Kozeta ZAVALANI
E pashë kaq pranë diellin
të lindë në agim,
tek puthte Ishujt e Virgjër,
krejt të virgjër,
që Kristofor Kolombi i pagëzoi
me emër të brishtë.
Me ledhatimin e rrezeve te tij
hapa sytë
dhe përpiva gjithë mrekullitë...
Në ballkonin tim një tavolinë
me lule
pret të vijnë miqtë.
Ata janë larg,
shumë larg
e dot s’mund të vijnë...
E vetme në ballkon përsias
Vetëm me erën mikeshë
që më ledhaton gjithandej
e diç më pëshpërit në vesh.
Dy dashnorë nëpër dallgë më shohin me zili.
Më ftojnë pranë tyre të ri;
oqeani e dielli...
(Vendi kur për herë të pare shkeli K.Kolombi më 1493,
kur zbuloi Amerikën)
Ofelise
Vajzë, nuse,
borë e bardhë
Ç’mu ngatërrove në hapat e mia
Ofeli dy herë e vrarë...
Mjaltë pikon poezia për ty
edhe pse je në varr,
ndaj vrapoj e vrapoj,
si flutur mbi varg...
(Tek lexoj vëllimin poetik:”Ma vranë Ofelinë, Oi!” të I. Sulkuqit)
Irak
Lemza
Më fal
Nëse të ngacmon lemza
Për fajin tim
Se në heshtje të thërras përditë
Oh Nënë…
Me ofshamën time të mëngjesit
Zgjohem agimeve
Me emrin tënd në buzë
Kur thërras
Dhe të dëgjoj zërin
Marr fuqinë nga larg
Që veç ti din ta falësh
Me ty, më lehtë
Të mposht edhe një ditë
Edhe një tjetër…
Ti...
Kroi i shpirtit tim
...
Prof. Dr. Adriatik KALLULLI
Gruaja ime
Sa herë i qesh burgosur shpirtit të tyre
me liri, pa mure,
aq herë më vranë me plumba dashurie,
aq herë më bënë arkivole prej eteri,
aq herë më varrosën thellë, në mendje...
pa emër,
pa mbiemër,
pa epitaf,
pa kryq te koka,
mbuluar varri me dhe’ inati!...
burgu i ri më gjente.
Më nxirrte.
Më ngjallte.
Më fuste në veten e tij.
Më vriste...
më varroste pa numër varri, pa parcelë, pa emër vendi...
Ah, jeta ime!
Burgje,
vrasje,
varre...
në qelinë e dashurisë më mbajti vetëm, njëra...
dhe sot jam gjallë!
… Thuaju shqiptarëve
Në se bajraktarizmi i shqiptarëve do të vdiste,
shqiptarët do të mbetnin vetëm në shtëpinë e trupit të tyre
dhe sa mirë do të ishte!...
Më vrau shtëpia e shpirtit.
Paska qen shtëpi armike shoku im,
tashmë goditësi im!
Sapo u shova në krahët e diellit.
Më mbuloi me fustan të zi.
Ia zhveshi të zezës natë, të zezë.
Pashë dhe atë, atje
pasgoditje ( se goditjen nuk e pash, ishte tinëzare )
hëna, yjet i fashonin plagët besë
me rreze argjendi
e rrugë Kostandini…
nuk ankohem kurrë tek të huajt,
shqiptarët janë vetë të huajt e Shqipërisë.
Zotit të Shqipërisë i lutem ( se mua s’më dëgjojnë,
jam efeb ):
- Thuaju shqiptarëve se do të jenë gjithmonë
myslimanë, të krishterë,
të gjithçka
por arabë, turq, grekë, italianë, serbë, rumunë
kurrë!
U thuaj gjithashtu se
“ eja shkojmë për gjah,
vrasim Shqipëri! “
nuk do ta dëgjojnë erërat,
meset e ditëve,
pushkët e vitit 1999
e hobtarët do të hanë ëndrra
e në udhë - shishet e markës “ gjueti “ do të pinë vrerën,
jo verën…
Vitet e rinisë
Të vjetrin engjëll po ngre në gjoks tani,
me sy përlotur dhe shikoj nga ju.
o, vite të rinisë, o, malle gjëmimë mbytur
o, re naive të t’ madhit qiell, blu!
Me gozhdët lot në gji po u mbërthej
e prapë përlotur unë shikoj nga ju,
o, vite të rinisë, dridhërimë e shpirtit t’njom,
memece mbetura atje, spitalit blu!
Habis me kohën, si ikët ju kaq shpejt,
si ëndërr e ëndrrës një herë veç për t’u parë!
Tërë jet’n e jetës pastaj jeta u thërret
e gatëshme ndërrimin ta bëj edhe me varr…
Të fle më lini, gjumin mos m’a trembni,
zgjimi i plakur ai t’më tund, t’më shkund.
Të zgjohem, çohem e sikur s’qem ndarë
t’u pi, t’u pi si gotë me vrer, me fund!
Edhe të dehem. Të vdes? Jo! Të marrohem.
Vrerin t’ia zbraz plakë – botës mu në gji.
Pastaj shikimin protezë ta thyej mbi vete
që prapë o vite, të mbushem me rini…
Rojat
Dita lëvizi nga dheu im,
pa shqetësim kufijtë i ngriti,
i lodhur nga shefat shkoi populli të flejë…
Një tjetër si unë, i arratisur në “ fli ”…
bën roje se thonë :
“ Djalli s’ka shtëpi “!
Sy të ngulur në ballë të fenerëve,
natën shpojnë dhe stuhitë e gërhimave
anijen “ nesër ” nga cimat të ngrenë…
dhe veten e tyre.
I stërlodhur populli tek shefat shkoi …
No comments:
Post a Comment