Saturday, June 13, 2009

Klubi Drita



Klubi i Shkrimtarëve “Drita”, është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me: “MEDALIA E MIRËNJOHJES” Nr. Dekreti 4581, Tiranë, 30. 5. 2005

Klubi i Shkrimtarëve “Drita”, me qendër në Athinë, është krijuar më 27. 5. 2000, ligjëruar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Athinës Nr. 3856/2004.

Ka anëtarë në gjithë qytetet dhe ishujt e Greqisë si dhe në SHBA, Kanada, Australi, Europë, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, etj.

Ka bashkëpunim me institucionet letrare-kulturore të Shqipërisë, Lidhjen e Shkrimtarëve të Greqisë dhe me shumë grupe letrarë dhe institucione në vende të tjerë. Në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve të Shqipërisë dhe Shtëpisë Botuese “TOENA” ka botuar katër Antologji letrare. Anëtarët e Klubit “Drita” botojnë çdo vit rreth 50 libra të rinj.

Në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Toena” shpall çdo vit Konkursin “Kadmus” dhe së bashku me Ambasadën e Shqipërisë në Athinë jep Çmimin vjetor: Ali Asllani “Liriku më i mirë i vitit”.

Klubi “Drita” ka organin e vetë, revistën “Pelegrin, që botohet prej vitit 2004, është fituese e Çmimit të Uneskos-Athinë “Revista më e mirë e vitit 2004”.





KRYESIA E KLUBIT

TË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË BOTË “DRITA”


NASE JANI, Athinë, Kryetar:

Urdhri “Naim Frashri i Artë”

(Poet, Shkrimtar, publicist, Nismëtar i Klubit “Drita”,

Drejtor i Revistës “Pelegrin”)

ROBERT GORO, (Athinë) Sekretar i Përgjithshëm:

(Shkrimtar, gazetar i BBC, drejtor i Gazetës “Tribuna-Athinë)

RUDINA XHUNGA, (Tiranë) Nënkryetare

(Shkrimtare, publiciste, ideatore dhe realizuese e emisionit “SHQIP” në Top-Chanel)

VASIL QESARI, (Bordo-Francë) Nënkryetar.

(Shkrimtar & gazetar pranë TV shtetëror Bordo-Francë

PANDELI KOÇI, (Tiranë) Sekretar për talentet e reja:

(Shkrimtar, studiues, Kryetar i Shoqatës Mbarë-shqiptare të Shkrimtareve për Fëmijë e të Rinj me qendër në Tiranë)

ILIRIANA SULKUQI, (Nju Jork)

Sekretare për bashkëpunimin me gratë krijuese

(Poete, Publiciste, Kryeredaktore e Revistës “Pelegrin”

FATMIR TERZIU, (Londër) Sekretar për bashkëpunimin me shkrimtarë dhe institucione ndërkombëtare.

(Shkrimtar, studiues i letërsisë, pedagog ne Universitetin e Londrës)

MYSLIM MASKA, Athinë

(Poet, Shkrimtar)

EGLANTINA KUME, Athinë

(Poete, Shkrimtare, aktore)

LUAN XHULI, Athinë

(Poet, Shkrimtar)

FATIME KULLI, Tiranë

(Poete, Shkrimtare, gazetare)

MYRTEZA MARA, Vlorë

sekretar për financat dhe bashkëpunim me biznesin

(Poet, Shkrimtar, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë)

AISHE QORRAJ (Berisha), Prishtinë-Kosovë

(Shkrimtare, zëdhënëse pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës).

PUNTORIE ZIBA, Shkup-Maqedoni

(Poete, Shkrimtare, përkthyese, pedagoge e gjuhës shqipe)

ALEKO LIKAJ, (Francë)

Zëdhënës & Përfaqësues shtypi i Klubit “Drita”

(Shkrimtar-publicist) (Francë)

DARLING ISMAIL VLORA (Itali)

(Shkrimtar, studiues, historian)

HASAN ALIAJ, Itali,

Drejtor i Gazetës “Rrënjët”, Romë

MIMOZA HAMETAJ, Itali

(Poete, publiciste, veprimtare shoqërore)

RIZAH SHEQIRI, Suedi

(Shkrimtar, poet, pedagog, lektor dhe anëtarë të Lidhjes së shkrimtarëve të Suedisë)

DALAN LUZAJ, SHBA

(Poet, Shkrimtar, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptare-Amerikane).

Jurist-Avokat i Klubit “Drita”, Arianit Roshi


NDER I KLUBIT “DRITA”



DRITËRO AGOLLI

Kryetar Nderi i Klubit “Drita (2004)

FATMIR TOÇI

Nënkryetar Nderi i Klubit “Drita” (2009)

XHEVAIR SPAHIU

Nënkryetar Nderi i Klubit “Drita” (2009)



ANËTARË NDERI TË KRYESISË


Telemak Koça

Dionis Qirzidhi


MIQ NDERI QË NDEROJNË KLUBIN “DRITA”


Claude Chatron-Colliet

Poete dhe shkrimtare, Francë

Robert Elsie

Shkrimtar, përkthyes, interpreto dhe albanolog, Gjermani

Aleksandër Zotos

Me orgjinë shqiptare, Profesor në Universitetin e Saint-Ettiene, Francë

Ginane Bacho

Piktore e njohur botërore, Liban

Vangha Mihanj-Steryu

Me orgjinë nga Voskopoja e Korçës, Poete-Shkrimtare, Përkthyese, Shkup

Nasos Vajenas

Poet, studiues i letërsisë, Athinë



Aleko Likaj

Zëdhënësi i Klubit “Drita”

4. 6. 2009

No comments:

Post a Comment