Friday, June 19, 2009

Poezi nga: Vangha Mihanj-STERYU, Petraq RISTO, Merita BAJRAKTARI-McCormack

Vangha Mihanj-STERYU

Shkup


Përktheu nga rumanishtja Andon Kristo


Lindi ne Doleanj të Maqedonisë, më 10. 11. 1950. Është me origjinë nga Voskopoja, nga fisi Sima.

Shkollën fillore e ka mbaruar në Doleanj dhe më vonë në Shkup e në Serbi.

Poezinë e parë e ka shkruar në vitin 1963, në klasën e gjashtë, një këngë për femijë me titullin “Retë”.

Nga viti 1975 deri më 2007 ka publikuar li9brat në poezi:

”Lulet”, ”Dallëndyshka”, poezi&prozë, ”Dashuri pa kufi”, ”Kurora e dashurisë”, ”Qëndizma” pjesa e I+II,

“Dhuratë për fëmijë” pjesa I+II, Vuajtja”, poezi & prozë , ”Pika më kapele”, ”Lulishtja e yjeve”,Ylli me fole”, ”Motra me zjarret” ,”Rrudha në shpirt”, “Syu i shpirtit”, ”Qiell pa yje”, “Pika te harruara”, ”Meraqe të qëndisura” roman për fëmijë, ”Të bukurat arumune”, roman Pjesa I+II , ”Shtëpi pa shkallë”, roman, ”Yje ruazash” roman për femijë, “Gjerdan me yje” (Antologji), “Horizonti i poetëve”, pjesa I+II, (Antologji), ”Meridianet e poetëve” (Antologji), “Panorama e poetëve”, (Antalogji) ”Antologji e vogël e grave krijuese arumune të Maqedonisë”, ”Gjurmë të fjalës”, (Antologji), ”Nga A deri te Z” poezi për fëmijë, ”Numërimi” poezi për femijë, ”Rruga drejt dritës” libër për Nëne Terezën, ”Jelenica Galenica” poezi për fëmijë, ”Mezi Ionce” poezi për fëmijë, ”Puthja e ofshamave”, “Himni i Dioneve”, “Tespiet e gjyshit” roman për fëmijë, ”Nëna” radiodramë, ”Dallëndyshka” pjesa e I+II, revista për femijë. ”Arumunë të Maqedonisë” revista prej 20 numrash, me vepra të krijuesve arumune. ”Arumunea e Maqedonisë” reviste prej 9 numrash, me vepra të grave krijuese nga Maqedonia e Ballkani. Ka perkthyer 15 vepra nga gjuha maqedone në gjuhën arumune etj. Është nderuar me këta çmime : Çmimin “Horizonti i poeteve” në Galac të Rumnaisë, për esenë më të mirë. Çmimin ëer këngën më të mirë, Galac, Rumani. Çmimin në festivalin e poezisë Uzdin, Vojvodina (në dy festivale) Në festvaslin Mihai Eminesku, Kishinau, Moldova, Ne festivalin Mihai Eminescu, Trgovishte, Rumani. Për romanin “Rrudha në shpirt” në Jash Rumani, Çmim për “Ylli në fole” në Bitola të Maqedonisë Çmin në festivalin e poezisë në Kluj-Napoka Rumnai, Çmimin “Lucian Blaga” në Sebesh Rumani, Çmimin për poezi në festivalin e Tergovishte Rumani, Çmimi i parë për këgën fituese “Dasma Arumune” në festivalin “Burimi i arte”, 1996 Shkup

Çimi i parë për këngën fituese “Mirëmbrema arumune” (Melodi e tekst) në festivalin “Burimi i artë ” 2004, Shkup. 2 këngë që këndohen vazhdimisht në radiotelevizionin e Shkupit kompozime të Vanghea Mihanj-Steryut, dhe 30 kënge të folk-muzikës janë me tekste të saj.


Dioni i ballit tim!


Poezia është aq e bukur,

siç është e bukur gruaja në “ballin e burrit”,

apo “Floriri në ballin e gruas”

Dion! Burri i ballit tim,

Malli më selit shpirtin.

Mbetet!

Mbetet në memorien e Kozmosit tim,

Mbetet në kështjellën e zemrës

Në pulsimin e gjakut ndër damarët e mi

Në psherëtimën e mallit.

Unë të ngrita folenë në vajin dhe mallin e këngës

E tani e di, jam e sigurt se vetëm këtu je i imi

Eja me ethet e shpresës, të fshihemi në botën e engjëjve.


Njeriut që e kam në ballë


Njeri, ty diell i ballit tim

Përrallë e pambaruar e ëndrrës

Për ty i patrashëguar!

Si turjelë më kall frikë pambarim

E dhimbjen ma selit në shpirt.

Mbetesh në memorien e Kozmosit tim

Në kishën e zemrës mbetesh,

Në endjen e gjakut ndër damarët e mi,

Në psherëtimën e mallit mbetesh!

Unë të ngrita folenë në vajin e mallit dhe këngës

Dhe tani e di, e jam e sigurt se vetëm këtu je i imi.

Aide me dridhjen e shpresës të fshihemi në botën e engjëjve.

Njeriu i ballit tim!

- Në vitet e fundit kur plakesh

e zbuloj misterin dhe të lë amanetin:

- Mbas vdekjes sime!

Hirin tim hidhe, në detin e të egrave shira,

Vendosmë një lule në varr, Vetëm shiko,

lulja të jetë e freskët! Ashtu siç ishte

Dashuria ime për ty!...


Idil i trishtuar i vjeshtës


Me vjeshtën,në merakun e të egrave shira

Me mjegulla nën qiellin gri

Mbetur vetëm në valët e kohës

Mënjanuar në frikën e vetmisë

Ti, bashkë me violinën e vjetër

Duke kënduar nën tingujt e saj

Në mesnatë me hënën e plotë

Në idilin e pezmatuar të vjeshtës

Arrite në rrugën e mallit të vjetër

Dhe e varrose jetën time.

Dallgë e furtunave, sqotë e të egrave shira

Me ty.......

Me ty, idil i pezmatuar i vjeshtës.

Me vaj e me lutje

Iku shpirti im! Dhe me të i mori:

Fustani me qershitë e yjeve

Gjerdani me margaritarët e rinisë

i fshiu pejsazhet e lulëzuara të gjoksit

dhe la: të mallkuarin lot thellësisë së shpirtit

me gishtin e mallit të të zgjojë,

me trazim, me merak e me vaj,

për kujtim të jetës së prishur e tërë myk

Për ikjen në vetminë e agimit

Arratisur shpirti im në pafundësi....

Një lule në duar më pezmaton

Një nuse-lot rrëshqet në faqe

me ngut, buzët e thara t’i njomë,

të harruara në zbrazëtirën e kohës,

Tek të vetmuarat e të mbetura nuse.

Sqotat e të egrave shira

Dallgë e furtunave! Çfarë bëre!?...




Petraq RISTO

Tiranë













Ujqit sulmojnë qytetin


"Se Berat se Berat, këndojnë ujqit që me natë"

(Varg nga Gavril Dara, i Ri, këtu i deformuar)

Hëna vjell dritë nga lart.

Sulmojnë ujqit qytetin e njëmbinjë dritareve

U duken dritat koska fosforeshente

Ujqit sulmojnë: të gatshëm varret - këndojnë fosforin e njerëzve.

Ujqit mësyjnë nga malet, nga Baba tomorri i lodhur,

Nga zgavrat e lisit të Dodonës

Ujqit sulmojnë natën në çastin e ëndrrave për bukë dhe zhgjendrrave për liri

Ujqit sulmojnë me strategjinë e pikës së dobët

kur zhgjendrat zgjedhin vetëvrasjet

Dhe ëndrat bëhen pluhur në URNËN NATËPABESI.

"Se Berat se Berat, këndojnë ujqit që me natë"

Hëna vjell dritë nga lart.

Ujqit sulmojnë natën: pjatat bosh u ngjajnë me Hënën e plotë. Ulërijnë.

Ujqit sulmojnë natën kur Mara fshehtas prindërve helmohet me fotoksinë

Ujqit zakonisht sulmojnë nga jashtë (ndonjëherë edhe nga brenda)

Ulërimat e tyre përzihen me sirenat e policisë dhe ambulancës

Ujqit ujqit, ruhuni nga ujqit se na trembën ujqit këngën e Marës

"Se Berat se Berat, këndojnë ujqit që me natë"

Hëna vjell dritë nga lart.


Ruleta ruse


Ruleta ruse përdoret në të gjitha vendet dhe luhet vetëm me një plumb:

në gojë ose në tëmth

gëzhojën e plumbit përzier me gjak dikush i përdor për vëth.

Mos qaj, mos ki frikë, mos u dridh: vetë globi është një ruletë

ne njerëzit vetë jemi plumba dhe për t’u vrarë jemi të gjithë.

Ruleta ruse vërtitet si çikrik mbi një grykë pusi nga vjen vdekja

Pusi ku pimë ujë të gjithë...


Makina e funeralit


Makina e funeralit me cinizëm xhami: arkivol lëvizës
Sot nuk ka punë, të vdekur ka
Në vend të arkivolit: thasë me patate
Nesër i vdekuri do ndjej erë dheu - paradhënie...
... dhe njerëzit si qepët do qajnë.


Morrikuq


Morri i kuq, na doli morri i kuq: më i shkathët nga të gjithë speciet
S'lëviz në shtëpi, s'lëviz në rrugë, por nën lëkurën e njerëzve. Morri i kuq.
I kuq me lëkurë profecish - made in juvetshenkoje.

Morrikuq gjen strehë nën damarë - s'ka gjë pse duken blu
Morri i kuq: shishe mesazhesh
Pse detet turbullohen kështu?...

Morrikuqmorrikuqmorrikuq
Lëviz nën lëkurën tonë e s'mund ta mundim
morrikuqmorrikuqmorrikuq
O Zot, mos bëj që të besoj. nga një morr i kuq do na vijë fundi...


Vrapon një dre


Vrapon një dre

s’do të jetë prè:

e ndjekin pas zagarët

nën këmbë - frikë

në brirë - një re:

jo, s’është flamur i bardhë

...jo, s’është flamur i bardhë.

Vrapon një dre – projektrrufeje, e ndjekin pas zagarët

Flamuri i bardhë i një reje mes brirëve vdes i çarë.

...e ndjekin pas zagarët.

Vrapon një dre, griset një re, toka dëbon farën

Vrapon një dre, s’do të jetë prè: gabon, sfidon gjahtarët.

...gabon, sfidon gjahtarët.

Dy sytë e çiftes nxjerrin tym, skuq një re në ballë

Dihat një dre dhe nëpër brirë jargë lëshojnë zagarët...


Hapat

Mëngjesi vjen i ndrojtur dhe pse hapat e njerëzve janë agresivë.

Kështu janë njerëzit në mëngjes: vendime që s’mendojnë se vesa avullohet.

I ndrojtur mëngjesi si dora e zgjatur e një adoleshenti. Vesa është femër.

Hapat vijnë, hapat ikin me trajektore të çuditshme

Hapat shkojnë, hapat kthehen: me ritmin e hapave lind muzika e zhgënjmeve.

Diku mungojnë hapat: tronditet mëngjesi - lulja me vesë

pa në sy breshrin.

Kur gozhdët ngulen në tabut ritmin e hapave të fundit kujtojnë njerëzit.

Vallëzuesja mbuluar me katafalkun e pianos

...e thjeshtë e kaq robëruese.

3 prill 2009







Merita BAJRAKTARI-McCormack

Washington











A caged bird

A caged bird means
sitting freely on a branch
of the most beautiful tree
with its eyes totally closed

Indifference

Indifference is preaching about beauty
without ever meeting or knowing it.

Abandonment

Abandonment is
the most beautiful poetry
written when inspired by loneliness

Caring

Is defined by a simple thought
transmited through a simple call

Lie

Is the definition of a man's tale
when talking to a strange woman


Guilt and desire

Opposites that can not exist
without the presence of the other


Breeze

Not just only a pleasing moment
neither something to briefly look forward to;
Needed all the time;Gentle and refreshing
the blow depends on the outer pressure

No comments:

Post a Comment