Sunday, October 25, 2009

Klubi "Drita" në Festivalin Kulturor të Pireut



Klubi "Drita" në Festivalin Kulturor të Pireut







Ne javën e dytë të tetorit u organizua Festivali Kulturor nën kujdesin e UNECO-s se Pireut dhe ishujve.




Midis shumë vëndeve, që perfaqësoheshin me kulturat e tyre, Shqipëria, në një nga ditët e Festivalit u perfaqësua me Bibliotekën e Klubit të Shkrimtarëve ne Botë Drita. Veprimtaria e Klubit u drejtua nga Kryetari Nase Jani dhe anëtari i kryesisë, shkrimtari Luan Xhuli. Në këtë Festival Klubi Drita dhe kryetari i tij,u nderua me Diplomë nga Kryetari i UNESCO-s zoti Joanis Maronitis.

















Monday, October 12, 2009

Nase Jani - Burimi i kenges


Nase Jani

Burimi i këngës

Poetit Dritero Agolli ne 78 vjetor


Jam ulur tek burimi i këngës sate,

Mbush pëllëmbët, pi e s’kam të ngopur,

Ndjej në buzë, qumësht dallëndyshe,

Brenda gjoksit: brengë të pasosur...


Por, s’më lenë ta shuaj shpirtin e djegur,

Vjen një kalë, që s’hingëllin si kalë.

Vjen një cjap me brirë, zile e mjekër,

Një bilbil kërkon të pijë pa rradhë...


Pastaj rradhe-rradhe, njëmijë dasmorë,

Edhe gjiri i nuses bëhet krua,

Kërcen nuselala mbi një shkurre,

Grifshi-grifshën e puth ndënë ftua...



Mbi krahëdallëndyshe vijnë turistë,

Flasin njëzetë gjuhë e s’merren vesh,

Nga një gotë kristali mbajnë në dorë,

Shkel synë xixëllonja, pleshti qesh...


Tek Burimi i Këngës, zgjatin gotat:

“ Një dopio kampari, wiski, birrë...”

Ngre lart brirët dhe dredh mjekrën cjapi:

“Eh, të huajt s’e njohin hardhinë!....”


Sa herë hëna i jep faqen diellit,

Vijnë të gjithë te ky burim magji:

Lulet, njerëzit, kafshët, zogjtë e pyllit...

Pijnë,

dehen,

qajnë,

bëjnë dashuri...

Sunday, October 11, 2009

Urim per 5-vjetorin e revistes Pelegrin




REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

INSTITUTI KOMBËTAR I DIASPORËS


Tiranë, më 18. 09. 2009


Lënda: Urime “ 5-vjet Pelegrin”

Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën Greke

z. Vili Minarolli



I dashur Ambasador,

Në pamundësi të marrim pjesë në festimet e bukura që ambasada do të organizojë me rastin e 5-vjetorit të revistës letrare kulturore të Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”, ju lutemi përcillni pjesëmarrësve si dhe themeluesit dhe drejtorit të saj z. Nase Jani, të gjitha urimet tona!

Ky 5-vjetor është një ngjarje e madhe dhe do të mbesë e paharrueshme. Puna e themelimit dhe e mbajtjes aktive të kësaj reviste të bukur dhe cilësore, bashkuese dhe frymëzuese e talenteve dhe vlerave të vërteta letrare, veçanërisht të diasporës sonë, meriton nderimin e kujtdo në vendin amë.

Përgëzimet më të sinqerta fituesve të çmimeve që do të jepen, suksese të gjithë krijuesve që bashkëpunojnë me “Pelegrin”.

Pelegrinit edhe pesëqind vite të tjerë, jetë e kontribut për kombin!

Ju falënderojmë edhe Juve si edhe stafin tuaj bashkëpunues për gjithçka që bëni në mbajtjen gjallë të këtij shpirti artistik!

Edhe një here tjetër, suksese të pafund Nase Janit, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij në Greqi e kudo nëpër glob! Athina ka qenë historikisht themeluesja e Olimpiadës dhe e pishtarit të saj historik. “Pelegrin” është një pishtar i tillë, që rend nëpër botë.


DREJTORI

Flamur Gashi