Tuesday, July 21, 2009

KADMUS dhe konkursi “Kadmus”



KADMUS

dhe konkursi “Kadmus”







Të mësosh të shkruash

me dhimbje dhe vuajtje






përktheu: Tatjana V. MIÇI


Zhvillimi alfabetik

(Histori shkencore Vol. I)

Nga Henry Smith Willams





Para se të kthehemi në botën e re perëndimore është e nevojshme të marrim të dhëna nga arritjet më të mëdha dhe më të rëndësishme të shkencës së lashtë. Kjo është analiza e tingujve folës dhe rezultatet e zhvillimit të sistemit të të shkruarit alfabetik. Të drejtuar nga logjika shkencore, që na çon tek rezultatet, na duhet të kthehemi mbrapa, në imagjinatën dhe në gjurmët e metodave të zhvillimit e të regjistrimit të mendimit, nëpërmjet simboleve të të shkruarit. Pra, ne duhet të ndjekim zhvillimin e artit të të shkruarit. Duke vepruar kështu nuk mund të qëndrojmë brenda kufijve nacionalë, megjithëse përpjekjet e dy vendeve kryesorë (Egjiptit dhe Greqisë-shënim im T.M.), të konsideruar me zhvillim të madh shkencor, do të luajnë një rol të rëndësishëm në histori.
Legjenda e njohur greke na siguron se, e folura me emrin KADMUS, ka qenë e para që solli kuptimin e germave në Europë. Shtjellimi i historisë që rrodhi gjatë gjithë kohëve klasike i dha një ndihmesë spjegimit, se të folurit u sigurua nga marrja e artit të të shkruarit nga Egjipti ose nga Babilonia.
Duke e marrë këtë si të vërtetë, arti i të shkruarit nuk u përhap në antikitet, por mbeti në thënie të pabazuara. Vetëm studimet e shekullit të IXX i hodhën dritë kësaj teme. Këto studime na çuan në burimin e legjendës-KADMUS.
Nga të dhënat e deritashme, bëhet e qartë se alfabeti grek i mëvonshëm ka ardhur nga të folurit, dhe përsëri jo nga çdo njeri i quajtur Kadmus, edhe pse gërmat e emrit e kanë orgjinën greke.
Studimet e brezave të mëvonshëm tentuan të vërtetonin besimin e lashtë si burim orgjinal të alfabetit të të folurit. Por studjuesit janë ndarë në dy grupe. Njëri grup mendon se herioglifet egjiptiane janë burimi mbi të cilin u bazua të folurit, kurse grupi tjetër mendon se ky nder i takon shkronjave ndarëse të Babilonisë. Por, siç ndodh vazhdimisht edhe në fusha të tjera të studimit shkencor, pas shumë debatesh pa konkluzion, një zbulim i ri ose dy, mjaftojnë të tregojnë se asnjë nga të kundërtat e mendimit nuk është i drejtë. Sipas Egjiptologjisë të shkollës franceze De Ronge, ata kanë treguar se simbolet e njohura të alfabetit të të folurit ishin kopjuar nga ndryshimi hiroglofik egjiptian, të njohur si të shkruarit heretik. Asiriologjistët përparuan duke provuar se disa germa të rrokjeve babilonase kanë ngjashmëri me germat alfabetike. Kjo nuk mund të jetë thjeshtë një rastësi. Kur debati nuk arriti rezultat, nga zbulimet egjiptiane, doli se germat u ngjajnë më tepër atyre të përdorura në brigjet e Mesdheut, të cilat janë krejt të pavarura edhe nga shkrimet egjiptiane, edhe nga ato asiriane, duke përfshirë periudhat e hershme dhe ato parahistorike. Së bashku me këtë zbulim janë edhe zbulimet e bëra nga gërmimet në qytetin e Kanssos dhe qytete të tjera të Kretës. Këto zbulime, që janë akoma në vazhdimësi, tregojnë se arti i të shkruarit ka qenë i njohur dhe përdorej i pavarur në Kretë para se “Kataklizmoi” të shkatëronte qytetërimin e hershëm grek dhe që arkeologëve iu është bërë shprehi t’ia kushtojnë pushtimit Dorian. E rëndësishmja e kësaj është se arti i të shkruarit ishte i njohur në Europë shumë para se mithi Kadmus. Për derisa shkrimet e Kretës së hershme nuk janë vërtetuar nëse janë të njejta me ato që janë përdorur në Greqi, në kohët historike, atëherë germat janë, pa dyshim, rrjedhë e alfabetit të të folurit. Vlefshmëria e legjendës-Kadmus, në mënyrë të modifikuar, është e pranueshme.
Ashtu siç u tha, nga dijet e reja, veçanërisht ato që lidhen me germat e antikitetit, që janë të njejta me shenjat e alfabetit të të folurit, është diçka e turbullt. Megjithëse tendenca e përgjithshme është plotësisht në të njëjtin drejtim me shumicën e mendimeve të reja arkeologjike të dekadave të fundit. Pra, theksohet ideja se përparimi njerëzor është tepër më i vjetër nga sa është supozuar deri tashti. Me gjithë atë mund të shtohet që deri tani nuk është dhënë asnjë zgjidhje përfundimtare, që na detyron ne të fiksojmë orgjinën e alfabetit të të folurit. Shenjat në të cilën është bërë referimi mund të kenë ekzistuar për qindra vjet, që u përkisnin emërtimit të sendeve-simbole për numërim dhe emërim, para se të hidhej ideja se këto të përdoreshin si simbole fonetike. Asgjë nuk është më e sigurt në gjykimin e kërkuesve të ditëve të sotme se ajo që Njeriu mësoi të shkruaj me ngadalë dhe me dhimbje…


http://elib.at/index.php/History_of_Science_-_Henry_Smith_Williams_-_1910_-_Vol-01

No comments:

Post a Comment