Showing posts with label Pelegrin. Show all posts
Showing posts with label Pelegrin. Show all posts

Monday, May 16, 2011

Doli nga shtypi “Pelegrin” 16 & 17



Doli nga shtypi “Pelegrin” 16 & 17

27 maj-11 vjet Klubi i Shkrimtarëve “Drita”



Ballorja nga Miradie Ramiqi

Do të lexoni: Në 300 faqe, 90 autorë...





POEZIA SHQIPE

-Dritëro Agolli, f. 5.

-Kristo Zharkalli: Dritëro Agolli, lisi me rrënjë të thella në tokën mëmë, f. 11

POEZI

-Evriviadhi Goro, f. 98. -Vangjush Ziko, f. 103 -Petraq Kote, f. 107 -Luan Xhuli, f. 111. -Lisiana Demiraj, f. 115 -Agim Pipa, f. 121. -Lulzim Lekdushi, f. 122 -Stela Canga, f. 164

-Vangjel Canga, f. 168 Ariana Loçe, f. 202. Viktor Hoxha, f. 206. Avdyl Pilafi, f. 209. Anila Toto, f. 210, Alma Basha f. 214. Silvana Bekri, f. 218. Albina Idrizi, f. 215. Ilirian Vasili, f. 217. , Thodhori Nikolla, f. 221.

POEZI MË VETE

-Uollt Uitman, f. 13. Robert Bërns, f. 23. Vexhi Buharaja, f. 54. Vullnet Mato, f. 74. Mitrush Kuteli, f. 76. Koço Vasili, f. 92. Ana Ahmatova, f. 94. Luis Aragon, f. 97. Avdyl Latif Arnaut, f. 102. Johan V. Gëte, f. 124. Safo, f. 131. Xhon Milton, f. 155. Zhyl Syperviel, f. 162. Zef Serembe, f. 167 . Andon Zako Çajupi, f. 180. Marin Soresku, f. 184. Kostaq Duka, f. 208. Mihail Lermontov, f. 213. Bardhyl Mezini, f. 226. Faslli Haliti, f. 249. Huan Ramon Himenes, f. 249.

PROZA SHQIPTARE:

-Myrteza Mara: Tregim: Sindroma e krimbit, f. 66 -Murat Aliaj: Koburja-tregim, f. 71

-Gani Baliu: Loja-tregim, f. 74 -Myslim Maska: Hëna, kasapi dhe unë-tregim, f. 77.

-Vladimir Rama: Pesha e dhunës-tregim, f. 79. -Algert Siqeca: Peshku-tregim, f. 85

-Alma Zekollari: Vetëm shpirti-tregim, f. 88 -Pandeli Koçi: Nafora-tregim, f. 93

-Eglantina Kume: Në pritje të emrit-tregim, f. 132. -Vullnet Mato: Dashuri brenda varrit-tregim, f. 159-Aleko Likaj: Nata e parë e martesës me shi-tregim, f, 174.

-Alush Kurti: Dora-tregim, f. 181. -Agron Solomoni: Një surprizë në Tel-Aviv, f. 185.

-Sotir Athanasiu: Se ka ca njerëz-Tregim, f. 188 -Thodhori Baba, Rruga “Gorki”f. 210. -Gaqo Veshi “Demka në parlament”, f. 225.

PRANVERA LETRARE

-Elis Sulaj-poezi,: f. 118-Loer Kume: Libri i zi-tregim, f, 137. -Ivana Dervishi, f. 171, Edona Beqiri, f. 173. Albert Perkolaj, f. 173. Neleda Basha, Marsela Hajdini, f. 173

LETËRSI BOTËRORE:

-Nobelisti i parë rus: Ivan Bunin, f. 14 -Buniini me Tolstoin, Çehovin, Gorkin, Majakovskin, f. 16 -Nobeli në letërsi, 2010: Mario Vargas Llosa, f. 24. -Historiku i Çmimit Nobel në letërsi, f. 26 -Allan Brismaster, poet kanadez, f. 27 -Jaroslav Hashek: Një tradhtar-kombi në Siotebor (Përktheu: Katerina Dhima), f. 38 -Kristos Tumanidhis, f. 41.

-Azis Nesin: Kujt i përket Tarzani? (Përktheu Katerina Dhima)., f. 54 -Janis Ricos-Poezi- Përkthyer nga Evriviadhi Goro. , f. 58. -Sofia Hilentzaris-Poezi, f. 196

Maram Al Marsi-Poezi. Perktheu Dashamir Malo, f. 221

ESE

-Roland Gjoza: Arratisja e Tolstoit, f. 17. -Azem Shkreli: Koha e mediokrëve, f. 35.

-Engjëll Telegrafi: Motra Tone e Kolë Idromenos, f. 82. -Fatime Kulli: Arben Duka, Lorka shqiptar i dhimbjes dhe i dashurisë, f. 95. Nuri Plaku “Piktura Etiane dhe filozofia e qenies”, f. 224.

MENDIMI I SHKRIMTARIT

Roland Gjoza: Kadareja dhe Qosja, përballë dhe kundër, f. 30 -Odhise Goro: Tumanidhis në krah të Janis Ricos, f. 51

BASHKËBISEDIM:

-Bujar Leskaj: KONVERGJENCA INTELEKTUALE e dr. Ibrahim Berisha, f. 139.

-Fatmir Terziu: Astrit Bishqemi mjeshtër i tregimit fantastiko-shkencor, f. 156

-Borina Voko me Sofia Hilentzaris, f. 198. –Rudina Xhunga me Alfonso Signorini, f. 233 -Borina Voko me këngëtarin grek Haris Akritidhis, f. 37

NDERIM:

-Naim Frashëri në 167 vjetorin e lindjes, f. 125. -Martin Camaj, f. 128. -Aleksandër Xhuvani në varrimin e Gjergj Fishtës, f. 127. -Eqerem Çabej & Mahir Domi, Norbert Jolkl, për Aleksandër Xhuvanin, f. 130 -Aleks Buda, themeluesi i Akademisë së Shkencave, f. 254 . Joti Prifti, f. 248. -Din Mehmeti. “Pse u bëra poet”-Ese, f. 256 -Pitkini, aq i njohur për shqiptarët, f. 261 -Liza Vorfi, f. 264 -Leka Kruta, f. 266. Elisabeth Teylor, f. 290. Pandi Raidhi, f. 294.

FOTOGRAFIA E NUMRIT: Ezra Pound te shtëpia e Jorgo Seferit, f. 87

SHKRIMTARI-LIBRTI-LEXUESI

-Raimonda Moisiu: Dy letra dashurie të Napoleon Bonopartit, f. 228.

-Seimen Gjokoli: Enciklopedi e Kurveleshit, f. 251. -Nuri Plaku: Hajku, puthja mbretërore e një poeti, f. 234. -Niko Sideris, me librin e ri “Fëmijët nuk duan psikolog, duan prindër!”, f. 254 -Xheladin Mjeku: Malli për Atdheun dhe dashuria si inspirim (Ardita Jatru), f. 258 -Robert Goro me libër të ri, f. 253. -Fjalë të mençura nga Gudar Hysni Toto, f. 264 Libra të rinj nga, Nuri Plaku, Simon Xanina, Shpëtim Kastrati, Skënder&Veledin Korkuti, f. 243

KULTURË

Jetë, kulturë, histori: Shtëpi muze e një lloji të veçantë, f. 244.

VEPRIMTARI

U festua 10-vjetori i Klubit “Drita”, f. 255. -Fotoreportazh: 10 vjet Klubi i Shkrimtarëve “Drita”, f. 268 -U shpallën fituesit e Çmimeve Letrarë, f. 271. -Urim, Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”-Vlorë., f. 260 -Me libra të rinj në Filadelfja, f. 272. -Urim Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në 10-vjetorin e krijimit, f. 265 -Gëzim Llojdia: Promovohet libri “Deti pa ty” i autores Flora Meçaj, f. 266

-Libra të rinj nga: Vilhelme Vranari, Pëllumb Velo, Hysen Berisha, Kanan Canodemaj, (dukje kopertinash) f. 269 -Nase Jani: Fotoreportazh: 15 vjet Shoqata Lunxhëria, f. 281. -Nase Jani: Fotoreportazh: Respekt për jetën f. 286.

Friday, July 30, 2010

Doli nga shtypi “Pelegrin” 14 & 15





Doli nga shtypi

“Pelegrin” 14 & 15

Pelegrin

Revistë e shkrimtarëve shqiptarë të kudondodhur jashtë Shqipërisë.

Themeluar në Athinë, 2004

THEMELUES & DREJTOR

Nase JANI

KRYEREDAKTORE

Iliriana SULKUQI

Te Pelegrin 14 & 15 do të lexoni:

114 autorë-302 faqe-326 fotografi ilustruese

Ndiqeni Revistën “Pelegrin” në blogun:

Dritapelegrin.blogspot.com


POEZIA SHQIPE


Ali Asllani, f. 5

FIGURA TË SHQUARA TË KOMBIT

Nënë Tereza-100 vjet, f. 9

LETËRSI BOTËRORE

Nobelistja 46 vjeçare amerikane, Pearl Buck, f. 13

Poezi nga Claude Chatron Colliet, f. 28; Sofia HILENTZARIS, f. 30;

Gi Dë Mopasan “Prindvrasësi” Tregim, përktheu Leonard Mero, f. 51;

Graham Grin: “Rrënja e së keqes”, tregim, përktheu Katerina Dhima, f. 55;

Michael BRYSON, “Lamtumirë Saul Bellow”, f. 63;

Niki Stella I. SIDERIDOU, (Portret), f. 175;.


P O E Z I


Demir Gjergji, f. 16, Kozeta Zavalani, f. 19; Betim Muço, f. 22; Rozi Theohari, f. 25; Namik Selmani, f. 36; Dashamir Malo, f. 39; Ruzhdi Gole, f. 42; Mimoza Hametaj, f. 44; Roland Musta, f. 67; Edmond Shallvari, f. 71; Hysen Berisha, f. 73; Xheladin Mjeku, f. 88; Sabit Idrizi, f. 168; Avdyl Pilafi, f. 170; Jorgo Telo, f. 173; Lumo Kolleshi, f. 179; Luan Xhuli, f. 267; Bardhyl Mezini-Fabula, f. 272.

POEZI MË VETE

Sergej Esenin, f. 24; Kujtim Halili, f. 43; Robert Goro, f. 50; Ismail Kadare, f. 54; Boris Pasternak, f. 62; Robert Berns, f. 66; Fatmir Demo, f. 87; Lulzim Lekdushi, f. 99; Marin Soresku, f. 105; Ledina Kapaj, f. 111; Kujtiom Boriçi, f. 120; Kostandinos Kavafis, f. 129; Pablo Neruda, f. 132; Dritëro Agolli, f. 138; Mihail Lermontov, f. 142; Ilia Vasili, f. 148; Shpëtim Kurti, f. 189; Frederiko Garsia Lorka, f. 152; Fatma Haxhialiu, f. 203; Jorgos Hronas, f. 214; Alen Boske, f. 220; Saadi, f. 230; Fatime Kulli, f. 245; Maria Cvetajeva, f. 253; Eva Rudi, f. 260; MIGJEN, f. 275; Yehuda Amichai, f. 281.


P R O Z Ë


Evriviadhi Goro “Mbeçim si kënga”, f. 75; Sazan Goliku, tregime: “Aqif koburja” etj. f. 89; Faruk Myrtaj “Muzikë e vjetër”, tregim, f. 94; Lindita Agolli, “1989 në qytetin L”, tregim f. 100; Hyskë Borobojka “Hodhi lumin harroi kalin” tregim, f. 103; Murat Aliaj “Nga buzët e hendeqeve”, tregim, f. 106; Sotir Athanasiu “Neosamaritanët”, tregim f. 112; Algert Siqeca, “Forgive me, Marlon Brando” tregim, , f. 139; Dashnor Kokonozi “Dita e parë”, tregim, f. 143; Hekuran Miraka, “Vajza e fqinjit”, tregim, f. 149; Eduart Ymeri, “Njeriu dhe djalli”, tregim, f. 151; Valentina Zhupa, “Hakmarrja e fatit”, tregim, f. 153; Vasil Qesari “Misteri Montekristo” Fragment-vjen nga Pelegrin 13), f. 155; Aleko Likaj “Sezoni i gaforres” (Fragment romani, vjen nga Pelegrin 12), f. 161; Seit Seitaj, “Shtegtimi”, tregim, f. 199; Alush Kurti, “Monika” tregim, f. 201; Myrteza Mara, Ndjesi, “Era”, f. 204


PRANVERA LETRARE


Borina Boraku, f. 190, Ivana Dervishi, f. 192; Besnike Dervisholli, f. 195; Borina Voko, 196, Marsela Hajdini, 198.


STUDIME, KRITIKA, ESE


Robert Elsie: Shtrirja gjeografike e Gjuhës Shqipe, f. 47; Astrit BishqemiKrijimet për fëmijë mjeshtrit Anton Pashku”, f. 121; Nase Jani “Vepra letrare gjen lexuesin që meriton” (për shkrimtarin Myrteza Mara), f. 126; Petraq Kote “Këtu shiten kocka poeti” (Myslim Maska), f. 130; Petrit Qejvani, “Mbi fizionominë poetike të Ali Asllanit”, f. 133; Odise Goro, “Në paqen e botës”, f. 178; Nuri Plaku, Tomislav Marijan BILOSNIÇ, “Poeti i dritës dhe i hapësirës”, f. 181; Ardi Stefa, “Të varrosur mes fjalëve”, ese, f. 185; Intervistë: Daria Bignardi me Rudina Xhungën, f. 205; Shaban Sinani “Kodikët e Shqipërisë”, f. 210,; Emil Lafe “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, f. 215; Gëzim Llojdia “Letër Nënës, nga Esenini tek Sulkuqi”, f. 242, Josif Papagjoni: “Një shkrimtar jashtë Tiranës, i rrezikuar”(Myrteza Mara), f. 256; Bleta Qormemeti-BERISHA, “Rinia dhe freskia e një shkrimtari” (Faik Ballanca), f. 258; N. Jani “Fjalët e mençura të Pëllumb Velos”, f. 261; & “Borina ecën nëpër poezi”, f. 262;.


NDERIM: ART-LETËRSI-KULTURË


Kastriot Frashëri: “Noli, ikona e kombit”, f. 218; Nase Jani: “Njeriu, Sandër Prosi”, f. 221; Naim Frashëri, shkruan Eglantina Kume, f. 226; Poeti Ndoc Gjetja, f. 231, Dr. Evriviadhi GoroDhimitër Xhuvani, shoku im i klasës”, f. 233; Aktori i shquar Bekim Fehmiu, f. 236; Agim Qirjaqi, f. 239; N. Jani “Sa vjeç është S. Sallaku?”, f. 240; Iliriana Sulkuqi “Globin ma bëtë më të vogël, Shqipërinë më të madhe”, f. 241; Universiteti “Pavarësia”, Vlorë, f. 280; Portret: Universiteti” Indianopolis”, f. 290;.


SHKRIMTARI-LIBRI-BOTUESI


Albano, një mit i muzikës së lehtë italiane, f. 246; Me librat e rinj: Dionis Qirzidhi: Lord Bajroni”, Sotir Athanasiu: “Midis dy dashurive” Roman, Eglantina Kume “Rrëfimet e Athinës”, tregime;

Petraq Kote: Një dashuri e vazhduar,, libri “Dy dashuri” i M. Marës, f. 248; Hysni Milloshi “Atdheu”, Poema; Luan H. Toto, “Koha e rinisë të baballarëve”-roman, Anton Gojçaj “Passio”-roman, Hyskë Borobojka “Rrëfime të një humoristi”; Gaqo Veshi “Të vërtetat e një fajtori pa faj” –Shaban Zereci; Lumo Kolleshi: “Nata vjen e natë s’kam”, poezi; Violeta Çela: “Ditë pa emër”-roman; Ylli Polovina, “Ndarje me të shkuarën”;.

Anton Gojçaj: “Pengesa në komunikim”, për librin “Si ndriçon një xixëllonjë” të N. Janit, f. 251

Niko Seferi “Pëllumb Kulla, njeriu i madh i humorit shqiptar”, f. 254; & Për librin me fabula të Bardhyl Mezinit., f. 274. Rexhep Qosja me romanin e ri: “Bijtë e askujt”, f. 287;.

A R T

Me skulptorin vlonjat Zeqir Alizoti, “Nder i Vlorës”, f. 263;

AISHE QORRAJ “Magjistre e Letërsisë Shqipe”, f. 265;

“Mirënjohje e Qytetit të Vlorës” shkrimtari Myrteza Mara dhe Mësuesi i Merituar, Janko Pali, f. 276; Mimoza HametajEkspozita e piktorit Bashkim Alushi në Palazzo Camerada Ankona, f. 283; Aleko Likaj: “Ekspozitë fotografike e Vasil Qesarit në Bordo”, f. 286; Arti i Fotografisë: Kostas Kalomiris, f. 288; Mimoza Hametaj në “Donne in rete”, 287;.


Revistën Pelegrin mund ta gjeni:


Në Athinë: Pranë z. N. Jani (Tel. 0030 210 9582538, 0030 6937577107)

Në Tiranë: Fondi i Bibliotekës Kombëtare dhe

Taverna “Vlora” me pronar z. Gogo Malaj.

(00355 4 2264 590 Cel. 00355 68 222 57 33) Shallvare.

Në Vlorë: Libraria Toena, pranë Kinotetrit “Petro Marko”.

Në Berat: Libraria e z. Avdyl Pilafi, pranë lulishtes, nën varrezat e dëshmorëve.

Revista tek Ju nëpërmjet postës:

N. Jani: thanasg@otenet.gr Tel. 0030 210 9582538, 0030 6937577107)

Çmimi i Revistrës (10 €) + posta.


Mirëse vini te revista “Pelegrin”

Lexim të këndshëm





Sunday, October 11, 2009

Urim per 5-vjetorin e revistes Pelegrin




REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

INSTITUTI KOMBËTAR I DIASPORËS


Tiranë, më 18. 09. 2009


Lënda: Urime “ 5-vjet Pelegrin”

Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën Greke

z. Vili Minarolli



I dashur Ambasador,

Në pamundësi të marrim pjesë në festimet e bukura që ambasada do të organizojë me rastin e 5-vjetorit të revistës letrare kulturore të Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, ju lutemi përcillni pjesëmarrësve si dhe themeluesit dhe drejtorit të saj z. Nase Jani, të gjitha urimet tona!

Ky 5-vjetor është një ngjarje e madhe dhe do të mbesë e paharrueshme. Puna e themelimit dhe e mbajtjes aktive të kësaj reviste të bukur dhe cilësore, bashkuese dhe frymëzuese e talenteve dhe vlerave të vërteta letrare, veçanërisht të diasporës sonë, meriton nderimin e kujtdo në vendin amë.

Përgëzimet më të sinqerta fituesve të çmimeve që do të jepen, suksese të gjithë krijuesve që bashkëpunojnë me “Pelegrin”.

Pelegrinit edhe pesëqind vite të tjerë, jetë e kontribut për kombin!

Ju falënderojmë edhe Juve si edhe stafin tuaj bashkëpunues për gjithçka që bëni në mbajtjen gjallë të këtij shpirti artistik!

Edhe një here tjetër, suksese të pafund Nase Janit, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij në Greqi e kudo nëpër glob! Athina ka qenë historikisht themeluesja e Olimpiadës dhe e pishtarit të saj historik. “Pelegrin” është një pishtar i tillë, që rend nëpër botë.


DREJTORI

Flamur Gashi


Monday, September 28, 2009

U festua "Pesë vjet Pelegrin" !



U festua “Pesë vjet “Pelegrin”



Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita” në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Athinë, organizuan mbrëmjen jubilare “5-vjet Pelegrin”. Në këtë veprimtari morën pjesë shkrimtarë, artistë e intelektualë shqiptarë me banim në Athinë, shkrimtarë, gazetarë e personalitete të kulturës greke, përfaqësues të medias shqiptare që veprojnë në Greqi, miq dhe bashkëpunëtorë të revistës “Pelegrin”.








Që nga hyrja e Ambasadës e deri tek salla e veprimtarisë , gjithë mjedisi ishte zbukuruar me afishe “Pesë vjet Pelegrin”, “Çmimi Ali Asllani “Liriku më i mirë i vitit”, portreti poetik i Luan Xhulit, fituesit të këtij çmimi... Ishte ngritur këndi i librit, ku Bora Xhuli, me një shportë në dorë u shpërndante të ardhurve stilolapsat të shkruar “5 vjet Pelegrin & Ambasada Shqiptare në Athinë”, medaljonet e kësaj veprimtarie si dhe Fletëpalosjet “Pesë vjet Pelegrin” dhe “Poeti Luan Xhuli”.





Në krye të sallës , mes flamurëve kombëtarë të Shqipërisë dhe Greqisë qëndronte Flamuri i Klubit “Drita”, i skicuar dhe i realizuar nga Robert Goro e Jorgo Seferi, si dhe tavolina me 13 numërat e revistës Pelegrin, të botuar në pesë vite, libri fitues i Çmimit “Ali Asllani” “Ditën ëndërroj, natën e lë zgjuar” i poetit Luan Xhuli. E veçanta e kësaj veprimtarie ishin edhe stendat me librat e rrallë, të qëmtuar nëpër vite nga koleksionisti pasionant, me rrënjë nga Lunxhëria Dr. Panajotis Kolomihalis.


“Kam një lutje Pelegrin

Kam një fjalë amanet:

Kur t’i sillesh rrotull globit,

Puthmi-puthmi ca poetë!”


Me këta vargje të poetes Ilirjana Sulkuqi, të ardhur nga Nju Jorku dhe të recituar me pasion nga aktorja vlonjate, anëtarja e Klubit të Shkrimtarëve “Drita”, Gjinovefa Redhi, u çel veprimtaria letrare.









Kryetari i Klubit Drita, shkrimtari Nase Jani, foli për rrugën pesëvjeçare të Revistës Pelegrin, duke falënderuar nismëtarët, shkrimtarët e bashkëpunëtorët e shumtë të kësaj reviste të përbashkët.

Bashkudhëtarë me Pelegrinin janë shumë-tha Drejtori i Pelegrinit dhe midis 127 bashkëpunëtorëve në këta pesë vjet falënderoi:


Dr. Evriviadhi Goro, Telemak Koça, Myslim Maska, Dionis Qirzidhi, Fatime Kulli, Eglantina Kume, Rozi Darling Vlora, Dr. Engjëll, Telegrafi, Mensur Spahiu, Rudina Xhunga, Adnan Mehmeti, Rozi Theohari, Aleko Likaj, Ilia Vasili, Dhori Thanasi, Lulëzim Lekdushi, Anton Gojçaj, Suzana Kuqi, Zois Shutie, Odhise Goro, Nehas Sopaj, Dashamir Malo, Dalip Greca, Arben Kondi, Albana Temali, Lefter Vogli, Mimoza Hametaj, Marjana Prifti, Robert Martiko, Vera Hanxhaku, Lucie Neçaj, Luan Xhuli, Leon Lekaj, Punëtore Zibaj, Valbona Zunçe, Myrteza Mara, Festim Liti, Gëzim Llojdia, Ardita Repishti, Vaid Hyzoti, Ardita Jatru, Ndue Lazri, Algert Siqeca, Fatjon Pajo, Merita Bajraktari, Aida Dismondy, Alush Kurti, Vlash Fili, Eduart Ymeri, Anna Petrela, Valentina Zhupa, Armela Hysi, Milla Bala, Grigor Jovani, Ndue Hila e Rizah Sheqiri, Julia Gjika, Mikel Nakuçi, Niko Ago e deri tek “Stafi” me kryeredaktoren Iliriana Sulkuqi, Kolec Traboini, Vasil Qesari, Farruk Myrtaj e Fatmir Terziu. Shumë emra të përveçëm të letrave shqipe kanë qenë te “Pelegrin”: Dritëro Agolli e Ismail Kadare, Pëllumb Kulla e Betim Muço, Perikli Jorgoni e Robert Zhvarc, Mojkom Zeqo e Faslli Haliti , Skënder Temali e Skënder Drini, Aurel Plasari e Hyskë Borobojka.

Miq të Pelegrinit kanë qenë dhe shkrimtarët grekë si: Nasos Vajenas, Tito Patriqio, Sotiris Dhimitriu, Jorgos Hronas, Kostas Riconis, Kristos Tumanidhis, Dino Kubati, shkrimtaria nga Franca: Claude Chatron-Colliet, etj.







Veprimtaria e Pelegrin-it nuk mund të ndahet nga gazeta “Tribuna” dhe drejtori i saj, shkrimtari e publicisti Robert Goro. Së bashku i kemi “qarë hallet”, me mendimin tek e nesërmja-përfundoi ai dhe shpërndau disa Diploma Mirënjohje për bashkëpunëtorët.

Pastaj u lexuan disa nga përshëndetjet e veçanta që i kanë ardhur Revistës Pelegrin si nga shkrimtari i madh Dritëro Agolli, albanologu i shquar me qëndrim në Holandë, Robert Elsie, ish presidenti i Shqipërisë Dr. Alfred Miosiu, shkrimtarja franceze, Claude Chatron-Colliet, Dr. Evriviadhi Goro, Dr. Adem Harxhi e Dr. Mikel Nakuçi, shkrimtarët Betim Muço, Pëllumb Kulla, Julia e Thanas Gjika, Dalan Luzaj, Adnand Mehmeti, Ndue Hila, Monda Moisiu, Fation Pajo, Vlash Fili, Llazar Vero, Flonia Engjëll Telegrafiu nga SHBA; kryesia e Akademisë Shqiptare-Amerikane dhe Kryesia e Shoqatës “Bijtë e Shqipes në SHBA; Fatmir Terziu nga Londra, Albana Temali, Darling Ismail Vlora, Mimoza Hametaj, Alush Kurti, Ndue e Zhaneta Lazri, nga Italia, shkrimtarët Pandeli Koçi, Astrit Bishqemi, Fatime Kulli, Myrteza Mara, Milianov Kallupi, Ardita Repishti, Namik Selmani, Arben Lagreta, Agim Blloshmi nga Shqipëria; Aishe Qorraj Berisha (Shqipja e Dukagjinit), Xheladin Mjeku nga Kosova; Vasil Qesari, Aleko Likaj, Viktor Bruçeti, Gafur Kabashi nga Franca, Robert Goro, Luan Xhuli, Myslim Maska, Odhise Goro, Sotir Athanasiu, Robert Martiko, Kristos Tumanidhis, etj. nga Greqia...


Në përshëndetjen e tij Ambasadori Vili Minarolli solli dhe përshëndetjen e kryeministrit z. Sali Berisha, kurse përshëndetjen e Drejtorit të Institutit Kombëtar të Diasporës, z. Flamur Gashi e lexoi sekretari i parë i ambasadës z. Klevis Bitro.






Plaketa-Gold e Çmimit Ali Asllani “Liriku më i mirë i vitit”, për vitin 2008, iu dha poetit Luan Xhuli, nga ambasadori V. Minarolli. U recituan poezi të autorit në shqip e në greqisht. Për krijimtarinë e Xhulit foli shkrimtari Leon Lekaj dhe përshëndetën botues e gazetarë grekë, poeti Sotiraq Mishaxhiu etj. Veprimtaria shoqërore Flutura Tafillaku, bashkë me buqetën me lule të freskëta, solli dhe urimet për Revistën Pelegrin.









Në këtë veprimtari kemi edhe një vlerësim të veçantë-tha kryetari i Klubit Drita, z. Nase Jani: Klubi i Shkrimtarëve në Botë “Drita” nderon Ambasadorin e Shqipërisë në Athinë, z. Vili Minarolli me titullin “Mirënjohja e Shkrimtarëve” me këtë motivacion:


Për bashkëpunimin e ngushtë e ndihmesën e vazhdueshme që u ka dhënë shkrimtarëve dhe gjithë përfaqësuesve të kulturës shqiptare në Greqi, duke i vlerësuar: Misionarë të ruajtjes e promovimit të idenditetit kombëtar dhe afirmimit e zhvillimit të vlerave kulturore kombëtare për bashkëpunim e integrim me kulturat europiane.



Ambasadori Minarolli, i emocionuar, falënderoi dhe e quajti këtë nder si vlerësimin më të vyer në jetën e tij, duke angazhuar kontributin e tij gjithmonë pranë krijuesve shqiptarë, në të mirë të kulturës sonë kombëtare. Ai u bë pjesë e kontributit financiar për vazhdimësinë e botimit të Revistës...

z. Nase Jani duke falënderuar gjithë ata që kanë ndihmuar në botimet e Pelegrinit: Besim Mero, Sotir Athanasiu, Athinë, Ardian Asllani (Tiranë), Flonia Engjëll Telegrafi (Nju Jork), dhe Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, ftoi biznesmenin Besim Mero, që mori përsipër botimin e numrit në vazhdim të Pelegrinit dhe anëtaren më të re të Klubit Drita, Borina Voko për të hapur shampanjën-simbol “Pesë vjet Pelegrin”, që vazhdoi me një koktejl për pjesëmarrësit.

Kamerat e telekronistëve dhe gazetarëve Artur Bibe, Sazan Mane, Kujtim Vani, Armand Zoga etj. Fiksuan gëzimin e përbashkët të kësaj veprimtarie mbresëlënëse.

Korrespodent i gazetës “Tribuna”

Shtator, 2009