në këta pesë vjet falënderoi:


Dr. Evriviadhi Goro, Telemak Koça, Myslim Maska, Dionis Qirzidhi, Fatime Kulli, Eglantina Kume, Rozi Darling Vlora, Dr. Engjëll, Telegrafi, Mensur Spahiu, Rudina Xhunga, Adnan Mehmeti, Rozi Theohari, Aleko Likaj, Ilia Vasili, Dhori Thanasi, Lulëzim Lekdushi, Anton Gojçaj, Suzana Kuqi, Zois Shutie, Odhise Goro, Nehas Sopaj, Dashamir Malo, Dalip Greca, Arben Kondi, Albana Temali, Lefter Vogli, Mimoza Hametaj, Marjana Prifti, Robert Martiko, Vera Hanxhaku, Lucie Neçaj, Luan Xhuli, Leon Lekaj, Punëtore Zibaj, Valbona Zunçe, Myrteza Mara, Festim Liti, Gëzim Llojdia, Ardita Repishti, Vaid Hyzoti, Ardita Jatru, Ndue Lazri, Algert Siqeca, Fatjon Pajo, Merita Bajraktari, Aida Dismondy, Alush Kurti, Vlash Fili, Eduart Ymeri, Anna Petrela, Valentina Zhupa, Armela Hysi, Milla Bala, Grigor Jovani, Ndue Hila e Rizah Sheqiri, Julia Gjika, Mikel Nakuçi, Niko Ago e deri tek “Stafi” me kryeredaktoren Iliriana Sulkuqi, Kolec Traboini, Vasil Qesari, Farruk Myrtaj e Fatmir Terziu. Shumë emra të përveçëm të letrave shqipe kanë qenë te “Pelegrin”: Dritëro Agolli e Ismail Kadare, Pëllumb Kulla e Betim Muço, Perikli Jorgoni e Robert Zhvarc, Mojkom Zeqo e Faslli Haliti , Skënder Temali e Skënder Drini, Aurel Plasari e Hyskë Borobojka.

Miq të Pelegrinit kanë qenë dhe shkrimtarët grekë si: Nasos Vajenas, Tito Patriqio, Sotiris Dhimitriu, Jorgos Hronas, Kostas Riconis, Kristos Tumanidhis, Dino Kubati, shkrimtaria nga Franca: Claude Chatron-Colliet, etj.







Veprimtaria e Pelegrin-it nuk mund të ndahet nga gazeta “Tribuna” dhe drejtori i saj, shkrimtari e publicisti Robert Goro. Së bashku i kemi “qarë hallet”, me mendimin tek e nesërmja-përfundoi ai dhe shpërndau disa Diploma Mirënjohje për bashkëpunëtorët.

Pastaj u lexuan disa nga përshëndetjet e veçanta që i kanë ardhur Revistës Pelegrin si nga shkrimtari i madh Dritëro Agolli, albanologu i shquar me qëndrim në Holandë, Robert Elsie, ish presidenti i Shqipërisë Dr. Alfred Miosiu, shkrimtarja franceze, Claude Chatron-Colliet, Dr. Evriviadhi Goro, Dr. Adem Harxhi e Dr. Mikel Nakuçi, shkrimtarët Betim Muço, Pëllumb Kulla, Julia e Thanas Gjika, Dalan Luzaj, Adnand Mehmeti, Ndue Hila, Monda Moisiu, Fation Pajo, Vlash Fili, Llazar Vero, Flonia Engjëll Telegrafiu nga SHBA; kryesia e Akademisë Shqiptare-Amerikane dhe Kryesia e Shoqatës “Bijtë e Shqipes në SHBA; Fatmir Terziu nga Londra, Albana Temali, Darling Ismail Vlora, Mimoza Hametaj, Alush Kurti, Ndue e Zhaneta Lazri, nga Italia, shkrimtarët Pandeli Koçi, Astrit Bishqemi, Fatime Kulli, Myrteza Mara, Milianov Kallupi, Ardita Repishti, Namik Selmani, Arben Lagreta, Agim Blloshmi nga Shqipëria; Aishe Qorraj Berisha (Shqipja e Dukagjinit), Xheladin Mjeku nga Kosova; Vasil Qesari, Aleko Likaj, Viktor Bruçeti, Gafur Kabashi nga Franca, Robert Goro, Luan Xhuli, Myslim Maska, Odhise Goro, Sotir Athanasiu, Robert Martiko, Kristos Tumanidhis, etj. nga Greqia...


Në përshëndetjen e tij Ambasadori Vili Minarolli solli dhe përshëndetjen e kryeministrit z. Sali Berisha, kurse përshëndetjen e Drejtorit të Institutit Kombëtar të Diasporës, z. Flamur Gashi e lexoi sekretari i parë i ambasadës z. Klevis Bitro.






Plaketa-Gold e Çmimit Ali Asllani “Liriku më i mirë i vitit”, për vitin 2008, iu dha poetit Luan Xhuli, nga ambasadori V. Minarolli. U recituan poezi të autorit në shqip e në greqisht. Për krijimtarinë e Xhulit foli shkrimtari Leon Lekaj dhe përshëndetën botues e gazetarë grekë, poeti Sotiraq Mishaxhiu etj. Veprimtaria shoqërore Flutura Tafillaku, bashkë me buqetën me lule të freskëta, solli dhe urimet për Revistën Pelegrin.









Në këtë veprimtari kemi edhe një vlerësim të veçantë-tha kryetari i Klubit Drita, z. Nase Jani: Klubi i Shkrimtarëve në Botë “Drita” nderon Ambasadorin e Shqipërisë në Athinë, z. Vili Minarolli me titullin “Mirënjohja e Shkrimtarëve” me këtë motivacion:


Për bashkëpunimin e ngushtë e ndihmesën e vazhdueshme që u ka dhënë shkrimtarëve dhe gjithë përfaqësuesve të kulturës shqiptare në Greqi, duke i vlerësuar: Misionarë të ruajtjes e promovimit të idenditetit kombëtar dhe afirmimit e zhvillimit të vlerave kulturore kombëtare për bashkëpunim e integrim me kulturat europiane.



Ambasadori Minarolli, i emocionuar, falënderoi dhe e quajti këtë nder si vlerësimin më të vyer në jetën e tij, duke angazhuar kontributin e tij gjithmonë pranë krijuesve shqiptarë, në të mirë të kulturës sonë kombëtare. Ai u bë pjesë e kontributit financiar për vazhdimësinë e botimit të Revistës...

z. Nase Jani duke falënderuar gjithë ata që kanë ndihmuar në botimet e Pelegrinit: Besim Mero, Sotir Athanasiu, Athinë, Ardian Asllani (Tiranë), Flonia Engjëll Telegrafi (Nju Jork), dhe Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, ftoi biznesmenin Besim Mero, që mori përsipër botimin e numrit në vazhdim të Pelegrinit dhe anëtaren më të re të Klubit Drita, Borina Voko për të hapur shampanjën-simbol “Pesë vjet Pelegrin”, që vazhdoi me një koktejl për pjesëmarrësit.

Kamerat e telekronistëve dhe gazetarëve Artur Bibe, Sazan Mane, Kujtim Vani, Armand Zoga etj. Fiksuan gëzimin e përbashkët të kësaj veprimtarie mbresëlënëse.

Korrespodent i gazetës “Tribuna”

Shtator, 2009