Tuesday, September 20, 2011

Një libër i ri për Dritëro Agollin

Një libër i ri për Dritëro Agollin






“Me Dritëronë”

-Një libër i ri i shkrimtarin Nase Jani, në 80-vjetorin e shkrimtarit të shquar të letërsisë shqipe.

“Të jesh bashkëkohës i një poeti dhe njeriu të madh si Dritëro Agolli, është fat për çdo shqiptar dhe krijues të vërtetë. Emri dhe vepra e Dritëroit, ka marrë përmasat e kombit, jo me inate e mashtrime, por me urtësi e dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët....” -thotë në hyrjen e librit, autori.

Libri mban brenda periudhën 1995-2010, nëpërmjet shënimeve nga ditarët, ëndrrave, poezive, ese-ve, letërkëmbimeve, publicistikës, që autori ua sjell lexuesve si një arkivë-kujtese për kohën dhe njerëzit.

Figura e Dritëroit është ikona e këtij libri, por aty lexuesi do të gjejë edhe ngjarje nga Shqipëria dhe bota, të cilat kanë lidhje me jetën e shqiptarëve, si dhe jeta e shqiptarëve në emigracion, me në qendër autorin e këtij libri.

Libri “Me Dritëronë”, me 432 faqe, ka mbi 600 emra njerëzish, të artit e të letërsisë shqiptare e botërore, por nuk mungojnë dhe njerëzit e thjeshtë, që kanë të drejtë të mendojnë, të punojnë, të gëzojnë e të jetojnë, siç u vjen jeta.

Nase Jani është autor i njëzetë librave: poezi, romane, tregime e novela, monografi etj. Është hartuesi i katër Antologjive-Letrare dhe, prej shtatë vjetësh, boton Revistën letrare-kulturore “Pelegrin”. Është nismëtar dhe i zgjedhur kryetar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita” (2000). Ky klub, me qendër në Athinë e shtrirje në gjithë kontinentet, ku ka shkrimtarë-shqiptarë, është dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes”. Vetë, Nase Jani është dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”. Krijimtaria e tij letrare është nderuar brenda e jashtë vendit. Jeton familjarisht në Athinë.

Ky libër, në 80-vjetorin e Shkrimtarit Dritëro Agolli, është një grimcë e jetës dhe e veprës së tij të madhe.

Redaktori:

Aleko Likaj

Saturday, July 16, 2011

Saturday, May 21, 2011

11 vjet, Klubi “Drita”

11 vjet, Klubi i Shkrimtarëve “Drita”

2000-27 maj-2011







Është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Alfred Moisiu me “Medaljen e Mirënjohjes” me dekret Nr. 4581 dt. 30 maj 2005.

Te Klubi ynë “Drita” janë 167 anëtarë në Greqisë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal i Zi, si dhe në shumë shtete të Europës, SHBA, Kanada e Australi.

Revista “Pelegrin”, organ i Klubit “Drita”

është në vitin e gjashtë të botimit. Për lexuesit e kudondodhur doli nga shtypi numri 17 i saj.

Janë botuar pesë Antologji letrare, është duke u përgatitur

Drita-Enciklopedi”.

Çdo vit organizohen konkurset:

“Kadmus”, “Ali Asllani” (Liriku më i mirë i vitit), “Pranvera letrare”(me krijues deri në moshën 25 vjeç), dhe Konkurse Jubilarë për figura të shquara të Kombit Shqiptar, si “Unë jam në shpirtin tuaj” (në 165 vjetorin e Poetit Kombëtar Naim Frashëri), etj.

Klubi “Drita” bashkëpunon me Shtëpinë Botuese “Toena”, Klubin e Shkrimtarëve “Petro Marko-Vlorë, klube, institucione dhe organe letrare, shkrimtarë dhe artistë, në Shqipëri, e në vende të ndryshme të botës.

Klubi “Drita” bashkon krijuesit shqiptarë, kudo që janë nëpër botë.