Urime, përshëndetje
Një nga revistat e rralla shqiptare...
Përshëndetje nga Dritëro Agolli Kryetar Nderi i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë, në Botë “Drita”
Përshëndetje nga Dr.
Gëzohem të shoh se revista “Pelegrin” ndihmon për të mbajtur ndezur flakën e kulturës shqiptare jashtë atdheut
Komuniteti i madh i emigrantëve shqiptare në Greqi ka qenë dhe është një faktor i rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe greke, por a është më shumë se kaq?
Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë “Drita” dëshmon se shqiptarët e Greqisë kanë edhe një jetë kulturore në gjuhën shqipe. Kjo ka rëndësi sot, kur shumë shqiptarë të Greqisë harrojnë rrënjat e tyre, kur fëmijët e tyre flasin vetëm greqisht. Gëzohem të shoh se revista “Pelegrin” ndihmon për të mbajtur ndezur flakën e kulturës shqiptare jashtë atdheut. Ju uroj suksese!.
Maj, 2009
Një tribunë e shprehjes dhe lirisë së mendimit kulturor dhe artistik
Të nderuar lexues të Revistës “Pelegrin”
Është një kënaqësi e veçantë për mua që në këtë përvjetor të 5-të, të Revistës “Pelegrin”, organ i Klubit të nderuar të Shkrimtarëve “Drita”, t’ju dërgoj përshëndetjet e mija më të sinqerta, për mbarëvajtjen dhe jetëgjatësinë e saj në të ardhmen. Gjatë këtyre 5 vjetëve, kjo Revistë ka qenë një tribunë e shprehjes dhe lirisë së mendimit kulturor dhe artistik, për shumë personalitete të botës shqiptare, si brenda ashtu dhe jashtë kufijve të atdheut tonë të dashur. Shumë prej tyre, njëri prej të cilëve është dhe botuesi i kësaj Reviste, megjithëse jetojnë e punojnë në dhè të huaj, ku janë përballur me realitetet më të vështira të jetës së emigrantit, kanë ruajtur të paprekur në zemrat e tyre, dashurinë e pakufishme për Shqipërinë, atdheun tonë të shtrenjtë. Këtë dashuri ata e kanë hedhur edhe në faqet e kësaj Reviste, e cila ka qenë dhe vazhdon të mbetet, një dritare e hapur e mendimit të lirë intelektual.
Janë arsyet që përmenda më lart, ato që kanë sjellë në këtë Revistë, mendimet, vlerësimet dhe krijimet e autorëve si nga Evropa, ashtu edhe nga SHBA, Kanadaja dhe Australia e largët. Janë standardet e saj të larta, ato që kanë ndikuar edhe në vlerësimet më të mira të bëra nga UNESCO-s për këtë Revistë, në vitin 2004.
Ndaj dhe në këtë përvjetor, unë uroj redaksinë e Revistës, botuesin e saj dhe Klubin e Shkrimtarëve “Drita”, për suksese të mëtejshme, lexues sa më të shumtë dhe përhapje sa më të gjerë, në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarët.
Me respekt,
Dr. Alfred MOISIU
Tiranë, prill, 2009
Kryesia e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve në New York dhe redaksia e revistës “Dituria”, me rastin e pesëvjetorit të revistës “Pelegrini”, u përgëzojnë për sukseset që keni arritur. Ne e çmojmë shumë kontributin e revistës “Pelegrini” në bashkimin e forcave krijuese mbarë-shqiptare dhe në forcimin e ndjenjës së krenarisë kombëtare. Personalisht, u dërgoj falënderimet e mia më të mira, për kënaqësinë që kam ndjerë nga leximi i revistës “Pelegrini”. Uroj që duke kaluar vitet, ajo të bëhet më me shije, më e kërkuar dhe më e dashur për të gjithë ne.
Dr. Adem HARXHI
SHBA, Maj, 2009
Projekti “Pelegrin”
Ishte më pak se gjashtë vite më parë, kur Nase Jani, “m’u rrëfye” në një kafe të Athinës për projektin e tij që të botonte një periodik letrar. Ndërmarrja ishte tepër e guximshme dhe po aq me risk. Përvoja ime në fushën e botimeve më bënte skeptik dhe këtë skepticizëm ia shpreha edhe Nases; por brenda pak minutash, entuziazmi i tij më ishte ngjitur edhe mua.
Sot, kur Pelegrini po mbush pesë vite jetë, dhe është rritur e pjekur kaq shpejt, si në rastin e një fëmije gjenial që preokupon gjithë shkencëtarët e botës, çelësi i suksesit të kësaj reviste të dashur, mendoj se gjendet vetëm tek një cilësi që përgjithësisht e kanë njerëzit e mirë: përkushtimi. Përkushtimi pa marrë parasysh asnjë sakrificë e privacion, asnjë vështirësi e pengesë.
Është fat që në hapësirën shqiptare ekzistojnë njerëz kaq të përkushtuar sa Nasja, pse këta njerëz mbartin në qenien dhe veprimin e tyre atë mesazh shpresëdhënës për të cilin ka nevojë shumëkush. Atë mesazh që shërben si nxitje dhe pikënisje për gjëra të vyera, të cilat rriten në progresion gjeometrik.
Por ky përkushtim personal i Nases do të ishte gjysmak pa mbështetjen dhe kontributin e familjes së tij, që ka sakrifikuar po aq sa Nasja në gjithë këto vite. Që në momentet shumë të vështira jo vetëm nuk është thyer, por ka ndihmuar edhe vetë Nasen që të mbahet në këmbë e t’i përgjigjet sfidës me sfidë.
E përsëri këto do të ishin të pamjaftueshme, nëse Nases nuk do t’i bashkoheshin edhe “pelegrinë” të tjerë, në rrugën e vështirë drejt “Mekës” së letërsisë. Ata dhjetëra burra e gra, djem e vajza, nga gjithë anët e botës, ku janë shpërndarë bijtë e shqipes, nga gjithë hapësira shqiptare, ku mendohet, flitet e shkruhet shqip.
Këto mendoj se janë tri shtyllat që mbajnë në këmbë “Projektin Pelegrin”, i cili tashmë nuk i përket vetëm një njeriu, nuk i përket vetëm një bashkësie, por ka marrë përmasa universale dhe që me cilësinë e vlerave që amplifikon, bëhet një pjesë tepër e vyer e mbarë kulturës shqiptare, në këto dekada të vështira për mbijetesën shpirtërore.
Athinë, Maj, 2009
Claude Chatron-Colliet
Cher Nase Jani et l'équipe du Pellegrin,
Je vous envoie mes vœux les plus chers de réussite.
Claude Chatron-Colliet
Poète – Ecrivaine
I dashur Nase Jani
Sot, më 6 maj 2009, kam ndjerë një emocion të madh duke marrë nga Greqia revistën në të cilën ju keni publikuar tri nga poezitë e mia. Unë nuk gjej fjalë për t’iu shprehur emocionin që kam ndjerë kur i pashë ato, të përkthyera shkëlqyeshëm nga
Ju dërgoj urimet e mia më të dashura për arritje të tjera.
Claude Chatron-Colliet
Poete – shkrimtare
Francë, maj 2009
E shqipëroi:
Një revistë që rrezaton art, letërsi e kulturë shqiptare, në pesë kontinente...
-Nga Ambasadori i Shqipërisë në Athinë,
Dr. Vili Minarolli-
Pelegrini, revista ku “flasin” krijuesit shqiptar në mbarë botën, mbush pesë vjet, nga ‘lindja” e saj. Për një revistë, letrare artistike, mbarëkombëtare, pesë vjet nuk janë shumë. Ne dhe ata që do të vinë pas nesh do festojnë, 10, 20… e pse jo 100 vjetorin e revistës, por vitet e para do të mbahen mend, sepse do të kujtohet emri i krijuesit dhe botuesit të parë, shkrimtarit Nase Jani, emrat e atyre që shkruan në numrat e parë dhe adresat e tyre të veçanta veç emrit edhe vendi, Kosovë, Prishtinë, Pejë, USA, Londër, Paris, Bordo, Bruksel, Boston, Çikago, Melburn, Buenos Aires, etj, ata që vërtet ishin nismëtarë të këtij bashkimi kulturor. Për një revistë që rrezaton art, letërsi e kulturë shqiptare, në pesë kontinente, pesë vite nuk janë shumë. Shumë është ç’ka ka arritur të bëjë Pelegrini në këto pesë vjet; e prezantoi veten cilësisht dhe profesionalisht, por mbi të gjitha si një shembull i veçantë i Bashkimit (jo lidhjes) të krijuesve shqiptarë në mbarë botën. Në faqet e saj “takojmë” shokë, miq e bashkëpunëtorë, por njohim edhe shumë të tjerë krijues të talentuar e studiues të kulturës kombëtare e botërore. Kjo është arsyeja që i lexojmë Pelegrinit çdo faqe e çdo resht.
Për ne, që i jetuam këtë pesë vjeçar së bashku me Pelegrinin, do të mbahen mend veprimtaritë mbresëlënëse, që e shoqëruan atë në këto vite. Mbrëmjet kur ndaheshin çmimet “Kadmus”, për t’u përcjellë më pas në të gjithë botën, ku jetonin fituesit, mbrëmja kur lindi çmimi “Ali Asllani” si një bashkëpunim i afërt i Klubit “Drita” dhe Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe të ftuarit e parë në këto veprimtari.
Por unë nuk do të harroj atë, që me siguri, ata që do të vinë pas nesh edhe mund t’u duket e pabesueshme: Çdo numër i revistës nga këto 13 që u botuan në këtë pesë vjeçar, ka historinë e vet, për “odisenë” e financimit të botimit, ndonëse ai shpërndahet në gjithë botën. Kjo vështirësi tashmë e panjohur nga shumica e atyre që e lexojnë me shumë dëshirë revistën Pelegrin, është pjesë e rëndësishme e historisë të saj pesëvjeçare, me shqetësimin e Nase Janit, deri sa të gjejë “bamirësin” dhe me gëzimin e tij të madh, kur bën gati pakot për t’i shpërndarë në pesë kontinentet. Në këto pesë vjet Pelegrini është rritur si një fëmijë me shumë gëzime e shqetësime së bashku.
Në fund të gjithë mblidhemi dhe urojmë: Happy Birthday ! U bëfsh mbi 100!
Athinë, Maj 2009
No comments:
Post a Comment