Ditë që kujtoj dhe ditë që harroj
Tregim
Duhej të kishte dalë më shpejt, ose të kthehej ca më parë se të fillonte të piqte dielli. Po xha Tares i pëlqejnë pa masë paraditet e të dielave, kur rrugët e Tiranës denden me njerëz që nuk nguten. Ata mbajnë në duar ca rrjeta të mbushura me zarzavate e hera-herës ndalin çapin për t’i hedhur një sy gazetave, që kanë blerë nëpër qoshkat e posaçme. Plaku gazetën e tij e palos me kujdes dhe e zhyt pjesërisht, derisa ajo të çikë fundin e xhepit të xhaketës. Nis ta lexojë vetëm pasi ka ngrënë drekë e është shtrirë në krevat. Dhe i jep fund pastaj duke pirë kafen e pasgjumit.
Xha Tarja hapi me kujdes derën e apartamentit të tij në katin e pestë. Në shtëpi asgjë nuk pipëtinte. Televizori ishte i ndezur e megjithatë edhe që andej nuk vinte asnjë zhurmë. Atë çast filmi nuk kish as zë e as muzikë. Në një varkë një vajzë e pashme, me një fustan të strepsur, rrinte shtrirë teksa një djalë i përkëdhelte flokët.
Përballë ekranit, mbështetur mbi jastëkët e kanapesë, plaka.
Hë, Xheko, të zura tek po sheh filma me dashuri, ëh?
Por plaka e mirë nuk ktheu përgjigje. Flinte. Flinte me grep në dorë,
përkulur kokën e bardhë me atë fytyrë të ëmbël, ku i qe harruar një buzagaz i lehtë.
Eh, do macja të pijë uthull! – u tall xha Tarja duke çliruar nga rrobat.
Hoqi çorapet dhe flladiti pllazet e këmbëve në rrjedhën e çezmës së
banjës. Pastaj u fut prapë në kuzhinë në majë të gishtave. Ata në televizor po putheshin. Xhekoja flinte.
Të shpëtoi më e bukura, Xheko! E prite, e prite dhe nuk durove dot.
Në aneks të kuzhinës ai pa tavën elektrike, që nusja pat gatitur për
pleqtë, para se ajo të nisej për në plazh. Ua pat bërë dhe sallatën dhe ua pat lënë atë vetëm për t’i spërkatur kripën. Patën ikur të gjithë: djali, nusja dhe fëmijët, që e donin aq shumë detin.
Tare, ti je?
Xhekoja qe zgjuar.
Jo, jo. Tarja s’ka ardhur akoma. Unë jam hajduti. Po nuk do të vjedh.
Vetëm një kafe do të pi. Të të bëj dhe ty një, që ta pimë bashkë?
S’ka ca, që e piva.
Tarja vuri xhezven në furnellkën e vogël pastaj mënjanoi perden. Plaka
dremiste akoma.
Kur erdhe? – pyeti ajo, ashtu përgjumësh.
Ja, s’kam as pesë minuta.
Kalin e fute në ahur?
Po ku ta lija, jashtë!
Ia hoqe samarin?
Shpejt akoma. Është i dirsur.
Hera-herës, si papritur, llafet e plakës roisnin për shkak të sklerozës. Me këto roitje, djali dhe nusja nervozoheshin. Atyre u vinte keq për nënën dhe bënin çmos ta sillnin në brazdë të mbarë trurin e saj që , si në një film të çakërdisur, qepte njërin pas tjetrit, pa radhë e rregull, mijëra e mijëra vegime. Në kujtesën e Xhekos, rrënjët e pashkulura pesëdhjetë-gjashtëdhjetë vjet më parë, lëshonin befas bisqe të brishtë, që nuk kishin jetë të gjatë. Po Tarja nuk mërzitej. Mbase ngaqë e njihte më afër pleqërinë. Mbase,
mbase ngaqë e donte shoqen e tij më shumë nga çdokush tjetër.
Ç’janë këto që thua, moj nënë?! – dëshpërohej Nazifi, i biri. – Nuk
jemi në Gollokamje tani. Jemi njëzet e ca vjet të ikur që andej. Eja në vete!
Lëre, o, lëre t’i thotë. Ç’prishi? Ja kështu vijnë ca e nga ca të gjitha! – thosh Tarja për të shfajësuar plakën. Le të flasë! Se mos po na thyen xhamat!
Dhe vetë ia kthente ashtu siç e kurdiste bisedën ajo. Fshatçe - fshatçe!
Qytetarçe -qytetarçe! Ajo endej nëpër çupërinë e saj, ai pas avazit! Asaj i feksnin vitet kur punonin në kooperativë, ai bilbil: për kryetarë e brigadierë, këtu e tridhjetë vjet më parë! Tares i dukej më mirë kështu. Kot ngrysej e hidhërohej i biri.
Mbylle televizorin, Tare!- urdhëroi Xhekoja.
“Erdhën dhitë”, murmuriti plaku dhe iu bind së shoqes. Pastaj zbrazi
kafenë dhe u ul në kolltuk.
Si dole në këtë vapë, ti qofsh! Apo kishe kapelën? Pyet ky diell për
kapelë! Kushedi sa do të përvëlohen ata në plazh…
“Mirë, Xheko, mirë. Këtu mbaje vijën”, ia bëri me vete, i kënaqur, xha
Tarja.
I shite kollaj qepët? – u zhyt plaka me një kërcim, dyzetë e ca vjet thellë.
Kollaj fare. Tre lekë okën. Mbatha dhe kalin te nallbani me patkonj të
rinj e nxitova për këtu, se mos më mbetej ky filmi pa parë.
Nevruzin e pe nëpër pazar?
Nevruzi ishte vëllai i saj, vdekur që në pesëdhjetën.
Nuk ma zuri syri. Kish shumë pazarakë.
Nuk iu dolën italianët t’ju prisnin udhën?
Na doli Gestapoja, gjermanët. Po nuk u mori luga ujë. U thamë që jemi
nga kooperativa e bashkuar “Brigata e Njëzetë” dhe jemi në kohë fushate. Na lanë, çdo të bënin!
Dhe Tarja nisi ta rrufiste kafenë duke qeshur. E shoqja u mbështet më
mirë dhe fjeti përsëri.
Plaku la filxhanin dhe nxitoi t’i rregullonte jastëkun. E mbështeti Xhekon
me ëmbëlsi, pastaj u ul edhe një herë pranë filxhanit.
Xha Tarja ish i bindur se tani e donte shoqen e tij dhjetëfish më shumë se më parë. Kjo ishte një dashuri e veçantë, pa zhurmë e pa dallgë, po megjithatë, tepër e madhe. Kishin jetuar tok me të zeza e të bardha.
Po kjo Xhekoja, që tani, më tri-katër ditë e bën Taren të qeshë me
çaprashitjet e saj, nuk kish qenë gjithnjë kështu, jo! Ku!... Atëherë…
* * *
… Vinte dimri dhe kalonte. Shkrinte dëbora e ngrohej moti, gjethëronin pemët, jeshilonte bari, dalldisnin lulet…
Kalonte viti në një vargan ditësh pa emra, pa data, pa javë e pa muaj. Dëbora na thoshte është dimër, bilbili na sillte beharin, duajt e grurit thoshin korrik e, kur zverdhte misërishta, trokiste vjeshta…
Atë ditë bënte vapë dhe më ishin tharë hundët. Vjeshta akoma nuk na pat ardhur. Hodha tutje shatin, me një gisht rrëmbeva shtambën dhe u nisa për në burim. Lumin e kalova pa i përveshur pantallonat dhe u futa në korije.
Te burimi, xhanxhin! Patëm vënë aty një tjegull, që zgjatej dhe e hidhte ujin e ftohtë si çezmë. Por, siç dukej, tjegullën e kishin lëvizur e tani uji varej poshtë, nën të, duke lëpirë barin dhe baltën. E shpura tjegullën në vend, prita ujin të kthjellej dhe ula kokën nën çurgun e tij. Uji ishte i ftohtë, shumë i ftohtë. Kur ngrita kokën, rrëkeja më kullonte nga flokët, nga veshët, nga sytë dhe pastaj më rrëshqiste tatëpjetë gjoksit. Kështu më jepte një lehtësirë të këndshme.
Ashtu, turbull-turbull, me sytë të veshur nga rrëkeja, pashë Xhekon. Po vinte me dy gjyma në duar. Vëllai, që i kishin dhënë si trim pas vetes, ishte fare i vogël. Më thertë mua, në e pati kuptuar porosinë ai! Se ai, të motrën ma nisi mua dhe vetë rendte andej-këtej, nëpër korije, për të gjetur ku fshiheshin gjinkallat.
Pa nxjerrë këmbët nga uji, unë u ula në ledhin e burimit dhe prita çupën.
Vura re që ajo ngrysi vetullat dhe që larg, ia nguli sytë burimit. Vetëm
burimit. Nuk më njatjetoi. Këtë unë e prisja dhe nuk e prisha terezinë. Por as syrin nuk po ia ndaja. Ajo lëshoi gjymat përmbi ledhin tjetër dhe nuk ia hiqte që nuk ia hiqte sytë burimit. Mundohej të më bënte një me ç’kisha rreth e rrotull. Rreth e rrotull kisha driza.
Por unë nuk isha drizë.
Mirëdita , Xheko!
S’më dha përgjigje. Ama unë e kisha mbërthyer me sy. Unë atë ajo
burimin. Burimi, nga ana e tij, po avazin, rridhte siç kishte rrjedhur kushedi që kur.
Xhekoja e ndjente veten ca ngushtë. Lëvizi gjymat nga vendi dhe ua rrotulloi vegëzat që të binin nga unë. Pastaj ua vërtiti vegëzat nga vetja.
Kjo mua nuk më sëkëlldiste. Megjithatë më erdhi të psherëtij. Psherëtiva.
Ajo vendosi të mos priste më dhe rrëmbeu njërin nga gjymat për ta vënë aty ku uji binte nga gjuha prej tjegulle.
Por unë isha më i shpejtë dhe zgjata atje shtambën time. Çupa u tërhoq, se unë kisha radhën. E shpëlava shtambën nëntë herë me radhë dhe isha i bindur që nuk e kisha shpëlarë mirë, prandaj vendosa ta shpëlaja edhe nëntë herë të tjera.
Pasi derdha ujin e shpëlarjes së fundit, unë e vura grykën e enës nën gjuhën e tjegullës, por e vura ama, lëre mos e pyet! Ashtu si e vura unë , duhej të vinte mesi i natës, pa të mbushej.
Xhekoja ma bleu mendjen dhe i ngriti sytë mbi mua. Vetullat i ishin bërë kosore. M’u duk sikur do të hidhej të më shqyente.
- Kërkon të tallesh tani? – më tha.
- Jo, pse? – ia ktheva.
- Hm! Mos më bëj të ta marr shtambën e të ta hedh tutje.
Ishte e tmerrshme ajo Xhekoja. Të gjithë e dinin se mend e pati rrahur Laken, që seç kishte dashur t’i thoshte. Dhe sa bënte e rrahura e saj! Të ikje nga fshati më mirë. Unë qesha. Dhe e shtyva grykën e shtambës më brenda, që ajo të kishte mundësi të mbushej pak më shpejt, si të thuash, aty afër perëndimit të diellit.
Por ajo nuk priti hiç. Kërceu brenda, në pellgun përpara burimit dhe ma mbushi shtambën time, sa të numëroje dhjetë. Pastaj ma lëshoi aty pranë dhe vuri të mbushte gjymat e saj.
Më pëlqente ajo çupë. Më pëlqente shumë.
A u mendove për atë që të thashë njëditëzaj? – e pyeta.
Ajo nuk m’u përgjigj menjëherë.
Nuk kam përse të mendohem. Përgjigjen ta kam dhënë.
Ti ma ktheve aty për aty. Unë përgjigjen e dua të menduar.
Ishte e menduar dhe fort mirë bile. Ja ku po ta them edhe një herë:
shiko punën tënde, more djalë!
Timen po shikoj, se mos po të kërkoj nuse për tim vëlla!
Ajo vuri nën tjegull gjymin tjetër.
Është akoma shpejt për ty të kërkosh nuse. Vardisu edhe ca prapa
Refkës, pastaj kujtohu.
E dija që këtu ishte tërë inati dhe nuk iu përgjigja. Ajo nxori përpara gjoksin e bëshëm, i tërhoqi në grykë çipat e shamisë dhe e ngriti atë nga vetullat.
- Apo jo ? Tërë thonë, që u trete duke vajtur pas saj.
Gjymi qe mbushur dhe uji i rridhte anëve. Unë u shfajsova.
Ç’të të them ? Kjo ka ndodhur përpara se të vija re sa e bukur ishe bërë
ti. Por ama ca gjëra duhen parë më urtë: Ti e njeh Refkën, apo jo ?
Uh! Më gjej ndonjë që nuk e njeh!
Ashtu… Domethënë e di se si e lëshon ajo rripin, duke pritur t’ia
shkelin. Atëherë duhet ta kuptosh, se jo unë, por ajo ma hodhi lakun e më vërdallosi ca kohë pas. Unë jam tepër i padjallëzuar. U gënjeva.
Ç’na the tani!
Më plaçin sytë, ashtu është! Unë të dua ty. Unë dua të martohem me ty.
Lëri, lëri llafet…
Do të dërgoj tim atë në shtëpinë tuaj. Të të kërkojë ty. Shpresoj që xha
Lemja të mos ketë ndonjë kundërshtim.
Xha Lemja do të pyesë të bijën.
E po e zgjidhur qenka: ti do t’i thuash po.
Uh, shakaxhiu! Nga e sheh ti këtë, more djalë?!
Ta këndoj në sy.
Ajo i bëri përsëri vetullat kosore dhe sytë iu ndezën flakë. Më pëlqente.
Unë nuk e kuptoja se si do të jetoja dot pa të.
- Ditke të këndosh? Ku ke mësuar? Në sytë e Refkës?
Unë mblodha supet.
- Po sikur unë, tyt’ eti t’i them jo? – u zgjat më tej ajo.
- Atëherë do të vij vetë. Po the përsëri jo , do të vij të nesërmen. Nuk do
të lodhem. Çdo`mëngjes do të marr shatin e, kur të nisem për në fushë, do të them : Pa të kthehem pak nga shtëpia e xha Lemes. Do të trokas te porta e do të pyes : Si u gdhitë, more? A kemi gjë të re? Prapë jo? Hajd’ mirë u pjekshim nesër! Dhe kështu, mote me radhë
Vështrimi i vajzës qe zbutur. Dhe ajo e kishte hapur syrin e mendjes mbi kohën që do të vinte.
Do të humbasësh të ritë tënd kot.
Jo , moj, jo shumë.
Pse vallë?
Se do të pranosh shpejt.
Ashtu ? E nga e di ti këtë?
Ta këndoj në sy.
Ajo u bë egërsirë. Diç deshi të thoshte, por unë nuk e lashë të hapte gojën. Gjoksin e ndieja të gjerë dhe fjalët më rridhnin lehtë. Nuk i kërkoja fjalët, nuk vrisja mendjen t’i gjeja . E kisha gojën plot, syrin plot dhe zemrën plot . Prandaj vazhdova: Do të pranosh shpejt , sepse do të bindesh shpejt. Nga që jam djalë i mirë. Jam i fuqishëm, si ka. Jam zemër bardhë dhe të dua shumë. Ajo po e linte gjymin të derdhej.
Nuk çuditem, se e kisha kuptuar që të pëlqen shumë vetja. Kjo
Duket. Ti nuk mund të duash tjetër, veç vetes.
Gabohesh, të dua ty.
Veten, veten tënde.
Ta zësh hollë –hollë , ke të drejtë. Dua veten, gjersa bie në dashuri me
një çupë kaq të mirë. Po të mos e doja veten, do të bija në dashuri me një tjetër.
Me Refkën , për shembull.
Po, tamam, me Refkën.
Heshtëm që të dy. Ajo më vështroi për një çast, pastaj tundi kokën . Ishte zbutur fare. Por u kujtua e rrëmbeu gjymat.
Qënke bilbil, - tha dhe iu ngjit përpjetë bregut. - Po këndo për ato që
të dëgjojnë.
Këngë bilbili ma quajti. Por unë e kisha nga shpirti . E megjithatë s’vonoi e ma dëgjoi ajo. Një jetë të tërë u deshëm me ashk e zjarr. E me këtë zjarr sollëm në dritë plot fëmijë e nipër, që na duan e i duam . E na shohin me sy të ngrohtë. Pa vënë re cenet e pleqërisë, që nuk i kemi në dorë. Pa nganjëherë i mërzitim ata që kemi pjellë, nganjëherë i lodhim dhe i mundojmë. Por ata na duan e me siguri do t’i harrojnë. Këto edhe ne duam t’i harrojmë. E nga tërë kjo jetë e gjatë, me gaz e me furtunë, do të na zgjedhin aty ku duan, në atë çast e në atë vit që duan ata të na mbajnë mënd. Pa do të kujtojnë e rikujtojnë më të bukurat punë që bëmë dhe më të urtat fjalë që thamë.
* * *
E xha Tarja i ngriti nënë Xhekos një cullufe të argjendtë mbi rrudhat e bukura, me një kujdes të madh, që të mos ia trazonte gjumin.

No comments:
Post a Comment