Tuesday, December 20, 2011

Klubi “Drita” ndan Çmimet letrarë për vitin 2011




Klubi “Drita” ndan Çmimet letrarë për vitin 2011









Klubi i shkrimtarëve shqiptarë në botë “Drita” dhe Revista letrare-kulturore “Pelegrin”, ndajnë Çmimet në Letërsi, në mjediset e Ambasadës Shqiptare në Athinë, më 17 dhjetor 2011, ora 18 e 30.
Morën pjesë, shkrimtarë, artistë e intelektualë shqiptarë me banim në Greqi, shkrimtarë e personalitete të kulturës greke, zëvendës Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi znj. Enkelejda Mërkuri, atasheu kulturor, znj. Hega Pashko, përfaqësues të medias shqiptare me veprimtari në Athinë, etj. Mjedisi i Ambasadës, që nga porta e deri te salla ku zhvillohej veprimtaria, ishin afishuar portretet e shkrimtarëve, që mbanin emrat Çmimet e akorduar dhe simbolet e Klubit “Drita”.
Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, z. Nase Jani, paraqiti Fituesit:
Ky vit ka një të veçantë sepse, veç çmimeve tradicionalë “Kadmus” dhe “Ali Asllani”, Çmimet mbajnë emra të figurave të shquara të letërsisë, duke kujtuar dhe nderuar veprën e tyre letrare dhe njëherësh, fituesit e çmimeve janë më të motivuar. Çmimet e këtij viti jepen për libra të botuar, kryesisht, gjatë vitit 2010, veç Çmimit “Migjeni”, që jepet për talentet e reja, që vlerësohet nga botimet në Revistën “Pelegrin”. Çmimet janë dhënë sipas vlerësimit të Jurisë, duke përzgjedhur ndër dhjetëra libra, që janë botuar një vit më parë dhe dërguar pranë Klubit “Drita”.
Çmimi “Kadmus”: i jepet z. Myslim Maska-Athinë, për veprën e tij letrare. Jepet prej vitit 2005.

Çmimi “Liriku më i mirë i vitit”, që mban emrin e lirikut të shquar dhe diplomatit “Ali Asllani-(që, me propozim të Klubit “Drita”, u dekorua nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi me titullin “Nder i Kombit”, më 11. 11. 2011 nr. Dekreti 7157), do të jepet në një veprimtari të veçantë në qytetin e Vlorës, në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve “Petro Marko”. Ky çmim jepet prej gjashtë vjetësh, në bashkëpunim me Ambasadën shqiptare në Athinë.

Çmimi “Odisea Elitis”, që mban emrin e nobelistit grek, në këtë 100 vjetor të lindjes, i jepet poetit Kristos Tumanidhis-Athinë. Me këtë çmim, do të nderohen poetët dhe shkrimtarët e huaj, që janë pjesë ose miq të Klubit “Drita”.
Çmimi “Petro Marko”, i jepet z. Luan Toto-Vlorë, për romanin “Dielli lind në perëndim” (katër libra).
Çmimi “Jakov Xoxa” i jepet z. Thanas Mejdi-Athinë, për romanin “Hija e mallkuar”.
Çmimi “Faik Konica” i jepet z. Nuri Plaku-Fier, për librin “Kujtesa e humbur” (kritika e studime letrare).
Çmimi “Migjeni” (Për talentet e reja) i jepet znj. Stela Canga-Athinë, për ciklin poetik botuar te Revista “Pelegrin”-17.
Çmimi “Odise Grillo” i jepet z. Aleko Likaj-Bordo-Francë, për librin “Zemër trimi” (Legjenda dhe rrëfenja historike).
Çmimi “Dritëro Agolli” i jepet znj. Borina Voko-Athinë, për librin poetik “Dilemë njerëzore”.
Çmimi “Niko Nikolla” i jepet z. Hyskë Borobojka-Tiranë, për librin “Ti je i vogël, e dinë të mëdhenjtë” (Rrëfime-humor-satirë).
Çmimi “Ezopi” i jepet z. Pëllumb Velo-Vlorë, për librin me fabula “Kur merr zjarr e digjet pylli”.
Çmimi “Fan S. Noli” i jepet znj. Katerina Dhima për përkthimin e romanit “E vetmja rrugë” të shkrimtarit Azis Nesin.
Nderohet me “Diplomë Mirënjohjeje” Klubi i shkrimtarëve “Petro Marko”-Vlorë, “Për bashkëpunim të vazhdueshëm, me Klubin e Shkrimtarëve “Drita” në veprimtaritë letrare-kulturore, duke nxitur dhe promovuar krijimtarinë dhe jetën letrare.”
Çmimet jepen “Plaketë-gold” me portretin e shkrimtarit që mban emrin çmimi, të shoqëruar me Diplomë.


Zëdhënësi i Klubit të Shkrimtarëve “Drita”

17 dhjetor 2011

3 comments:

  1. Suksese edhe urime fituesve

    ReplyDelete
  2. Faleminderit shumë DR DAWN që e latë ish të dashurin tim të kthehet tek unë. Emri im është Joyce Jayden dhe e shkruaj këtë dëshmi të bukur me respekt për këtë njeri. Ai më realizoi të gjitha dëshirat. Unë dhe i dashuri im kemi qenë në një lidhje për më shumë se 3 vjet dhe edhe pse kishim pasur kaq shumë grindje, nuk e kishim menduar kurrë një ndarje. Një ditë më mori në telefon dhe më tha se është lodhur nga marrëdhënia dhe nuk e sheh gjëkundi se ku po shkojmë. Kanë kaluar muaj dhe i dashuri im pushoi së kontaktuari me mua dhe nuk mora vesh më për të dhe celulari i ishte shkëputur. E dija se duhej të kërkoja ndihmë për shkak të dashurisë që kam për të. Kam kontaktuar me këtë magjistar të mrekullueshëm sepse nuk kam komunikuar kurrë më parë me askënd dhe ju them që pas një jave kontakti, ish i dashuri im më telefonoi dhe më kërkoi të më shihte pas 48 orësh, ai bëri punën që unë të pajtohesha me të dashurin tim. ai mbante një unazë në gishtin tim. Jam shumë e lumtur sepse së shpejti do të jem një vajzë e martuar me ndihmën e këtij magjistari të mrekullueshëm. Unë premtova se do t'i manifestoj veprat tuaja të gjithëve dhe ju lutemi kontaktoni këtë njeri për t'ju ndihmuar në email: ( dawnacuna314@gmail.com ) ose mundeni edhe WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete
  3. Unë dua të ndaj dëshminë time me ata që vuajnë nga palët e treta në martesën e tyre. Burri im filloi të shihte një vajzë nga blloku tjetër, unë u përballa me të për të lënë burrin tim vetëm, ajo nuk më dëgjonte dhe im shoq nuk pushonte së shkuari tek ajo edhe pasi u grindëm. gradualisht burri më la për vajzën, isha aq i frustruar sa doja të divorcohesha nga burri, sepse martesa nuk funksiononte më. Derisa pashë një koment për Dr. Ellen, se si ajo i ka ndihmuar njerëzit me marrëdhëniet dhe çështjet e martesës. Unë iu afrova asaj dhe ajo më ndihmoi të shfaq dashurinë edhe një herë në jetën time, burri im është kthyer në shtëpi, familja ime është përsëri e bashkuar. E di që shumë njerëz po vuajnë nga dhimbjet e zemrës në të njëjtën mënyrë si ndihesha atëherë, kështu që po gjej kohën për të ndarë me ata që kanë nevojë për ndihmë. kontaktoni Dr Ellen WhatsApp: +2349074881619
    Email: ellenspellcaster@gmail.com

    ReplyDelete