Tuesday, July 21, 2009

Perikli JORGONI - Gijom Apoliner...dhe Faik Konica



5 – vjet Pelegrin

Vjen nga Pelegrin 5




Mendimi i studjuesit




Perikli JORGONI

Gijom Apoliner dhe Faik Konica

(1880-1918)




Gijom Apolineri është një emër i madh dhe i afërt për ne shqiptarët, që kemi nxjerrë dhe njerëz të formatit më të madh europian si Nolin dhe Konicën, që për nga shkalla e inteligjencës dhe e aftësive krijonjëse, për nga thellësia e mendimit dhe e dijeve në fusha të ndryshme të jetës e të shkencës, nuk do të zbeheshin para figurave të mëdha që ka bota e që janë mburrje e njerëzimit dhe e qytetërimit europian.

E përmenda dhe Konicën, se ka qenë mik i ngushtë i Apolinerit. Ka hëngër e ka pirë me të, kanë shkuar bashkë në koncerte e në teatro, në katedra universitetesh e muzeume, duke folur frëngjishten apo anglishten me aq zhdërvjelltësi dhe elegancë, pa u dalluar fare nga njëri-tjetri...

Apolineri, një nga poetët më gjenialë francezë e botërorë, që kishte miqësi të ngushtë me piktorët e shkrimtarët e rrymave të reja filozofike dhe estetike, duke synuar në një ripërtëritje të përgjithshme të fjalës e të formave artistike, e vlerësonte dhe e çmonte shumë Konicën, për mendjen dhe shpirtin e hollë artistik. Ai na thekson në shënimet e veta, veçanërisht pasionin e Faikut për veglat muzikore e për veprat muzikore të kompozitorëve të mëdhenj.

Faiku na e ka bërë Apolinerin të njohur prej kohësh. E kemi ndeshur emrin e këtij poeti dhe reformatori gjenial të artit poetik dhe përmes kujtimeve, në faqe librah e monografi të ndryshme, që vazhdojnë të shkruhen gjer në ditët tona, siç është monografia e studjueses dhe shkrimtares polake, që e kam lexuar prej vitesh, dhe që më vonë e përktheu miku im Sokrat Gjerazi, përkthyesi i Xhek Londonit dhe i romanit “Vëllezërit Karamazovë” të Dostojevskit... Në këtë libër monografik, të shkruar me talent e dashuri për artin e për mundësitë e pakufishme të mendjes e të zemrës njerëzore, ndeshim dhe me Faik Konicën.

Kjo miqësi e poetit francez me nënë polake me Faik Konicën na detyron të merremi seriozisht dhe me përgatitjen e një vëllimi dunjitoz poetik, duke treguar në këtë mënyrë nderimin për artin e pavdekshëm e me vlera gjeniale të Apolinerit si dhe ngulmimin tonë për të njohur themeltarët e artit më të madh të shekullit të XX dhe vlerat e tij më të patundshme.

Apolineri, edhe pse nuk jetoi më shumë se 38 vjeç, dhe vitet e fundit gjithmonë me dhimbje koke, që e pengonin në punën krijuese, me të gjitha energjitë e shpirtit e të mendjes, krijoi artin e tij të madh, tepër të pasur në forma e struktura të ndryshme e të shumëllojshme dhe mjaft orgjinal. Një art që merr jetë e gjallëri nga koha që jeton poeti, me gjithë qenien e tij, e që përpiqet jo vetëm të gjejë forma, fraktura, konceptime për të cilat synonte surealizmi, por të paraqesë me realizëm jetën njerëzore dhe dramën pa mbrojtje e pa përkrahje, që përbëjnë pjesën më të madhe e më jetësore të shoqërisë njerëzore. Fshikulloi absurditetin e luftrave të padrejta dhe kasaphanave të gjakut e krimet e ndyra, nga tëë cilat fryhen qeset e fabrikantëve dhe trusteve të kapitalit...

Dashuria për fatin e njerëzve të thjeshtë, përbën tonin demokratik dhe karakterin popullor të këtij poeti, mik i piktorëve më gjenialë dhe i poetëve e mendimtarëve të shquar e të guximshëm që kërkonin udhë të reja, për të gjetur gjuhën, tingujt, ngjyrat dhe mjetet shprehëse të një arti modern e bashkëkohor.

Nga pikpamja e larmishmërisë dhe e aktivizimit në mënyrë krijonjëse dhe moderne të të gjitha formave e strukturave të artit poetik, Apolineri na kujton Gëten dhe Hygin, që të habisnin me vyrtuozitetin e artit të tyre të fuqishëm dhe jetësor...



Poezi nga Gijom APOLINER




Renani në vjeshtë


Fëmijët e të vdekurve shkuan të luajnë

tek varrezat:

Martini, Getruda, Hansi dhe Henri.

Dhe asnjë këndez nuk këndoi sot

Ki...ki ri.. ki....

Gratë e plakura

ia dhanë vajit duke u kalamendur,

ndërsa gomerët zemërdhembshur,

nisën të pëllasin

nga dhimbja, hi-ho e zunë të kullosnin

e të prishnin kurorat e të vdekurve...

Është dita e të vdekurve dhe e kujtimit

të shpirtit të tyre.

Çunakët dhe gratë e plakura

sot ndezin qirinj dhe lambadhe

mbi çdo varr katolik.

Tisi i grave plaka

dhe retë e qiellit

shëmbëllejnë si mjekra e sqepëve...

Ajri i rënduar,

dridhet nga flakët dhe lutjet...

Varreza ngjan si një kopësht i bukur

përplot me shelgje dhe rozmarina.

Miqtë e atyre që u varrosën

vijnë shpesh:

Ah, ju lypsa që s’u ngopët kurrë

ndonjëherë me birrë.

Ju të verbër si dhe vetë fati

dhe ju fëmijë të njomë që vdiqët gjatë lutjes.

Sa mirë që jeni rregulluar këtu në varrezë!

Ju kryetarë bashkish e ju lundërtarë...

Dhe ju ciganë që s’keni tani as letër-njoftimi

Tani kryqi ka nisur t’u shfaqet m’u në mes të këmbëve...

Era që fryn nga krahina e Renit, ulërin

me të gjithë bufërit dhe gallofët që struken,

shuan qirinjtë,

që çunakët sërish mundohen të ndezin...

Dhe gjethet e fishkura

vërtiten në vorbujt e saj

dhe mbulojnë si me një shtrojë, të vdekurit..

Fëmijët e vdekur flasin herë pas here me nënat e tyre.

Jo, unë s’dua që të dalësh nga dheu,

vjeshta është përplot me duar të prera...

Jo, këto nuk janë gjethe vjeshte,

janë duart e të vdekurve të dashur,

janë duart e tua të prera...

Ne kemi plasur nga vaji sot,

me gjithë këta të vdekur,

me fëmijtë e gratë e plakura...

Nën këtë qiell krejt pa diell,

këtu në këtë varrezë,

përplot me këto drithërima flakësh...

Dhe pastaj, në mes të erës jemi kthyer

drejt strehëve tona,

duke shtypur e rrotulluar me këmbë

kokëra të rëna gështenjash,

të ngjashme me zemrën e plagosur

të zonjës Shën Mëri,

cipa e së cilës, s’të besohet lehtë të ketë pasur

këtë ngjyrë kaq të bukur si të kokërrave

të gështenjave në vjeshtë!

Përktheu: Perikli Jorgoni




Lorelaj



Në Bakarak na ishte një shtrigë leshverdhë,

sa burra e djem vdiqën për të e ç’gjak u derdh?!

Një ditë, një peshkop e thirri në gjykatë,

që ta dënonte egër për shkelje dhe mëkatë...

Por djallka ishte e bukur me sy plot hir e dritë,

i shtangte fare lehtë, si djemtë dhe zotërinjtë.

O Lorelaj e bukur me sytë plot xhevahirë,

ç’dreq magjistar të bëri kaq mrekullisht të mirë?!

Po digjem e shkrumbohem nga sytë e t’u të bukur,

nuk mundem të dënoj, më duket e pamundur!

‘Ti po më tall peshkop, por lutju pak për mua,

pak zonjës Shën Mëri, me fjalëzë i thuaj:

I dashuri më iku, mjaft larg, se ku? S’e di!

Dënomëni se s’mundem të dua më njeri!

Më therr në zemër keqas, më erdhi vdekja fundi!

Ç’m’ë duhet jetëzeza, kur çdo gëzim më humbi?!”...

Peshkopi u bë xhind, shpejt thirri tre kalorës,

“Me ushta merreni dhe shpejt drejt murgëtores!

Ikë Lorë e shkallmuar, me sy ngjethës të çmendur!

Do bëhesh një murgeshë, krejt bardhë e zi e veshur...”

Dhe, që të katër morën, shpejt udhën për mërgatë...

U lutej Lorelaj me sytë yje-brilantë:

“Më lini që të ngjitem tek ai shkëmbi lart,

të shoh edhe një herë kështjellën dhe tim atë!

Të shihem nëpër ujin e lumit të kulluar,

pastaj të shkoj të mbyllem me shpirt më të qetuar...”

Dhe era lart ia shprishte flokët me mall e vaj...

Teksa nga kuajt rojet thërrisnin: Lorelaj!

“Përtej një varkë shket me djalin që fort dua,

më pa e më thërret se dot nuk rron pa mua...

Më lehtësohet zemra, pëllumbi vjen drejt meje....”...

Shkëputet edhe bie në Rinin dallgë-hareje..

M’u lehtësua zemra!

Pëllumbi vjen, ç’gëzim!

Përkulet edhe... dhe Rini e përpin...

Përktheu: Perikli Jorgoni


Më thirr

Mė thirr, nėse zėri tė dridhet akoma
Dhe shpirti si lis tė shembet
E pėrbaltur nėn kėmbėt e tua toka
Tė ngrysura pemėt.

Errėt, ftohtė, zbrazėtirė e trishtuar
Dhe njė klithmė e mjerė lakuriqi

Pėrplaset padashur nė flokėt e tua
Nė shpellėn e hutimit.

Dritė, nxehtė, shkėlqim i frikshėm
Vjen njė tingull si diamand i krisur...
Shpon tė fundit lėkurė tė durimit
Njė fjalė e shprishur.

Ngrijmė dhe shkrijmė si strehė tė vjetra
Si gurėt, si stinėt, si pemėt...
Mė thirr, nėse zėri tė dridhet akoma
Dhe shpirti si lis tė shembet...


E vrerët sonte hëna...

E vrerėt sonte hėna si gjuhė e shthurur femre
Mbi ujėra, dhera, pyje...mbi shpirtin, helm pikon
Tėrbuar xhelozie, syerrur prej hakmarrjes...
Nuk ka si vdes Salieri, gjersa Moxarti rron...

Nė agun e pėrndritur, po shkrep si vetėtimė
I paqtė, i zjarrtė, i ėmbėl, nė afshe dashurie
Tulatet hipokritja, teposhtė me rrokullimė

Shkėlqimi i rremė i natės u tret pa zė nė hije

Po vreri mbet aty, nė gjoksin e pagdhendur
Dhe mezi pret qė terri sėrish tė mbulojė jetėn
Stėrpiket trėndafili, stėrpiket harabeli
Me helmin verdhacuk qė mbet nga dritė e Diellit

Si bushtra qė kėlyshėt braktis nė dorė tė fatit
Dhe verbėrisht pas epshit qenėror harbon

Kėrkon ta zhdukė Diellin, por s'mund tė rrojė pa Diellin
Nuk ka pse vdes Moxarti...dhe pse Salieri rron...


Tuneli i heshtjes...

Po mė shembet mbi krye tuneli i heshtjes tėnde
Po mė mbytet loti nga rėra e fjalėve boheme
Njėmijė gjilpėra tė nxehta mė djegin muret e shpirtit
Kėtė korrik pasditesh tė verdha

Prozaike ndjesia e tė qėnit vetėm
E thatė, e nxehtė fryn si erė shkretėtire
Poezia vdiq nėn gėrmadhat e njė jete tjetėr
Vetėm vjersha lundrojnė andej - kėndej si kaike...

Nė kėtė botė tė zhgrryer nė llum e argjend
Lumenjtė e hallit - oqeane janė bėrė sė fundi
Normalėt shqetėsohen tė kenė njė varr
Tė ēmendurit shkruajnė requiemin e tyre

Po mė shembet mbi krye tuneli i heshtjes tėnde
Po mė thahet loti nga rėra e fjalėve boheme
Tė mbledh para pėr nje varr te bukur, mermeri
Apo tė shkruaj requieme....


Çast...

Sekondė e frymėmarrjes sė thellė
Liman i huaj, ku prehet anija ime
Arsye e paemėr, ndjellje e pangjyrė
Qė drithėron megjithatė, nėn lėkurėn time

Fjala rrėshqet mbi syprinėn e lėmuar tė heshtjes
Hutohet pas zhurmės, tėrhiqet e matur shtatė herė
Ku tė zėrė vend?... Tokė s'shihet gjėkundi
Vetėm ujėra tė kaltra, nėse i kaltėr ėshtė qielli

Tė gjitha shijet, tė gjitha mėkatet e gjalla
Dremisin tani nėn thonjtė e shndritshėm tė gruas
Syri shkėlqen mistershėm si nė séancė spiritizmi
Gjepurat rrinė zgjuar...

I përktheu: Faslli Haliti

No comments:

Post a Comment