Showing posts with label klubi. Show all posts
Showing posts with label klubi. Show all posts

Saturday, November 26, 2011

Presidenti i Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi priti një grup shkrimtarësh të Klubit “Drita”




Presidenti i Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi

priti një grup shkrimtarësh të Klubit “Drita”




Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, priti më 15 nëntor 2011, në zyrën e tij në Presidencë një grup shkrimtarësh nga Shqipëria, Greqia dhe Kosova, të cilët kryesoheshin nga Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, Nase Jani. Në grupin e shkrimtarëve bënin pjesë: Borina Voko-Athinë, Myrteza Mara-Vlorë, Xheladin Mjeku-Prishtinë, Pandeli Koçi-Tiranë.


Pasi falënderoi Presidentin Topi për mikpritjen e ngrohtë e miqësore, Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë “Drita”, i cili është krijuar në vitin 2000 në Athinë dhe numëron rreth 200 anëtarë në mbarë botën, Nase Jani, prezantoi shkurtimisht veprimtarinë e Klubit, që u krijua fillimisht si një kërkesë e kohës, për të qenë kurdoherë të bashkuar në promovimin e veprave letrare e artistike të shkrimtarëve shqiptarë, në lëvrimin dhe përtëritjen e vlerave kulturore, historike e shoqërore, me synimin për të ruajtur identitetin tipik gjuhësor e zakonor të shqiptarëve e për t’i trashëguar këto vlera të larta tek brezat e rinj.


Presidenti Topi, duke shprehur kënaqësinë e këtij takimi interesant e të rëndësishëm për promovimin e letërsisë shqipe kudo ku jetojnë bashkatdhetarët tanë, vuri në dukje në mënyrë të veçantë se “Veprat letrare, por dhe ato historike, që jo vetëm janë të shkruara bukur artistikisht, por pasqyrojnë me vërtetësi e paanshmëri tematikat që trajtojnë, i rezistojnë të gjitha kohërave e mbeten pjesë e arkivës së artë të shqiptarëve e Shqipërisë”. Kryetari i Shtetit shqiptar, pasi çmoi punën dhe përkushtimin e shkrimtarëve shqiptarë në botë, i siguroi ata për mbështetjen personale dhe institucionale në përmbushje të nismës së tyre fisnike për përhapjen e kulturës dhe letrave shqipe në të katër anët e globit.

Kryetari i Klubit “Drita”, njëherësh dhe themelues e drejtor i Revistës Letrare-Kulturore “Pelegrin”, organ i këtij klubi, i dhuroi Presidentit pesë numrat e fundit të kësaj reviste, gjithashtu në të ardhmen në Presidencë do të çelet stenda “Drita” me libra të shkrimtarëve të këtij Klubi.

(Sipas njoftimit të Presidencës)

Saturday, May 21, 2011

11 vjet, Klubi “Drita”

11 vjet, Klubi i Shkrimtarëve “Drita”

2000-27 maj-2011







Është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Alfred Moisiu me “Medaljen e Mirënjohjes” me dekret Nr. 4581 dt. 30 maj 2005.

Te Klubi ynë “Drita” janë 167 anëtarë në Greqisë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal i Zi, si dhe në shumë shtete të Europës, SHBA, Kanada e Australi.

Revista “Pelegrin”, organ i Klubit “Drita”

është në vitin e gjashtë të botimit. Për lexuesit e kudondodhur doli nga shtypi numri 17 i saj.

Janë botuar pesë Antologji letrare, është duke u përgatitur

Drita-Enciklopedi”.

Çdo vit organizohen konkurset:

“Kadmus”, “Ali Asllani” (Liriku më i mirë i vitit), “Pranvera letrare”(me krijues deri në moshën 25 vjeç), dhe Konkurse Jubilarë për figura të shquara të Kombit Shqiptar, si “Unë jam në shpirtin tuaj” (në 165 vjetorin e Poetit Kombëtar Naim Frashëri), etj.

Klubi “Drita” bashkëpunon me Shtëpinë Botuese “Toena”, Klubin e Shkrimtarëve “Petro Marko-Vlorë, klube, institucione dhe organe letrare, shkrimtarë dhe artistë, në Shqipëri, e në vende të ndryshme të botës.

Klubi “Drita” bashkon krijuesit shqiptarë, kudo që janë nëpër botë.



Thursday, November 25, 2010

Klubi Drita, u festua dhjetevjetori

U FESTUA DHJETËVJETORI I KLUBIT TË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË BOTË “DRITA”

dritapelegrin.blogspot.com








Klubi Drita: U themelua në lagjen Kalithea, Athinë, më 27 maj 2000.

U miratua nga Gjykata e shkallës së parë, Athinë, me Nr. Vendim Nr. 3856/2004.

U dekorua nga Presidenti i Shqipërisë me

“Medalja e Mirënjohjes”, Nr. Dekreti 4581, Dt. 30. 05. 2005

Ka 165 anëtarë në Europë, SHBA, Kanada, Australi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi...

Në lokalin “DELICATA”, Tavros-Athinë, u organizua Veprimtria Letrare-Përkujtimore “Drita 10-vjet”. Në këto dhjetëvjetor morën pjesë, shkrimtarë, artistë e dashamirë të letërsisë, personalitete të kulturës, politikës dhe diplomacisë shqiptare. Veprimtarinë e Nderuan: Ambasadori i Shqipërisë në Athinë, z. Dashnor Dervishi, Deputeti i Parlamentit Shqiptar z. Fatmir Toçi, Drejtori i Librit dhe Bibliotekave në Ministrinë e Kulturës, shkrimtari Ermir Nika, Presidente e Shtëpisë Botuese “Toena” zonja Irena Toçi, Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”-Vlorë, shkrimtari Myrteza Mara, etj.


Panoramën dhjetëvjeçare të Klubit “Drita” e solli, nismëtari dhe kryetari i këtij Klubi shkrimtari Nase Jani, i cili evidentoi arritjet në fushën e botimeve, veprimtarive letrare, konkurseve, panaireve të librit dhe zgjerimit të Klubit Drita, me shtrirje në gjithë kontinentet ku ka krijues shqiptarë.


Në këtë veprimtari u ndanë Çmimet “Kadmus”, që organizon, prej vitit 2004, Klubi i Shkrimtarëve “Drita” dhe Instituti i Librit dhe Promocionit “Toena”. Presidentja e Shtëpisë botuese “Toena” znj. Irena Toçi, pasi vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me Klubin Drita, në emër të Jurisë, të përbërë prej: Prof. Dr. Jorgo Bulo (Kryetar), Diana Çuli, Irena Toçi, Ermir Nika dhe Nase Jani (anëtarë), shpalli fituesit:


Midis tridhjetë e dy krijuesve që konkurruan, fituesit janë:


Në Prozë, Robert Goro (Athinë) me librin me tregime “E diela e çmendur”. Në Poezi: Xheladin Mjeku (Prishtinë) me vëllimin poetik “Mëkatet e Orfeut” dhe në Letërsi për fëmijë e të rinj: Aleko Likaj (Bordo-Francë) me librin “Lepurushi refugjat” (përrallë e ilustruar). Librat fitues do të botohen nga Shtëpia Botuese “Toena”. Pjesëmarrësit në Konkurs u nderuan me Diploma Mirënjohje.


Çmimi “Ali Asllani” “Liriku më i mirë i vitit”. Ky Çmim jepet, në nder të Poetit dhe Diplomatit Ali Asllani, nga Klubi “Drita” dhe Ambasada Shqiptare në Athinë, prej vitit 2006. Në vite e kanë fituar me librat e tyre poetët: Kujtim Halili-Tiranë (Pas vdekjes), Iliriana Sulkuqi (SHBA), Luan Xhuli-Athinë dhe, për vitin 2009, poeti Myrteza Mara-Vlorë.


Aktorët Lefter Simoni dhe Eglantina Kume recituan poezi nga Ali Asllani dhe fituesi i konkursit, Myrteza Mara.


“Mirënjohja e Shkrimtarëve”. Është titulli i nderit që jep Klubi i Shkrimtarëve “Drita” për politikanët, diplomatët dhe personalitetet e jetës shoqërore, të cilët ndihmojnë jetën letrare. Në këtë veprimtari me këtë Titull u nderua deputeti, z. Fatmir Toçi:Për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Klubin “Drita” dhe përkrahjen e pandërprerë që u ka dhënë krijuesve shqiptarë jashtë Shqipërisë.”


Klubi i Shkrimtarëve “Drita” u nderua me “Çerfitikatë Mirënjohjeje” nga Ministri i Kulturës, z. Ferdinad Xhaferraj: “Për veprimtarinë e tij të gjithanshme, duke dhënë një kontribut të veçantë në bashkimin e krijuesve shqiptarë të kudondodhur nëpër botë, në zbulimin dhe përkrahjen e talenteve të reja, në ruajtjen dhe pasurimin e traditave të Kulturës Kombëtare Shqiptare dhe vlerave më të mira të letërsisë shqipe. Roli që ka luajtur Klubi i Shkrimtarëve Drita, ka ndikuar drejtpërsëdrejti në integrimin e kulturës shqiptare në kulturat e vendeve ku ata jetojnë”.


Klubi Drita u nderua nga Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko”-Vlorë me kryetar y. Myrteza Mara, Fedetara e Shoqatave Shqiptare në Greqi me kryetare znj. Flutura Tafilaku

Emocione të veçanta sollën përshëndetjet e dërguara nga Shkrimtari Dritëro Agolli (Kryetar Nderi i Klubit Drita), albanologu i shquar Dr. Robert Elsie, Dr. Vili Minarolli, ambasador i Shqipërisë në Vjenë, (ish ambasador në Athinë) dhe shumë miqve tanë nga , Shqipëria, Italia, Kosova, Franca, SHBA etj.


Kënga “Drita që rrezaton dritë” kushtuar 10-vjetorit të Klubit Drita, shkruar nga Kastriot Lekdushi dhe kënduar nga Grupi i talentuar “Vëllazërimi”, të veshur me kostumet e tyre popullore dhe Torta-Simbol me qirinjtë e dhjetëvjetorit, në duart e këngëtares Vasilika Sakaj, ishin një nga surprizat e kësaj veprimtarie.

Klubi i Shkrimtarëve “Drita” nderoi me “Diplomë Mirënjohjeje” disa Anëtarë që kanë kontribuar më shumë në jetën letrare të këtij Klubi si dhe Nderoi për Veprimtari të Shquar në jetën Kulturore Artistike në Greqi: Grupin Folklorik “Vëllazërimi” me drejtues z. Kastriot Lekdushi, regjisorin dhe aktorin Lefter Simoni, z. Kujtim Vani, znj. Flutura Tafillaku dhe z. Artan Leskaj, që e ka kthyer lokalin edhe në qendër kulturore për shqiptarët.


Me hapjen e shampanjave dhe Urimit “Gëzuar dhjetëvjetorin”, nën drejtimin e kompozitorit dhe instrumentistit të talentuar Andrea Ndreçka, nisi pjesa e dytë e veprimtarisë me këngë, vallëzime, e urime tavolinash, deri në pasditen e asaj të diele. Veprimtaria u ideua dhe u drejtua me kompetencë nga regjisori dhe aktori Lefter Simoni.


Korrespodenti i Gazetës “Tribuna”

Athinë, nëntor 2010

Wednesday, July 28, 2010

Klubi “Drita”,10 vjet - Anëtarë të rinj në Klubin Drita


10 vjet Klubi Drita

Anëtarë të rinj te Klubi i Shkrimtarëve “Drita”







Niki Stella I. SIDERIDOU

Athinë-GREQI



E ka nisur jetën në Izmir, më 1915, nga prindër arsimtarë, me orgjinë nga ishulli i Hios. U rrit në Rumeli. U martua me pedagogun Jani Thomapullo dhe sollën në jetë dy vajza.

Studioi për Filozofi, Filologji dhe Pedagogji në Universitetet e Athinës dhe të Suedisë si dhe ka studiuar për Arsimin e Mesëm në Greqi dhe jashtë shtetit (Adis Abeba), duke ofruar dijet e saj edhe në E.E.S.N. dhe në Unicef.

I janë akorduar vlerësime dalluese (me diploma, çmime të para, lavdërime dhe urime) për veprimtarinë e saj të shquar shpirtërore, kulturore, edukuese, shoqërore, mjedisore, paqedashëse; nga qendrat edukuese të Greqisë dhe ato të Botës së Jashtme si: “Dëshmi për arritje të shquara”, medalja “Mirënjohje Personaliteteve të Shekullit të 20-të” etj. Nga Këshilli i Lartë i Arsimit është vlerësuar: “Shkrimtare e veprave serioze shkencore”. Është Nderuar nga Akademia e Athinës për studimin “Andrea Karkavicas dhe epoka e tij” e shumë të tjera.

Jeton në Athinë. Ka botuar 32 libra (studime, poezi, romane, një përrallë për paqen)

Publikon artikuj, kritikë, krijimtari letrare në revista e gazeta të Greqisë si dhe jashtë vendit. Historigrafi i letërsisë së re greke dhe kritiku Adhamantios Papadhimas e ka renditur si njërën nga femrat më të rëndësishme të Greqisë.

Është propozuar për Çmimin Nobel në Letërsi.

Anëtare e Klubit “Drita”, qershor, 2010


.......................................................................................


Maurizio SILVESTRELLI

Ankona-Itali



U lind më 19 janar 1963 në Ankona të Italisë, ku vazhdon të jetojë.

Mbaroi Institutin teknik “Perito Industriale” në Ankona. Më vonë studioi edhe për Ixhinieri. Qysh në vitet e rinisë ka nisur të shkruaj poezi. Poezitë e tij nisin nga jeta personale dhe flasin për dhimbjen dhe vuajtjet e njeriut, por edhe për rifillimin e jetës.

Në vitin 2003, filloi një jetë të re, e cila u pasqyrua edhe në krijimtarinë letrare. Punon si teknik, por merret edhe me një blog në internet për Filozofi dhe Matematikë, veçanërisht për Paradokset. I bie kitarës për fobi. Merr pjesë në vitin 2008, në konkursin kombëtar të Poezisë, ku fitoi Çmimin e Dytë.



Krijimtaria

2005 - Antologji e "Literary Cafe" Projekti Solievo në Ankona: "Menda poetike. Sinteza e një jete "

Në 2008 mori pjesë në një Konkurs kombëtar Emmanuel Lomonaco në Biella, ku zuri vendin e dytë me motivimin “Për kapacitetin në evokimit të skenave plot shpresë” një rrugë për të qenë përsëri në botë”.

Interessante si kërkimi i ritmikës si dhe përdorimi gjuhësor”

2008 - "Të ëndërrova ty syhapur" (përmbledhje me poezi) – Shtëpia botuese Aletti
2009 - Antologjia " Tregime mbi procesin e shërimit"
2010 - Pjesëmarrje me poemën "Shtator”në librin me, 101 letra nga fansat të Tracy Chapman" - Ed Moulin (Francë)
Konkurrenca Poezi në shtator 2008:
"Ka hobi kitaren. Ka ekzekutuar, së bashku me Fabrizio Annini, në këngën

Peace For Gaza” "

Anëtar i Klubit “Drita”, korrik, 2010


.......................................................................................






Sofia HILENTZARIS

Athinë-Greqi



E ka nisur jetën në qytetin e Athinës më 1 maj 1961.

Sofia Hilentzaris është zëvendës presidente në universitetin Indianapolis në Athinë. Ajo ka një eksperiencë si administratore për gati 20 vjet, duke përfshire dhe disa vite si përgjegjëse e shërbimeve në Spitalin e fëmijëve La Rabida në bashkëpunim me universitetin e Chigakos Amerikë. Për disa vite me radhë ka qenë këshilltare ekonomike në SKAI Media Group, Greqi. Ka rreth 30 vite eksperiencë në administrim dhe menaxhim, si dhe në mësimdhënien në nivelin universitar dhe atij pasuniversitar si dhe kurse të veçantë të mësimdhënies, si ne drejtim, menaxhimin e marrëdhënieve njerëzore, estetikën e bisnesit , menaxhim i konflikteve si dhe në organizimin e zhvillimit dhe te sjelljeve njerëzore në nivelin fillestar dhe të lartë. Ajo ka mësuar dhe shërbyer në “The Keller Graduate School of Business”, USA, “The American College of Thessaloniki”, Greece and “The American College of Greece” (Deree). Specializimi i saj i fundit përfshin Doktoraturën në Administrim Bisnesi (DBA) në qendrën zviceriane të menazhimit. Gjatë karierës së saj ajo ka pasur shumë bashkëpunime dhe zhvillime të mësimeve ne programe te specializuara, seminare dhe konferenca të ndryshme. Është prezantuar në shumë programe internacionale në USA, Europë, Australi, Zelandën e Re si dhe ne Lindjen e Mesme. Ajo ka publikuar shumë artikuj dhe dy libra. Gjithashtu shkruan poezi.

Anëtare e Klubit “Drita, korrik 2010